Reforma Territoriale: Mbledhja e Keshillit te Qarkut Perfaqesuesit e djathte dakort per reformen por pa nuanca politike **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Reforma Territoriale: Mbledhja e Keshillit te Qarkut Perfaqesuesit e djathte dakort per reformen por pa nuanca politike

Fatjon Kaloci
27.2.14
Prefekti i qarkut Berat Selfo Kapllani, drejtoi nje dite me pare mbledhjen e parë të grupit të punës, të cilëve u vuri në dijeni detyrat e hartimit të raporteve dhe kryerjes së analizave, studimet dhe konsultimet me grupet e interesit, si dhe mbështetjen për kriteret e miratuara nga komisioni i posaçëm parlamentar. Në takimin e parë të grupit të punës, që u zhvillua në formën e bashkëbisedimit, ishin të pranishëm dy përfaqësuesit e komunave që drejtohen nga persona të cilët kanë kandiduar nën siglën e PD-së. Njëri prej tyre, Justi Zyka, kryetari Komunës Cukalat, që vijon të drejtojë këtë komunë në mandatin e tretë të tij, tha se është dakord me reformën administrativo-territoriale, por me qëllimin e vetëm, nëse ajo do të jetë dobiprurëse për banorët e këtyre fshatrave. Zyka shtoi se ishte dakord me grupin e punës dhe se do të ishte pjesë përbërëse e tij deri në momentin që po ky grup do të diskutojë probleme teknike, pa përfshirë brenda tij politikën. Thuajse të njëjtin problem ngriti edhe kryetari i Komunës së djathtë të Bogovës, Fadil Kapllani, i cili ishte dakord me reformën. Koordinatori teknik rajonal, Ymer Hoxha, e cilësoi si mjaft të rëndësishme këtë reformë për Qarkun e Beratit, ku shumë njësi vendore nuk arrijnë dot të ofrojnë asgjë për të zgjedhurit e tyre, kanë administratë të fryrë dhe nuk thithin dot investime. Qarku i Beratit numëron pesë bashki dhe 20 komuna, nga të cilat dhjetë në Rrethin e Beratit, dy në Rrethin e Kuçovës dhe tetë në Rrethin e Skraparit, ku këto të fundit kanë një numër të ulët banorësh. Reforma administrative dhe territoriale pritet të bashkojë shumë prej këtyre njësive vendore, ndërkohë që do të jetë tashmë grupi i punës që do të hartojë ndarjen e re administrative, e cila më pas do t’i kalojë për miratim Parlamentit.
©Corovoda On Line