Koordinata X: Viti 1515 Muzakajt që ishin në Skrapar. Ja disa nga Dinastia e Muzakajve në Skraparin e 1515 **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Viti 1515 Muzakajt që ishin në Skrapar. Ja disa nga Dinastia e Muzakajve në Skraparin e 1515

Fatjon Kaloci
18.12.13
Në një shkrim të 1515 ku bëhet një përshkrim i asaj që konsiderohet Dinastia e Muzakajve Corovoda On Line me rubrikën e saj Koordinata X ndalet në më kryesorët të asaj çfarë thuhet në shkrimin në fjalë mbi Skraparin. Sipas shkrimit pararendësi më i hershëm i Muzakajve, që kishte një numër të madh pronash në një pjesë të madhe të asaj çfarë sot kemi në kufijtë territorial të Shqipërisë. Emri i tij quhej Andre Sevastokrati. Mbiemri konsiderohet si një bashkim fjalësh me domethënie respektive në gjuhën greke apo latine konkretisht "sebaston" dhe "cratos". "Sebaston" në latinisht augustem et venerabile thus sebasto civitas Augusti nomine dedicata, cum antea Samaria diceretur  që përkon me karakteristika të një njeriu të shenjtë, të nderuar të një nderimi të denjë. Ndërsa "Kratos" nga greqishtja për të nënkuptuar pushtetin, qeverisjen apo mbretërimin.

Por lë të kthehemi në atë çfarë shkruhet në shkrim mbi Skraparin.
Lordi Andrea Sevastokrati ndër pronat e shumta të tijat kishte edhe ishte fuqiplotë në rajonin e Tomorniza (Tomorica)  duke përfshirë të gjithë fshatrat dhe kodrat që derivonin nën atë që në libër quhet si Thomorri (Tomor) . Flitet për afro 60 fshatra gjithësej që nisnin që nga Dardasi (Dardha)  e deri në Tercotigue (Tërrova).
 
Gjithashtu Lordi Andre Sevastokrati posedonte edhe rajonin e Sclepari (Skrapar) me 18 fshatra të tij.

Gjithashtu ai posedonte edhe Serchi, Midegni, Sereci (Zerec) dhe Duscari (Dushar).
   
Në vazhdën e dinastisë Gjon Muzakaj kishte tre fëmijë. I pari ishte Don Theodore, i dyti Don Adrian dhe i treti ishte Don Konstandin. Ndërsa Gjon Muzakaj po bëhej gati të linte trashëgiminë tek të tre fëmijët e tij veçojmë se në shkrimin e këtij momenti thuhet:

I am dividing my principality among you, my sons. God in his mercy has left it in your hands.

To you, Don Theodore, who were born first, I leave Berat and all its possessions, all of Myzeqe and the town of Kanina and its possessions and Sclipario (Skrapar).

To you, Don Adrian, I leave Tomorica together with all its villages and hamlets: Serchi, Midigni, Zerec, Dushar, Opar, Lavdar, Marjan and Vescopebeci. In addition, as I said, I leave to you the region of Opar and Lavdar up to the said hamlet of Marjan. I also leave you the region of Greater Devoll with the town of Korça and the hamlet of Sovjan.

To you, Don Constantine, I leave the whole region of Lesser Devoll and the town of Castoria together with all its villages up to Nostramo which is a ruined city."
 " Po e ndaj principatën time mes jush, bijtë e mij. Perëndia me mirësinë e saj e ka lenë atë në duart tuaja.

Për ty, Don Theodore, që linde i pari, Unë të lë Beratin dhe gjithë pasurinë e tij, të gjithë Myzeqenë dhe Qytetin e Kaninës me gjithë pasuritë e tij dhe Sclipario (Skraparin).

Për ty, Don Adrian, të lë Tomorricën së bashku me gjithë fshatrat dhe hamletet e saj : Serchi, Midigni, Zerec, Dushar, Opar, Lavdar, Marjan dhe Voskopebeci. Përveç kësaj, siç thashë të lë Rajonin e Oparit dhe Lavdarit deri tek fshati që mban emrin Marjan. Të lë gjithashtu rajonin e Devollit të madh së bashku me qytetin e Korçës dhe fshatin e Sovjan ..."
©Corovoda On Line / Imazhi bashkeshoqerues ka karakter ilustrues dhe nuk i referohet domosdoshmerisht lajmit