Mobileria e sukseshme e Skraparit Pjese e Qendres me te re Tregetare "Concord" ne Tirane **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Mobileria e sukseshme e Skraparit Pjese e Qendres me te re Tregetare "Concord" ne Tirane

Fatjon Kaloci
28.11.13
Ndersa nje nate me pare 27 nentor 2013 ne Tirane u hap per here te pare nje qender e re tregetare e cila do te jete nje prej destinacioneve te mijera bleresve shqipetare, keta te fundit ne nje pjese te mire te tyre do te ndalen edhe ne nje ShowRoom me karakteristike pak Skrapar ne te. Keshtu nje nder sipermarrjet e njohura ne Skrapar, Mobileri "Hasanago" eshte pjese e aktiviteteve te shumta tregetare qe ndodhen ne brendesi te kesaj qendre. E njohur per prodhimet mobiliare dhe cilesine e punimeve te drunjta Mobileria qe ndodhet ne hyrje te qytetit te Corovodes prej vitesh perben nje histori suksesi per qytetin e vogel te Corovodes ku dhjetra te punesuar te kesaj sipermarrje ndihmojne edhe ne ekonomine lokale te ketushme. Gjithesesi eshte radha qe kjo nisme te marre nje karakter me gjeneral dhe iniciativa me e fundit e deshmon kete.
Nje prodhim i EdilAl i konsideruar si pjese e te ashtuquajtur "Kompleksi i 3te Kristal" Qendra Tregetare  "Concord" ndodhet në kete kompleks rezidencial, pranë unazës së Tiranës , në Rrugën 5 Maji.
Ky kompleks, është pozicionuar në një nga zonat më të populluara të Tiranës, me një sipërfaqe prej 26,000 m2, vetëm 2 km larg qendrës së Tiranës. Krahas pjesës rezidenciale komode për banim, qendra ka një strukturë të vecantë arkitekturore, në të cilën përfshihen ambiente të ndryshme tregtare, shërbimi, argëtimi, hapësira parkimi i jashtëm dhe i brendshëm, hapësira të gjelbëruara për shplodhje, vëndi ideal për familjen dhe miqtë. Ne Ceremonine e nje dite me pare ku qendra tregetare u hap per te paren here morren pjese edhe drejtues te larte politik shqipetar mes te cileve edhe kryeministri Edi Rama.
©Corovoda On Line - Imazhi eshte marre pikerisht nga dita e pare e hapjes se Qendres Tregetare "Concord" ndersa shfaqet ne nje pjese hapesira e Mobileri "Hasanago"