Sport: Kerkon fitoren ndaj Gramshit. Naco: Shpresojme qe Komisioni i Disiplines te jape vendim te drejte **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: Kerkon fitoren ndaj Gramshit. Naco: Shpresojme qe Komisioni i Disiplines te jape vendim te drejte

Fatjon Kaloci
8.3.14
Skrapari u mund gjate javes qe lame pas ne takimin me Gramshin me rezultatin 2 : 3 Ne takimin qe u luajt ne qytetin e Corovodes. Por menjehere pas takimit duke analizuar detajet e takimit Skrapari ka ankimuar pasi sipas drejtuesve te ekipit tone ekipi gramshiot ka futur ne fushe nje lojtar qe ishte i pezulluar me karton te kuq. Mesfudhori B.Lena qe luan me ekipin e Gramshit rezulton se ne takimin e nje jave me pare mes Sopotit dhe Gramshit u ndeshkua me karton te kuq. Ky fakt edhe sipas Corovoda Online u vu re te henen ne faqen zyrtare te Federates Shqiptare te Futbollit dhe blogu une publikon nje imazh sesi edhe FSHF pranon te pakten ne websit se javen qe shkoi Gramshi - Sopoti pati ndeshkim me te kuq per Lena. Në lidhje me këtë çështje, drejtori sportiv i Skraparit, Dashi Naço, shprehet: “Do të kërkojmë pikët në tavolinë, pasi Gramshi ka aktivizuar futbollist të skualifikuar. Ne e kemi reklamuar këtë takim dhe shpresojmë të marrim pikët në tavolinë. Jemi të bindur që skuadra e Gramshit ka aktivizuar futbollist të skualifikuar. Shpresojmë që Komisioni i Disiplinës të japë një vendim të drejtë në lidhje me këtë çështje”, – përfundon Naço
©Corovoda Online