Sulmon Faqen e Kryeministrise Shqipetare: Kercenon Hackeri: "Ne nuk do te ndalemi ketu" Mbi 170 emaile publikohen **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sulmon Faqen e Kryeministrise Shqipetare: Kercenon Hackeri: "Ne nuk do te ndalemi ketu" Mbi 170 emaile publikohen

Fatjon Kaloci
29.12.13
Sipas Corovoda On Line nje publikim, pre e nje piratimi elektronik bere faqes se kryeministrise ka nxjerre ne pah cuditerisht te gjitha te dhenat e permbajtjet e me shume se 170 shkembimeve elektronike postare. Kjo seri postimesh hapet me nje shenim i bere nga nje hacker i quajtur "Eagle0nymoUs_AL" ku thuhet:
" 179 email-et ne vijim bashkangjitur informacionet e meposhtme i jane derguar kryeministrit te Shqiperise nga njerez te ndryshem te cilet ia besuan privatesine e tyre kryeministrit per problemet qe ata kishin. Une si Eagle0nymoUs_AL, duke qene tejet i indinjuar nga marrja pjese e kryetarit te qeverise shqiptare ne meshen e drejtuar ne gjuhen greke, pavaresisht se ajo eshte kishe autoqefale shqiptare mu duk e paarsyeshme dhe eshte ne vijim te shprehive antishqiptare te Edi Rames pas atij fjalimi per armet kimike, prandaj dhe mora persiper kete sulm kibernetik ndaj email-it te kryeministrit. Turp Turp. Mund tju them se "ai" ka deshtuar tju mbroje. Ne nuk do te ndalemi ketu!"
E-mailet datojne nga data 1 nentor 2013 dhe deri ne daten 26 dhjetor 2013 . Njoftimin per kete thyerje te parametrave te sigurise te faqes Kryeministrit e beri nje user ne rrjetin Tweeter qe mban emrin Eagle0nymoUs_AL"  por ende nuk dihet se kush fshihet pas autorisese se ketij depertimi kibernetik. Per shkak se ne shkrimin ne fjale ku listohen 179 emaile shume prej tyre kane elemente te privatesise personale Corovoda On Line nuk mund ti publikoj keto emaile ne blogun e saj por ne kete link te jashtem (KLIKO KETU)  listohen te dhenat qe nuk dihet sesa te sakta jane
© Corovoda On Line