• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Koordinata X: 100 vite jete. Cepan: Kur lindi shkolla e pare shqipe. Nje pershkrim i shkurter mes viteve

Ky artikull eshte i shkruar nga I. Qazimi:
U hap nga patriotët vendas e është ndër të parat shkolla shqipe të hapura në Jug, qendër nga ku kanë dal breza të shumtë intelektualësh Rreth vitit 1910 në Çepan të Skraparit, në ndërtesën e post komandës së caktuar nga sundimi i “turqve të rinj”, u hap mejtepi, një lloj institucioni i proklamuar nga xhonturqit si shkollë që do t’u mësonte shqiptarëve gjuhën turke. Në atë shkollë jo shqipe kanë qenë detyruar me forcë të venë mjaft çepanllinj. Por ishte kohë e stuhishme kur atdhetarizmi shqiptar po ngjiste shkallë më të larta dhe sundimit pesë qindvjeçar osman në Shqipëri po i vinte fundi. Të moshuarit thonë se në mejtep ditën mësohej turqisht e natën mësohej shqip. Është e besueshme edhe tani pas një shekulli sepse ndjenja e atdhetarizmit dhe etja për dije e çepanllinjve, ashtu si edhe e gjithë krahinave të Skraparit,Përmetit, Dangëllisë, Dëshnicës ,Kolonjës, e më gjerë në trevat Shqiptare, ka qënë shumë e madhe pas pesë shekujsh errësire.
Ishin vitet 1908-19012 kur në Çepan Tefik Efendi Rogu, bir i shquar i krahinës, kish sjellë libra të shkruara në shqip me alfabetin e Stambollit e më pas do të hapte vetë një shkollë në Stamboll për të mësuar gjuhën shqipe. Në Çepan, Ali Hasan Zyka (Farmaqi) sillte librat e Naimit, “Bagëti e bujqësi”, “Lulet e Verës” e “Shqipëria ç’ka qenë , ç’ është e ç’do të bëhet” të Samiut. Kështu bënin edhe Qamil Laço (i dytë), Abedin Prishta e Veli Turhan Rovica; i pari në Çepan, i dyti në Prishtë e i treti në Rovicë… Po ashtu bënin edhe shumë klerikë bektashinj të njohur si Baba Alushi, Baba Xhaferi, Baba Ahmeti, Dervish Iljazi. Ministri i parë i arsimit shqip është ai i qeverisë së Vlorës, Luigj Gurakuqi, intelektuali shkodran i shumë njohur tashmë nga brezat e shqiptarëve, atdhetar i shquar dhe zotërues i thellë i shtatë gjuhëve, i cili e filloi detyrën udhëhequr nga motoja e vitit 1908 “një komb, një gjuhë, një alfabet”.Më 13 shtator 1913 ai nxori urdhëresën për hapjen e shkollave shqipe në të gjithë vendin. Sipas dokumenteve, në janar 1914,drejtori i arsimit të qarkut të Beratit z. Sali Gjuka i raportonte organeve eprore të qeverisë së Ismail Qemalit, ndër të tjera, se “në Skrapar janë hapur këto shkolla, një në Vërzhezhë, një në Çepan dhe një në Potom. Çepani, si qendër e banuar me lashtësi, sipas arkeologëve, dymijë e dyqind vjeçare, ka pasur një ecuri disi konstante në popullsi, qëndrueshmëri në doke e zakone, vijueshmëri në ngjitje të zhvillimit tradicional luftarak, social-ekonomik e të emancipimit kulturor si dhe stacionim të fiksuar administrativ. Si fshat-bërthamë e një krahine të tërë prej më se 15-20 fshatrash, Çepani, ka qenë cilësuar komunë afro një shekull përpara,por ligjëruar është në vitin 1928 kur doli vendimi përkatës qeveritar i kohës. Dhe nga ana administrative Çepani për periudhën mbi 80 vjeçare mbeti komunë, lokalitet, fshati i bashkuar dhe përsëri komunë.

