• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Kanionet ne Vizion Plus. Nis sezoni i Rafting ne Corovode. Marsi tregon se turistet po afrojne ne Skrapar. VIDEO

Nje pakete e vogel ekonomike dhe shume adrenaline por mbi te gjitha nje mrekulli e natyres per ata qe skane qene asnjehere ne Corovoden e vogel pak kilometra larg se ciles shtrihen Kanionet e Osumit. Dhe fillimi i marsit si per cdo vit sinjifikon rifillimin e gumezhimit te lumit Osum nga lopatat e gomoneve qe do te bejne rafting. Dhe padyshim po thuajse te pervitshme kane qene kronikat e ekraneve kombetare televizive qe kane pasqyruar keto mrekulli. Kete here eshte skermi Vizion Plus qe gjate dites se djeshme 1 mars 2014 ne edicionet informative do te jepte nje report te vogel mbi kanionet e Osumit. Corovoda On Line sjell ne bashkengjitje reportin e publikuar nje dite me pare shoqeruar edhe me nje video qe do te tju shoqeroj per afro 5 minuta.
Rafting është sporti që vitet e fundit ka filluar të tërheqë pas vetes shumë njerëz që e duan adrenalinën, kryefjalën e këtij sporti, sa të bukur aq edhe emocionues. Kemi udhëtuar disa ore rresht, për të arritur deri në Skrapar për në kanionin e Osumit. Rrugëtimin tonë e shoqërojnë shumë legjenda interesante për Abas Aliun, Shpellën e Shtrigës, Gojën e Krokodilit etj. Eksplorimi i kanionit zgjat 3 deri në 4 orë, në varësi të ritmit dhe përjetimit të grupit dhe përshkruhen 14 KM më të bukur të Kanionit të Osumit. Kanioni ka një ekosistem unik që nuk duhet humbur pa e eksploruar të paktën një here. Veshjet dhe instruksionet para nisjes janë elementet më të rëndësishëm për një udhëtim, mes eksplorimit dhe aventurës. Të gjithë janë pajisur me kostum neoprenë, që ruan konstante temperaturën e trupit, jelek shpëtimi, e skafandër.

Ky udhëtim kërkon aftësi fizike shumë të mira, shëndet të plotë dhe një rezistence mesatare të përballimit të situatave të ndryshme nga ana e grupit. Shumica e të dyja grupeve e kanë për herë të parë këtë eksperiencë. Adrenalina, aventura, emocioni, argëtimi, natyra e sfida janë pjese e këtij udhëtimi fantastik. Të gjithë të përqendruar për të ndjekur me perpikmëri komandat e guides profesioniste, të gjithë të fokusuar në perballjen me rrymën e rrëmbyeshme të Osumit. Ndalesa e parë është pikërisht ujëvara e të dashuruarve, një bukuri përrallore që kënaq syrin njerëzor. Pas këtij pushimi të vogël në këtë ujëvarë, e pas kujtimeve që gjithsecili preferon t’i këtë në foto, nisemi serish për të përshkuar rrugën e mbetur. Ujëvara blu është një tjetër bukuri e këtij udhëtimi. Në përfundim të rrugëtimit ndeshim dhe një ngushticë të kanionit të Osumit, këtu shohim shpirtin luftarak të të dyja grupeve. Pas aq shume kilometrash të përshkuara dalim në luginë të hapur, aty ku lundrimi është më i lehtë, aty ku mbërrin edhe fundi i rrugëtimit të kësaj aventure, përshtypjet e të cilave janë të ndryshme për gjithsecilin. Rafting si sport mori një njohje të gjërë fale punës së vendosur që sigurisht ka bërë edhe Albania Rafting Group. Pas një dite të lodhshme, turistet bëjnë një ndalesë në qytetin e Beratit ku i pret ushqimi i shijshëm tradicional. E gjitha kjo është mënyra më e mirë për të mbyllur ditën e një fundjave të këndshme.

©Corovoda On Line

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA