• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Denoncimi edhe nga Skrapari. Policia con per ndjekje penale nje 39 vjecar nga Elbasani. Perdorte "Skype" per urrjetje ndaj feve

Një 39-vjeçar është dërguar për ndjekje penale, pasi predikonte te fëmijët, sikur ishte nje njeri i Zotit dhe nxiste urrejtje ndaj feve. Predikimet e tij i bënte nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet internetit. Denoncimet për këtë person janë regjistruar nga Policia e Elbasanit, ku mësohet se disa kryefamiljarë nga Tirana, Berati dhe Skrapari i janë drejtuar këtij institucioni për të akuzuar 39-vjeçarin nga Elbasani. Sipas denoncimeve të tyre, 39-vjeçari, me anë të telefonit apo programit “Skype”, kontaktonte me vajza të mitura dhe mbante fjalime, duke thënë se ai ishte “i dërguari i Zotit në tokë” dhe nuk kishte fe tjetër, ku duhet të besonin. Sipas vajzave, ai shprehej se ato duhet të dëgjonin vetëm fjalët e tij deri edhe te përzgjedhja e bashkëshortit të ardhshëm, pasi Zoti i thoshte atij se cili ishte burri i duhur për to. Të paktën kështu deklarohet në denoncimet e bëra në polici kundër 39-vjeçarit. Sipas të dhënave të hetimit fillestar, i dyshuari i identifikuar si I. H, 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan, predikimet e tij i bënte edhe në banesë, por vetëm të dielave. Po kështu, ai kishte orare predikimi dy orë në mëngjes dhe dy orë në mbrëmje, duke mbajtur fjalime në telefonata dhe nëpërmjet “Skype”. Sipas policisë, ky person ka shkuar disa herë në banesat e shtetasve A. Q, banues në Tiranë, Sh. H., banues në Berat dhe F. B., banues në Skrapar, ku me anë të predikimeve të bëra nga ana e tij u ka nxitur urrejtjen ndaj feve vajzave të tyre, duke i rënduar ato nga ana psikologjike. Vetë i akuzuari nuk e ka pranuar këtë gjë, duke deklaruar se është ateist dhe kryen një veprim që është i lirë, duke vërtetuar mungesën e besimit. Pritet që gjithashtu të kërkohet edhe një ekspertim psikiatrik i të proceduarit, pasi dyshohet se vuan nga çrregullime mendore. Policia po heton nëse ai përdorte këtë mënyrë për abuzime ndaj këtyre vajzave, por kjo nuk është pretenduar te ndonjë nga denoncimet e bëra. Aktualisht, materialet në ngarkim të tij janë dërguar për ndjekje penale vetëm për “nxitje urrejtje ndaj feve
©Corovoda On Line

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA