Kapiteni i Skraparit: Hatellari - Do t'i mbijetojme Kategorise se Dyte. Faza e Pare!? Zhgenjyese... **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kapiteni i Skraparit: Hatellari - Do t'i mbijetojme Kategorise se Dyte. Faza e Pare!? Zhgenjyese...

Fatjon Kaloci
2.3.14
Ndersa sot 2 mars 2014 ekipi i Skraparit do te perballet me Gramshin ne nje takim qe do te luhet ne Corovode kapiteni i ekipit te "te kuqve"  Skraparit eshte shprehur me heret per nje te perdishme sportive mbi pritshmerine e deshiren e ekipit per fazen ne vijim.  Ecuria e Skraparit, gjatë fazës së parë të Kategorisë së Dytë, në Grupin e Jugut, ka qenë zhgënjyese, ndërsa renditet në vendin e fundit. Që do të thotë se rrezikohet jo pak rënia në Kategorinë e Tretë. Edhe pse janë të fundit, skraparllinjtë nuk i kanë humbur shpresat për mbijetesë në Kategorinë e Dytë.
Skuadra është duke vazhduar periudhën e saj përgatitore, pavarësisht kushteve të këqija atmosferike. Kapiteni i Skraparit, Edison Hatellari, shpreson në një ecuri më të mirë në fazën e dytë, ndërsa, sipas tij, skuadra do të bëjë të gjitha përpjekjet për mbijetesë, edhe pse do të jetë e vështirë.
Padyshim, - thotë Hatellari, - faza e parë ishte zhgënjyese në gjitha drejtimet, por gjithsesi ne nuk kemi pse të demoralizohemi. Tashmë ne jemi përqendruar te përgatitjet për pjesën tjetër të kampionatit, ku do të bëjmë të gjitha përpjekjet për një përfaqësim sa më dinjitoz.”
Sigurisht objektivi ynë është modest, ai i qëndrimit në Kategorinë e Dytë, - ka vijuar ai. Por, gjithsesi, duhet ta pranojmë që duhet shumë punë, teksa faza e dytë parashikohet më e fortë. Megjithatë ne do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet për t’u ngjitur më lart në renditje dhe konkretisht të evitojmë sa më shpejt të jetë e mundur vendin e fundit në renditje.”
Skraparit i kane mebtur edhe me pak se 12 jave per te mundur se paku te dale nga pozicioni i vendit te fundit per te ti shpetuar renies ne Kategorine e Trete.
©Corovoda On Line