Në vitin 1431 ai kishte 42 shtëpi, në vitin 1985 u rrit në 89 familje tani në vitin 2013 atje banojnë 47 kurora familjare. Po ashtu, ky fshat ka lënë gjurmë lufte, pune dhe virtytesh të larta njerëzore në thuajse çdo pikë kthese të kilometrazhit të historisë së vet.. Të atilla gjurmë që imponojnë jo thjesht respekt tek kushdo që i dëgjon, shikon apo merr pjesë, por edhe që përbëjnë në vetvete piketa të historisë edhe të fshatrave për rreth, duke e çuar në atë pozicion që të quhet “vatër e atdhetarizmit” në Skrapar, “sofër e parë” në trevë etj. Pleqtë e moçëm të Çepanit, si Dilaver Zyka, Asqeri Abazi, Lalo Abazi, Sali Qazimi, Sali Dapi,Rane Plaku,etj., tregonin se i pari që filloi t’iu mësonte çepanllinjve shqipen e shkruar në shkollë, sipas alfabetit të Kongresit të Manastirit, ishte një kolonjar me emrin Qemal Selenica. Ai kish ardhur në Çepan, në një truall arsimdashës ku kishin hyrë librat me alfabetin e shqipes, i caktuar nga strukturat e brishta të qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemal Vlora me detyrë që të çelte shkollën shqipe sipas programit të asaj qeverie. Dhe ai e realizoi këtë qëllim. Në ato kohë ka dalë edhe shprehja emblematike që përdorej shumë nga pleqtë e plakat e Çepanit të shekullit të XIX e XX-të “Shkolla të hap sytë”! Dhe shkolla e Çepanit bëri histori; Me një ndërprerje për disa vite përgjatë periudhave të luftës parë e të dytë botërore, fillimisht ishte ‘shkollë fillore’; më pas ‘shtatëvjeçare’; më tej’ tetëvjeçare’; në vijim‘e mesme e përgjithshme’ për të ardhur në vitin 2013-si shkollë ‘nëntëvjeçare’. Në këtë shkollë, sipas hulumtimeve të bëra deri tani kanë dhënë mësim 196 mësues nga 13 rrethe të vendit duke filluar nga Kolonja, Shkodra, Elbasani, Berati etj për të ardhur pastaj tek bijat e bijtë që nxori mësues vetë Skrapari.

Në vitin 2002 Çepani numëronte 58 mësues lindur, banues e me origjinë vetëm nga ky fshat. “Qytezë e vërtetë “, “njerëz të zgjuar dhe të mprehtë”, “banorë mikpritës dhe shumë të mençur”, “ pleqtë e e atij fshati janë një shkollë më vete”,”njerëz korrektë e punëtorë”, “kur vij në Çepan bëhem 24 vjeç”,;këto janë disa nga të shumtat cilësime që kanë bërë më shkrim shumë prej mësuesve shkodranë, beratas, elbasanllinj, vlonjatë për Çepanin dhe banorët e tij. Më 29 shtator, në Çepan u përkujtua me dinjitet 100 vjetori i hapjes së shkollës shqipe. Atje, pranë asaj shkolle në fshat, erdhën shumë mësues nga disa rrethe të vendit, festuan së bashku me banorët dhe nxënësit. Programi artistik i nxënësve të shkollës nën drejtimin e mësueses Lumturi Dyrmishi ishte i një cilësie të lartë si nga përmbajtja ashtu edhe nga interpretimi. Vendosja e pllakës përkujtimore ideuar e sponsorizuar nga kryesia e shoqatës,që u zbulua nga mësuesi veteran Shefqet Zyka; kujtimi dhe nderimi i pesë dëshmorëve të lirisë që kishin marrë mësimet e para në këtë shkollë, ndarja e disa titujve si “Qytetar Nderi i Komunës”, “Mësues nderi i shkollës së Çepanit”; Mësues i shekullit”, “nxënës i spikatur i shekullit” etj për arsimtarët e ish nxënësit që kanë punuar e mësuar në këtë shkollë gjatë një shekulli, dhënë nga organet e pushtetit vendor, drejtoria e shkollës dhe kryesia e shoqatës, ishte një ngjarje që ngjalli emocione dhe ngriti peshë zemrat e 153 pjesëmarrësve. Ndarja nga ana e kryesisë së shoqatës “Çepani” e dhuratave simbolike: një bluzë me stemën “100 vjet shkollë shqipe në Çepan”, një stilolaps dhe një fletore për të gjithë nxënësit e mësuesit që janë aktualisht, u prit më një gëzim të pa imagjinuar nga fëmijët dhe prindërit e tyre.

Por në Çepanin e thellë ku akoma nuk ka rrugë të asfaltuar, ku ende nuk është ndërtuar një hotel ( edhe pse vendi është me tregues të veçantë turistikë, duke filluar nga kanionet e Osumit e deri te Gjurmët e Abaz Aliut), nuk mund të vinin të gjithë, ish mësues e ish nxënës. U gjykua nga shoqata që edhe në Tiranë, ku janë më të shumtit e tyre, të zhvillohej një takim festiv në përkujtim të atij 100- vjetori të papërsëritshëm. Në paradreken e datës 14 dhjetor Bar Kafe-Vjosa, u mbush plot e përplot dhe gjëmoi kënga e dollia. Veç fjalëve të shkurtra dhe përshëndetjeve, e veçanta e këtij takimi ishin: prania e bashkëshortes së ish -mësuesit të shumënjohur Koço Korçari, znj. Llambrini, ardhur nga Kuçova me djalin e saj, pasi Koços që ka punuar në Çepan në vitet 1946-1949 iu akordua titulli “Qytetar Nderi i Komunës”. Gjithashtu ishte edhe bashkëshortja e ish drejtorit të shkollës të viteve 1956-1959 Sotiraq Gjergo znj. Margarita mbasi edhe ai është nderuar me atë titull, por fëmijët i ka jashtë shtetit. Ato kaluan momente tepër prekëse nga respekti që ruhej në breznitë e çepanllinjve për ata dy mësues aq të respektuar. Në këtë takim ish- nxënësi, tani gjyshi, Hatem Osmani kish marrë me vete edhe një nip të tij, të cilit iu dhurua një bluzë dhe aty për aty thuri një vjershë kushtuar shkollës ku ka pas marrë mësimet e para gjyshi i tij. Në takim morën pjesë të ftuar nga Dëshnica, Përmeti, Kolonja, Puka, Lushnja, Kruja,Shijaku etj. Emri i shkollës 100 -vjeçare të Çepanit mbahet lart e do të lartësohet edhe më nga mësuesit e saj të hershëm e të tanishëm dhe të gjithë ish nxënësit që edhe pse të shpërndarë nëpër botë nuk harrojnë vatrën ku morën dijet e para për gjuhën, kombin, jetën, atdheun, lirinë. Ishte kohë e stuhishme kur atdhetarizmi shqiptar po ngjiste shkallë më të larta dhe sundimit pesëqind vjeçar osman në Shqipëri po i vinte fundi. Të moshuarit thonë se në mejtep ditën mësohej turçe e natën mësohej shqip. Pleqtë e moçëm të Çepanit, si Dilaver Zyka, Asqeri Abazi, Lalo Abazi, Sali Qazimi, Sali Dapi,Rane Plaku,etj tregonin se i pari që filloi t’iu mësonte çepanllinjve shqipen e shkruar në shkollë, sipas alfabetit të Kongresit të Manastirit, ishte një kolonjar me emrin Qemal Selenica. Ai kish ardhur në Çepan, në një truall arsimdashës, ku kishin hyrë librat me alfabetin e shqipes, i caktuar nga strukturat e brishta të qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemal Vlora me detyrë që të çelte shkollën shqipe sipas programit të asaj qeverie. Dhe ai e realizoi këtë qëllim.
BURIMI (kortezi): TELEGRAF / Ilmi Qazimi
©Corovoda On Line

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA