• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Fidel Ylli: "Do te kete me shume vemendje per Skraparin" "Se bashku me Ilir Meten dhe deputetet e tjere do punojme per zonen" VIDEO

I ftuar ne formatin televiziv "Mengjesi ne Albanian Screen" deputeti i Qarkut Berat Fidel Ylli ishte kete mengjes te se merkures 11 dhjetor 2013 per te folur per disa nder tematikat kryesore te politikave te reja qe qeverisja e majte synon. Ylli ne fillim u ndal ne rendesine e takses progresive. Mbi rendesine e saj per bizneset e medhaja Fidel Ylli perkrahu idene e asaj qe Kush fiton me Shume duhet te paguaj me shume sikunderse edhe rendesine qe duhet te kete filozofia e shtetit ekonomik qe te mbeshtetet tek biznesi si dhe shtetin faktor ne pagimin e detyrimeve te papaguara ndaj biznesit qe qeverisja e meparshme la. Per Skraparin ne format nder te tjera Fidel Ylli ne kete bisede tha : "Une jam deputet ne nje zone qe ka brenda nje qytete 2400 vjecar qe ka Skraparin, Malin e Tomorrit Policanin Kanionet e mrekullueshme, ka nje pelegrinazh qe shkojne cdo gusht mbi 300 000 pelegrine po qe ska rruge nga te shkojne. Atje mund te zhvillosh turizmin malor dhe qeveria Rama ka marre persiper te bej 15 kilometra rruge per ti hapur rruge mundesive per resorse turistike" "Te shohesh kanionet e mbrekullueshme te Skraparit, te flesh ne ballkonin ku ke nafte ne Kucove e te kesh gjithe keto mrekullira e te mos i vesh ne sherbim te vendit tend kjo eshte te vesh duart ne koke. Kjo politike e mban peng kete vend." I pyetur mbi faktin e te qenit te disa eksponenteve te PS jashte Kabinetit qeveritar Ylli tha: "Partia Socialiste eshte nje parti shume e madhe qe ka diversitete mendimi e ka patur gjate gjithe kohes, kabineti perbehet nga 15 ministra ne jemi 65 deputete disa do jene ministra disa te tjere do jene kryetare komisionesh etj Nuk mund te jemi te gjithe. Perse duhet te jeshi merzitur se sje minister. Te drejten per te zgjedhur ekipin qeverises e ka kryeminister. Te gjithe deputetet se bashku mundesuam 1 000 000 vota ku prezantuam programin qe duhet ti permbahemi ku une kisha Programin per Sportin." "Ne shikojme nje situate ndryshe nga ajo qe kishim perpara zgjedhjeve, por kjo nuk do te thote se nuk ka shprese, miliona evazion fiskal u ndalen duke nxjerre skemat e luftes ndaj korrupsionit dhe evazionit te lojerave te fatit. Qeveria qe iku beri cmenduri duke dhene toka e prona te shtetit per 5 000 lek te vjetra. Jane fakte qe flasin dhe drejtesia do vej ne vend. Edi Rama do bej shtet." "Zona ime eshte e veshtire eshte zone malore pa infrastrukture dhe shume njerez qe takojme duan pune pavaresisht se ne mund te mundesojme shume pak 5 ne nje komune apo ne bashki. Bashke me Ilir Meten dhe deputete e Lsi qe jam i lumtur qe tashme jemi ne nje kualicion, po mundim te bejme rruge per te zhvilluar kete zone, keshtu do te nxisim disi punesimin, do te rritet vlera e tokes. Per 35 kilometra do mundesohet te hapim me 3 urat per ta care xhepin. Ne do ta shpetojme ate zone duke i bere rruge duke i bere sa me shume investime duke subvencionuar sa me shume bujqesine per cmimin e naftes etj.Duke folur per Sportin Fidel Ylli tha se ishte kunder prishjes se Qendres Sportive Dinamo sic u aludua nga zera cituar nga moderatori Gert Carcani madje Ylli tha edhe deshiren e te rikthyerit ne Origjine Kompleksit Partizani ndersa Ylli theksoi se rendesi do te marri edhe Qendra Sportive e Korces nje projekt mjaft serioz ne Dardhe.



©Corovoda On Line

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA