• NJË 29 VJEÇAR NGA SKRAPARI ARRESTOHET NË TIRANË
  • SHTETASI U ARRESTUA BASHKË ME 2 PERSONA TË TJERË PËR LËNDË NARKOTIKE
  • SIPAS POLICISË NGA KONTROLLI I BANESËS KU JETONTE I RIU NGA SKRAPARI U GJET CANNABIS
  • NDALIMI I 3 SHTETASVE U BË PASI PAS KONTROLLIT FIZIK 0.4 GRAM KOKAINË DHE 2.2 GRAM CANNABIS
  • NDËRSA NË SHTËPINË E 29 VJEÇARIT U GJET NJË SASI PREJ 90.8 GRAM CANNABIS

Besim Dervishi: ... Perendite flene ne Malin e Tomorrit ( i plote)

Nese per grekerit perendite flene ne Olimp, per Pellazgo-Iliro-Shqipetaret ato flene ne Malin e Tomorrit ....
Shume shkrime dhe studime jane bere dhe po behen rreth temes se kush eshte populli me i vjeter ne Ballkan. Disa thone Helenet, disa te tjere Shqiptaret, madje ka dhe te tjere qe kohen e fundit po mundohen me lloje lloje teorish te nxjerin dhe sllavet. Shume studiues vjetersine e popujve ne Ballkan e lidhin me ate se kush eshte qendra e pare e civilizimit ne keto treva. Dhe ndoshta se keta historian, arkeolog apo persona te cilet studiojne kete teme ne menyre autodidakte (kesaj te fundit i perkas edhe vete) per nje gje jane te sigurte. Qendra e pare e civilizimit eshte ne “Orakullin e Shenjte te Dodonen Pellazgjike”. Populli dhe vendi i cili ka ndertuar Tempullin e Dodones eshte edhe kombi me i vjeter ne keto troje. Lind pyetja se ku ndodhet ai Orakull i shenjte i Zeusit Pellazgjik. Ne cilin fushe, koder apo male ka pasur shtepin e vete Zeusi? Kesaj pyetje disa studiues i pergjigjen me versione te ndryshme. Ka disa qe thone se Orakulli i shenjte ndodhet ne Janine ne malin e Tomarus. Njeri prej tyre ishte Francois Pouqueville, (konsull i Frances prane Ali Pashe Tepelenes ne Janine, ne vitet 1804-1813), i cili e pohon kete ne librin e tij me titull “Travels in Epirus, Albania, Macedonia and Thessaly”. Ky autor ne kete liber rrefen udhetimin e tije te shpejte ne Tomorrin e Beratit, ku rrefen episodin e nje nate ne fshatin me te njejte emer. Anglezi Wlliam Martin Leak ka vizituar malin e Tomorrit te Beratit ne muajin Shtatore te vitit 1804,,,, Ai e pershkruan kete udhetim ne librin e tije me titull”Travels in Northern Greece”, Volume 1, botuar ne Londer ne 1835, por edhe ky udhetim ne kete mal ashtu si Puqiavil ka qen i shkurter dhe njohurit e te dy udhetarve ishin te vakta. Leak pershkroi shume shpejt kete zone duke mos u njohur mjaftushem me historikun e saj ai ndoqi intenerarin Guri I Prere- Dobrenje- Tomorre- Berat (fq.316). Ne vitin 1974 studiuese dhe historiani greke Karapanos ka zbuluar disa rrenoja ku spikasin rrenojat e nje anfiteatri qe sipas disa studiuesve jane te ndertuar me mure ciklopik pra para helen. Por ai eshte kundershtuar edhe vete nga studiuesit greke si Mollosi, per kete zbulim te cilet mendojn se ky nuk eshte vendndodhja e Orakullit te shenjte. Disa Studiues te tjere hedhin versionin se Orakulli i Zeusit Pellazgjik ndodhet ne Kelcyre te Permetit, disa te tjere thon ne malin e Trebeshines. Ka dhe disa studiues te tjere te cilet mendojn se ORAKULLI I ZEUSIT PELLAZGJIK NDODHET NE MALIN E TOMORRIT TE BERATIT. Njeri dhe me legjendari nga keta eshte i pavdekshmi Perikli Ikonomi, njohsi i mire i Greqishtes se Vjeter dhe te Re, njohes i Latinishtes. Perikli Ikonomi botoi punimin e tij me titull “HISTORIA E TOMORRIT, DODONA PELAZGJIKE DHE TOMOR’I ZOTIT TE PELAZGEVE” ne vitin 1936 ne tre kopje, botuar nga shtyshkronja “Atdheu” ne Vlore. Ky punim mundet te cilsohet me i kompletuari dhe me seriozi i bere ndonjeher, ndonese autori eshte aq modest sa ne hyrje te tij i kerkon falje lexusve per ndonje gabim te mundeshem. Autori thekson me kembngulje se Tomorrit te Shqiperise historike po i behet nje padrejtesi e madhe me kete mosvleresim. Tomorrit i kan thurur lavde dhe hymne edhe rilindasit tan te medhenje, njeri nder ta eshte Jani Vreto i cili ne vitin 1887 botoi librin e tije me titull “Apologjia”. Dy studiues grek kishin bere nje shkrim ne nje gazet te njohur greke ne te cilin nxirnin si popull me te vjeter greket, atehere Abdyl Frasheri thirri Jani Vreton si njohes me i mire i kultures Iliro-Pellazge. Jani Vreto i kerkoj redaksis greke qe te shkruante nje artull per replike ndaj dy gazetarve greke, redaksia pranoi por kur Vreto i dorzoi shkrimin, Kryeredaktori i saj nuk pranoj ta botonte per shkake te te vertetave te hidhura qe jepeshin ne kete shkrim. atehere Jani Vreto botoi librin apologjia. Pas ketij libri ai u c’kisherua nga mitropoliti Gjirokastres si person qe mbronte nje ceshtje te paqen dhe te vdekur. Ne vitin 1980 apologjia u botua ne Tirane ne vellimin “Veprat e zgjedhura”. Nje punim tjeter ishte dhe libri i Konstandin Kristoforidhi ( Gjahu i malësorëve.Hieja e Tomorit (botuar më 1902). Madje edhe Ismail Qemali ka bere nje liber me nje tem te tille ku mbron versionin se Orakulli i Dodones ndodhet ne Malin e Tomorrit, por ky punim per fat te keq ka humbur ne arkivat e Stambollit. Por perse Rilindasit tane te vjeter dhe te rinje i kan kenduar Malit te Tomorrit ne Berat. Mos valle ata ishin dashuruar me te per shkak te bukurise se tij,apo mos valle ata ishin njerez patetik. Perse ata ishin te mendimit se ne malin e Tomorrit ndodhej Orakulli i Dodones Pellazgjike,? Perse ata e quanin malin e Tomorrit jo thjesht nje mal por me emrin “Mali i Perendive”, citojme ketu poetin tone kombetar Naim Frasherin: Abaz Aliu zuri Tomorre erdhi midis neshe Shqiperia nuk mbet e gjore, se zoti e deshe. Ndersa rilindasi A.Z. Cajupi (27 Mars 1866 – 11 Korrik 1930 ) i drejtohet me emrin”Baba Tomorri”: “…Baba-Tomor, kish’ e Shqiperise, mal i larte, fron i perendise, tek ti vinin njerezit qe moti per te msuar se c’urdheron zoti O shqipëtarët e gjorë, Ndëgjoni Baba-Tomorë: Kombi tuaj s’vete mbarë se besët u kanë ndarë. Besa e bashkon njérinë: Ju pse e ndani perëndinë?” Poeti vlonjat Ali ASLLANI ne poezin e tij me titull “Dasme e Madhe i referohet Malit te Tomorrit me epitetin “Kryefroni yne i Vjeter”: “…Eshte ketu BABA TOMORRI, KRYEFRONI YNE I VJETER jemi rob kurban i tija varfanjak edhe dervisha jemi rob kurban i tija me xhamia dhe me kisha…” Kulmin e vlersimeve ky mal e mere nepermjet penes se autorit Perikli Ikonomi, kjo poezi nuk e ka pare driten e botimit as neper tekstet shkollore, ja si i referohet ai malit te perendive: “…Emri yt i vjeter, i famshem TOMORRE/ I permend shqipetarit, fisin stergjyshor/ E rrefen PELLAZGET kombin me te vjeter/ Qe ne kohe te lashta ketu ska pas tjeter/ Ty TOMORRE, ZEUSI, ti di vjetersi/ Ti njohe PELLAZGET, gjithe ate YLLIRI/ Qe kishin keto vende me pare, PELLAZGJI/ Dhe sot permendet bukur., me emrin, SHQIPERI/ Rrefen bijet e shqipes emrin SHQIPERI/ Te asaj shpeze qe rrine mbi ty/ Dhe mban mbi krah ZEUSIN DODONEA/ Qe ndoshta per te gjithe te mbulon ty REA/ Kete shpese te shenjte stergjyshi shqiptar/ E pati per shenje te kombesis se tij/ Qe ne koh te lashta kete simbol kombetar/ EDHE SOT STERNIPI E MBAN NE FLAMUR TE TIJE/ Bindi TOMORRE arkeologet me emrin tende/ Qe ta gjejne pran teje ate te bekuar vende/ Ate vend te shenjte te DODONES PELLAZGJIKE/ Qe ka dhen fatdhena me cudi magjike/ Se eshte zemeruar qielli i SHQIPERISE/ Qe fshihet e verteta e gjalle e historise/ Tregoj historis te dije te verteten/ Te ngrej cipen e erret te zbuloje te fsheheten/ THOI SE KE TRASHEGUAR EMER PELLAZGJIK/ E SE KA NDEJTUR MBI TY LOTI DODONIK/…” Perse per Rilindasit mali i Tomorrit ishte “MALI PELLAZGJIK”, “MALI DODONIAN”, “KRYEFRONI YNE I VJETER”, “BABA TOMORRI” (babai i shqiptarve).Perse per ta mali i Tomorrit ishte simboli i unitetit kombetar te Shqiptarve rreth te cilit duhet te mblidheshin? A kishin ata fakte per keto pretendime te tyre? Cfare bese kishin dhene stergjyshrit e shqipetarve, qe sot bijet e tyre e kishin harruar?A ishte per ta Mali i Tomorrit qendra dhe fillesa e kombit me te vjeter, PELLAZGO-IlIRO- SHQIPETARVE? Sepse historografia helene pretendonte krejt te kunderten, ajo bile per kete gje kishte shpikur dhe nje male (vetem mal nuk mundet te quhet, por nje koder) ne Janine me emrin Tomarus. Cilat jan ato fakte te cilat vertetojn se Orakulli i shenjte ndodhet vetem ne malin e zotave te shqiperise. Si u krijua Orakulli i Dodones: Ne librin e tije “Te huajt per Shqiperin” shkrimtari beratas Piro Tase shkruan se: Dy pellumba te zinje kishin Prej prej Tebes ne Egjipt, njeri kishte qendruar ne Liby dhe tjetri ne Dodone. Ky i fundit ndaloj ne nje lise dhe prej atje filloj te fliste ne gjuhen njerezore, duke njoftuar se pikerisht aty duhet te ndertohej nje vend i shenjteruar prej Zeusit. Banoret e dodones e kuptuan se ky ishte nje mesazh hyjnore dhe ndertuan tempullin e shenjte te DODONES. (Fq.34. citon The History Of Herodotus “By Herodotus Written 440 B.C.E. Book II). Ne majen veriore te Tomorrit ndodhet nje vend i cili quhet “CUKA E PELJES” Sipak gjeografit te vjeter greke Meletio te cilin e citon Perikli Ikonomi ne librin e tij ( fq. 33), Ne koherat stergjyshore emri “Pelje” kishte kuptimin PELLUMBA (te cilet i permend dhe Herodoti), per tri grat fatdhenese te Dodones. CUKA E PELJES NDODHET EGZAKTESISHTE NE MAJEN VERIORE TE TOMORRIT TE SHQIPERISE MIDIS KATUNDEVE LYBESH DHE TOMORRE. Emrin e Peljes e gjejm dhe ne emra fshatrash per rreth zones se Tomorrit si katundi “THEREPEL” kete emer e permend dhe Mitropoliti i Beratit Aleksudhi, ne librin e tij me kujtime ne vitin 1865, botuar ne Korfuze fq.33 ku midis te tjerave shkruan se ne fshatin Therepel ndodhej nje Enori Kristiane dhe se ne kohet e vjetra emri pelje, kishte kuptimin e pellumbave te shenjte, pleqve prifterinj apo profete qe shpjegonin fenomene te ndryshme (Kete kuptim e permendin dhe autoret Llambi dhe Mihal Jano ne nje punim te tyre mbi Epirin). Nuk ka asnje te dhene se nje emer i tille ndodhet ne malin Tomorus te Janines, nga asnje autore te kohes se vjeter apo te re. Emri Pelje permendet ne forme gojedhenore ne popullsin e rrethit te Tomorrit, per ato tre plaka qe nuset me teper i respektoj ne fund te muajit Mars apo fillim te Prillit. Thuhet se nese nuset i kan trajtuar mire vjerrat e tyre mbi Tomorre nuk do te biej shi, nese ka ndrodhur e kunderta plakat tregohen shume te egra dhe kjo shenje duket ne motin me shi rrebeshe, dhe shkreptima. Disa autore jane te mendimit qe pas prifterinjve, fatdhenaset ishin “Plakat” pra “Peljet”, keto lexonin fatin e njerzve te cilet vinin aty. Nuk ka asnje te dhene se keto gojedhena jane permendur dhe ne malin Tomarus te Janines. Sipas Mitologjis Zeusi i illiro-pellazgeve ishte i biri i SATURNIT dhe i gruas se tij REA (rea e shiut),Ky banesen e tije e ka pasur ne maja malesh ku shkrepetimat, reja, shiu, bubullimat, jane te shpeshta. Ne faqen me veriore te Tomorrit te Shqiperse ne majen e tije ndodhet nje vend me emrin STRADOMI (ne drejtim me katundin LUBESHE. Kjo fjale rrjedh nga fjala latine SATURNI-DOMI d.m.th. banesa e Saturnit babait te ZEUSIT PELLAZGJIK (P. Ikonomi fq. 32). Vendin e Stradomit ne Tomorre e permend edhe Eqerem Bej Vlora ne librin e tije gjate udhetimit ne malin e shenjte. Ai konstaton se Tomorri prerjen e tije me te thelle e ka pikerishte ne Stradom (fq.167). Nuk ka asnje te dhene se nje vend i tille ndodhet ne ate qe quhet Mali Tomarus ne Janine. Ne faqen jugore te Tomorrit ndodhet nje katud me emrin Novaj ( i cili eshte sllavishte, por ne shqip emri i ti ka kuptimin “I RI” REA), REA sipas mitologjise ishte mema e Zeusit Pellazgjik, nuk ka asnje te dhene se emra te tille ndodhet ne malin Tomarus ne Janine. Si nje vend ku ne majin me te lart te Tomorrit rri zoti i shqiptarve e permend dhe rilindasi yne Konstandin Kristoforidhi ne LIBRIN :GJAHU I MALËSORËVET (HIEJA E TOMORRIT),, KONSTANDIN KRISTOFORIDHI,,, Ku ne fq. 18 nder te tjera thote se : “Ne malin e Tomorrit rri zoti rri i madhi I jetes, rri ai qe ruan Shqiperin e nuk na le te biem ne dore te armiqeve, zotit te Tomorrit i sherbejn shqipet e malit, ato jan engjet e tij prandaj neve na thone Shqipetare.” Kjo faltore emrin e ka marre nga Dodoni, Biri i Zeusit dhe i Evropes, si dhe prej Dodones bijes se Oqeanit dhe Tithies, e cila ka qen bija e qiellit dhe Dheut qe adhuroheshin si perendi prej Pellazgve. (P. Ikonomi, FQ. 5}.Dhe kjo faltore ka 4000 vjet a ndoshta me shume qe vizitohet nga njerzit e gjithe zones por edhe me gjere. Nga data 15- gushte deri ne 26 gushte per cdo vit ne Malin e Tomorrit zhvillohet festa e ritit Bektashi. Shume njerez gabojn se kjo feste eshte e ketij riti. Ne librin e tij me kujtime (1865) Mitropoliti i Beratit Ansimo Aleksudhi midis te tjerave ne fq.34 permend ndarjen e Enorive ku permend enorin e TOMORRIT, ai thote se: ENORIA E TOMORRIT krijohet vetem ne pranvere, kur nga vende te ndryshme te krahines mblidhen ne malin Tomorr shume familje te krishteresh per te gezuar ajrin e paster dhe ujrat e fresketa e te pasterta qe burojne gjith andej e qendrojne ketu deri ne tetor, duke kryer ritet e tyre ne kishen ekzistuese “Fjetja e Shen Merise” e vizitohen nga nje prift (ne maje te ketij mali, tashme i rrethuar me mure gjate muajve korrik gusht kur shkrihet debora, mbi te vijne e grumbullohen shume myslimane e kryejne edhe ata ritet e tyre. (CITOI Llaqi dhe Mihal Jano ne nje studim te tyre mbi EPIRIN) Para se te ishte feste e ritit bektashi, KETU KA EGZISTUAR NJE FALTORE E CILA ISHTE FALTORE E ZEUSIT PELLAZGJIK, ME FUTJEN E KRISHTERIMIT ATY U NDERTUA NJE KISHE KRISTIANE . Kete e shpjegon edhe shkrimtari yne Jani Vreto i cili ne librin e tij “Apologjia” 1887, thot se: Ne banoret e zones se Tomorrit besohet se eshte nje vend i shenjt, ku banon nje shenjt i padukshem qe e quajn “i miri” (Tomorri, te miret), aty nuk mundet te shkel njeri mekatar. Atje besohet se paralajmerohen ngjarje te medha per te ardhmen me ane te gjemimit te nje topi te padukshem, qe ne fakt nuk egziston i cili zvendeson ahun e dikurshem me kazanet. Kjo tregon per nje ndryshim shume te vogel te gojedhenes per nje kohe aq te gjate dhe kalimin nga politeizmi ne krishterim dhe nga krishterimi ne muhamedanizem”. Te tjere mendojn se aty prehen eshtrat e Abaz Aliut profetit te bektashinjve. Kjo nuk eshte e vertet. Legjenda thote se Abaz Aliu kaloj me kalin e tije ku nje patkua e vuri afer Skraparit dhe nje ne Tomorre. ne keto dy vende kali i tij ka lene gjurme ku jane ngritur dhe dy “mekame”. E verteta qendron krejt ndryshe. Mali i Tomorri eshte shpallur mali i shenjte prej ketij riti pasi nje dervish mori nje grusht dhe ne Qerebela dhe e shperndau ne Malin e Tomorrit. Eshte e qarte se festa qe vazhdon te festohet prej kohrave stergjyshore ne malin e Tomorrit cdo Gusht eshte festa e “Shen Meris” se Gushtit e ritit te krishtere, dhe para saj ka qene festuar si festa e riteve pagane, kjo fest ka mijra vjet qe festohen ne kete maj mali,,, Majat e maleve dihet se kan qene vende ne te cilat goditeshin nga rrufet dhe shkrepetimat e Zeusit dhe mendohej se ketu ishte dhe shtepia e tije. Nuk vertetohet na asnje rast qe te festohen festa te tilla fetare apo pagane ne malin e Tomorrit te Janines. Edhe sot kjo feste festohet me madheshti nga te gjithe shqipetaret me besime te ndryshme. Studiuesja Margaret Hasluck kur vizitoj kete mal ne vitet 30 u habit dhe tha se njerzit te cilet vinin ne muajin gushte besonin te nje dukuri e mbinatyrshme te cilen e quanin “Te miri”. Pra eshte e qarte se kjo fest festohet qe ne kohrat stergjyshore, nga stergjyshrit tan iliro-pellazg… DHE KJO FEST KA VAZHDUAR TE FESTOHET ASHTU SIC THOTE JANI VRETO NGA KOHA E POLITEIZMIT- KRISHTERIMIT MUHAMEDANIZMIT. Ndersa ne Malin Tomarus ne Janine nuk rezulton se eshte festuar ndonjeher festa te tilla politeiste, pagane apo te krishtera. Sipas Ikonmit shenimet e Herodotit, Hesiodit, Pliniusit, Pindarit, Plutarkut, Dionys, Athanas Stragjinit, Didymosit, Eustathit, Strabonit, Meletios e tjere e largojn nga Janina Dodonen dhe e sjellin ne Toskeri.(fq 4) Hesoidi permend qytetin SELLA si vend te tempullit te Dodones , Ky qytet i perngjan shume katundit me emrin (SULOVE ) i cili ndodhet me ne veri te Tomorrit. Por me ne juge te tije eshte dhe nje katund tjeter me emrin “SELAN” i cili ndodhet afer vendit te zotit, Bogoves ku eshte dhe nje burim uji shume i madh, sa cdo udhetari i vjen frike te kaloj aty afer per shkake te oshetimes dhe dridhjes se dheut. Straboni thote se DODONA ndodhet ne veri te Toskerise dhe se dodona eshte vend i forte. Afer katundit Tomorre ndodhet nje vend qe quhet Qyteza, ku afer saj ndodhet nje kala natyrore e cile eshte ndertuar me gure si arka te medhaja. Mos valle ky eshte vend i forte qe permend Straboni??? Stragjini thote se Dodona ndodhet ne veri te Thesprotis ku prane tije kalon dhe burim me uji cudiberes dhe nje pyll me lisa. Kujtojm ketu Burimin e Bogoves, apo burimin e kucedres afer katundit Bargullas i cili respektohet shume nga banoret e zones.(Shih P.Ikonomin) Plinusi thote se (Libri VI, 7 e VIII,8,17) TOMARUS MONS FONDIBUS CIRCA RADICES.(Theopompo Celebratur). MALI I TOMORRIT KA PERQARK 100 BURIME NE RREZE TE TIJE. Disa prej tyre jane Burimet e BOGOVES, UJANIKUT, BARGULLASIT, NISHOVES, VITALEMIT, KAPINOVES. LYBESHE, PESHTAN, TOMORRIT, DARDHES, SULOVES, SOTIRES, GRAMSHIT(e tjera) Meletio thot se (274-275) Lobeshet ishin nga Selijt qe banonin prane Dodones. Kujtojm ketu katundin Lybesha dhe katundet Selan apo Sulove te cilet jan rreth e qarke malit te Tomorrit STRABONI thot se ne faltoren e Dodones kishte Nje KEMBAN SHUME TE MEDHAJA te cilat tundeshin forte. Ne malin e Tomorrit eshte dhe epiqendra e eres me te forte ne kete zone, STOCENIT, e cila sipas Ikonomit eshte emri i nje perendie romake te plerimit te tokave. Fuqia e kesaj ere njihet mire nga banoret e zones se Tomorrit, sa ne disa raste ata e hiperbolizojne. Kjo ere e fort nuk ka te dhena qe te egzistojn ne Malin e Tomorrit te Janines. Ne mes te malit te Tomorrit ne majin e tije ndodhet nje vend qe quhet “QAFA E KAZANIT”. Kazanet ishin kembanat e Zeusit Pellazgjik te cilat ishin ne portiket e qemerta te DODONES. Nje emertim i tille nuk ndodhet ne malin e Tomorrit te Janines. Kazanet i permend edhe Jani Vreto ne studimin e tije. Mbi Katundin Bargullas ne malin e Tomorrit ndodhet nje vend i cili quhet QAFA E DHODHONIT. Nuk ka asnje te dhene se emri Dhodhoni apo Kazani perdoret ne Janine. PO RRENOJAT KU JANE??? Polibios thote se Dodonen e shkaterruan “Etolianet”,,,, kjo pohohet dhe nga Enciklopedia e Historise Britanike , ne te cilen theksohet se Etolianet shkaterruan tempullin e dodones ne vitin 219 P.K. Ata pren edhe lisin e shenjte. Por Orakulli ka vazhduar te egzistoj deri ne shekullin e trete te eres ton. (Shih enciklopedin Brtitanike).Shkaterrimi ka qen i madh saqe dhe gjetja e rrenojave te Orakullit eshte gati i pamundur, ndersa te shkaktohet cudi lehtesia me te cilin i gjeti Karapanua ne nje fushe te Janines. Eskili thot se tempulli i Dodones gjendet ne majin e larte te malit. Tempulli i Janines qe ka gjetur Karapanua eshte ne fushen e Janines. Pausanias thote se nga mali i Tomorrit mundet te sodisesh (sehir). Kjo gje eshte shume e mundur ne Tomorrin e Shqiperise ku nga maja e tije mundet te shohesh deri pertej Adriatikut. Homeri PERMEND EMRIN DODONA DIMER KEQE (dhisqimenos). Dihet dimri i ashper qe ben ne malin e Tomorrit te Shqiperise. Ne kete mal ka vende ne te cilat debora nuk shkrin kurre… Eqerem Vlora ne librin e tij me kujtime tregon se ne kete mal debora eshte shekullore. Jani Vreto thote se : Dodona qe ndodhet ne Tomorrin e Shqiperise eshte ajo qe perputhet me “Psykra Dodonen” Dodonen e Ftohet e cila eshte pershkruar nga Homeri fort te shenjte. Karapano i cili ka zbuluar tempullin e Dodones ne nje fushe ku debora rralle bie dhe temperaturat jane shume te ngrohta. Disa autor, arkeolog hedhin iden se rreth Tomorrit te shqiperise nuk ka asnje vend arkeologjik por dhe ato qe jane jane te nje periudhe te mehershme. Por Titus Liv permend disa qytete te zhdukur si ANTITANTIA, BARGULUM (bargullasi) , DIMALLUM(mjeshova), EUGENIUM. NJE QYTET TJETER ESHTE DHE ENISSA mbi fshatin Tomorre ku ndodhet shume gure te shperndar andej ketej te cilet jan ne forme arkash, afer saj ndodhet dhe nje kishe e vjeter me emrin. Ne faqen librin “Nga Berati ne Tomorre dhe Kthim” ne fq. 171-172 Eqerem Vlora me 11 tetore 1906) tregon se : ..Pata degjuar se siper fshatit PESHTAN gjenden mbeturinat e nje qyteti te lashte. Kete te dhene e pata nga DUDE KARBUNARA ne Berat, njeri qe mbahej si autoritet ne kete fushe. Ndaj dhe vendosem qe te vizitojme kete vendbanim te vjeter.Kaleruam drejt juglindjes neper nje shteg te ngushte qe cante mes murrizave dhe dushqeve te nje kodre, ne kembet e se ciles shtrihej fshati Karkanjos dhe qe ndane perroin e ketij fshati me ate te Dobronoves. Ne bregun e djathte te ketij te fundit, mbi nje shpate rreth 80-100 m. lartesi gjendet PESHTANI. Perballe fshatit zgjatet perseri nje varge kodrash prapa te cilave eshte Kapinova, tashme e njohur prej nesh. Per nje ore ishim ne PESHTAN. Fillimisht nuk me moren vesh se c’kerkoja, pastaj na cuan ne nje fushe plote shkurre permbi fshat, qe sikurse shume rrenoja te tjera te vjetera ne Shqiperi, quhej QYTET dhe mbahej nga populli si vende ku mblidhen xhindet. Por ndryshe nga sa me ishte thene, rrenojat ishin shume me te pakta. Pjesa me e rendesishme ishte nje qoshe MURI CIKLOPIK ME BLLOQE GURI TE PAPUNUARA 0,60 me 1m. Germimet po te ishin bere me siguri do te kishin pasur sukses, sepse gjithandej neper bare dukeshin kokat e gureve. Tani mjerishte popullsia perreth e perdore rrenojen si karjere guri per ndertim. Persa i perket te kaluares se ketyre rrenojave mund te them vetem se NE NJE DORSHKRIM QE VJEN NGA NJE KISHE E “BALSHAJVE” QE U DUK ME VONE NE “KALAN E BERATIT” E QE SE FUNDI U DHURUA NGA METROPOLITI “ANTHIMOS” BIBLOTEKES KOMBETARE NE ATHINE, PRINCERIT E MYZEQESE, PERKRAH EMRIT MBANIN MBIEMRIN “PESHTANI” PIKERISHTE NGAQE RRITHNIN PREJ KETEJ.Pas ketij ekskursioni arkeologjik udha vazhdoi perpjet e tatpjete kodrave drejt fushes dhe Beratit. Pas pak lam menjan fshatin Vodic dhe per dy ore arritem te mulliri i Qehajait… Por pse shume nga qytetet e lartepermendura jane shkaterruar? Albanologu ANTONIO BALDACCI, ne librin e tije me titull “INTINERARI ALBANESI” Rome, 1892 midis te tjerave thot se :”Tomorri ne fakt eshte nje mal i shenjte. Mbi shpatet e tij jane ndeshur njerez te rracave nga me te ndryshmet, te pushtuar nga deshira per te sunduar mbi Adriatik, vecse sllavet dhe greket asnjehere nuk kane mundur te kalojne fitimtare mbi keto vendroje te lashta dhe te pathyeshme Ilire dhe Romake.” Qe do te thote se luftra me fuqi shkaterruese jane zhvilluar ne kete zone vite me pare. Por edhe banoret vendas sipas Eqerem Vlores kan ndihmuar ne shkaterrimin e ketyre rrenojave. Prifterinjte e Dodones ose fatdhenesit e tyre ushqeheshin me lende lisash apo fruta arre. Sot e kesaj dite banoret e zones ruajn nje respekt per keto dy peme saqe ne kete zone e konsiderojn per keq prerjen e drurit te arres. Per respektin qe kan ndaj bimes se lisit edhe sot e kesaj dite ne zonen e Tomorrit te Shqiperise ka emra fshatrash me emrin DUSHKU . Per shkake te respektit qe kan per kete peme shume banore te zones se Tomorrit te Shqiperise mbajn mbiemrin DUSHKU. Nuk ka asnje te dhene se banoret e Tomorrit te Janines te mbajn kete mbiemer, apo fshatrat e kesaj zone te perdorin kete emer. Ne rreze te Tomorrit eshte nje katund me emrin MBRAKULL qe i perngjan emrit ORAKULL… DISA JAN TE MENDIMIT SE EMRI I TIJE KA KUPTIMIN E ORAKULLIT QE BENTE MBREKULLIRA, afer ketij katundi ne lagjen “Balliu” KA DISA RRENOJA TE VJETRA TE PAEKSPOLRUARA. Nuk ka asnje te dhene se ne zonen e Janines ka emra vendesh orakull. Nje shkrim impresionues eshte dhe punimi i autorit Maksim Zotaj. ai i referohet disa autorve te huaj italo- amerikan dhe midis te tjerave hedh hipotezen se Orakulli i Dodones ndodhej ne malin e Tomorrit te Shqiperis por ai ndodhej “Nen Toke” ja sec thot ai: “Po ti referohemi ne kete pike Ph.D. Raymond Moody-t, cili eshte autor i librit (Reunions) “Ribashkimi”, ai thote se ne kohen e vjeter; “Prifterinjte e Dodones kishin aftesi qe te vendosnin kontakte midis te gjalleve dhe te vdekurve. Ata ishin ne gjendje te shkrinin kufijte reale midis dy boteve. Dhe ata konsideroheshin me te zotet nga te gjithe te tjeret, krahasuar ketu me te gjithe prifterinjte e Orakujve te tjere te marre sebashku”. NË Dodone, e cila mendohet qe te jete ndertuar nentoke, dhe ambjentet e perdorura per vizitoe«t i ngjanin nje spitali te zakonshem. Por hyrja atje, neper llagemet e nendheshme te saj, pa ndihmen e prifterinjve ishte krejt e pamundur. Dikush duhej te te shoqeronte per ne qendren e tyre. Nga shenimet e vjetra thuhesh se, “eksperiencen dhe llahtarin qe provoje aty, ishte tamam sikur te hyje i gjalle ne Ferrin e vertete”. Vizitoret jetonin nje perecudnim te papershkruar. Disa e konsideronin kete gje, njesoj sikur te shikonin vdekjen e tyre me sy! Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga te gjitha anet e botes. Ata donin qe te mundesonin kontakte me te dashurit e tyre, te cilet ishin te vdekur tashme. Ne aspektin e llogjikes se sotme, nje ide e tille eshte nje lajthitje e paster! Por ne po flasim per nje epoke teper tË« larget dhe per eksperiencen e nje civilizimi te humbur(MAKSIM ZOTAJ) Sipas ketij shkrimi Dodona ndodhej nen tok???? valle a ka te verteta ketu. Disa autore te huaj mendojn se prifterinjte e dodones te cilet lexonin fatin, ecnin kembezbathur dhe flinin ne toke kjo kishte kuptimin se ata ishin bijet e dheut, dhe ky rite ishte percaktuar nga ata. Nese kjo eshte e vertet atehere Tempulli i Karapanos del jashte loje, tjeterkund do kerkuar e fshehta e orakullit. Mbi vendburimin e Bogoves ku ndahet mali i Ramies me Tomorrin ndodhet nje shpelle shume e thelle, Banoret tregoj se atje ne rast se hedh nje gure do shume minuta per te degjuar oshetimin e tije para se te prek fundin e saj. Askush nuk eshte futur ne ate vend… Tregoj se arkeolog Italianet Gjate luftes se Dyte Botrore tentuan te futeshin por tentativa e tyre rezultoj pa suksese. Mos valle burimi cudiberes sipas historianeve antike, qe ndodhej afer Dodones eshte ai i Bogoves apo burimi mbi fshatin Bargullas? Ka autore te huaj te kohes por edhe antike qe theksoj se afer Orakullit mundet te shihej deti… NE KOHRAT STERGJYSHORE DETI ishte afer deri ne fushat e Myzeqes dhe nga Tomorri ai mundet te shihej me sy te lire. Edhe sot e kesaj dite ai ne kohra te kthjellta shihet fare qarte. Kurse nga rrenojat e Janines te cilat gjenden ne nje fushe as te afrohet mundesia per te soditur detin. Ne zonen e Tomorrit egzistojn shume gojedhena dhe legjenda, njera prej tyre eshte ajo e ndeshjes se Tomorrit me Shpiragun E cila i shembellen mitologjis se lashte te ndeshjes se Titanve. Kjo gojedhen ka qe ne kohrat stergjyshore qe nuk eshte shuar por rrone brez pas brezi, ja si e pershkruan kete albanologu Maksimilian Lambrez cituar nga Piro Tase. “…Baba TOMORRI eshte I martuar me te bukuren e dheut. Gjithe diten ajo e kalon me motren e saj, TE BUKUREN E DETIT.Por me te ardhur mbremja era sherbetor besnik I BABA TOMORRIT, e mer ate dhe e con larte ne majen e malit prane tije. Mali I TOMORRIT veshtron larte kalan e Berati te cilen ky plake I moshuar e ruan me xhelozi, si gjen e tije me te shtrenjte. Teje ne lugin ndodhet mali I shpiragut me rrudha te formuara nga perrenjte e fuqishem me uji qe zbresin ne faqet e tije te sheshta dhe te pjerrta.Nje dite ndersa BABA TOMORRI kalonte kohen ne shtrate me TE BUKUREN E DHEUT. Shpiragu ne caste shfrytezoje rastin qe ta rrembente kete vajz te bukure, KALANE.Kater roje syshqiponja e I qendronin ne krahe, perqarke e zgjuan ne caste BABA TOMORRIN dukeja prishur enderrat e bukura.Kur i treguan per planin tinzar te Shpiragut, BABA TOMORRI U NGRIT MENJEHER NGA SHTRATI. Shqetesimi I pare I tiji ishte te siguronte te bukuren e dheut, ndaj urdheroj Eren e Lindjes qe ta merrte e ta shpinte ne shtepin e motrs se saj. I hipi kalit dhe u nis per te luftuar me Shpiragun. E sulmoi ate me shpaten e tij dhe I krijoji gjithe ato plage ne trup sa dhe sot mundet ti sikosh ende sa vija te thella qe zbresin poshte shpateve te ketij mali. Gjurmet e njeres kembe te kalit ku kishte hipur Baba Tomorrit thuhet se duke ende ne nje faqe shkembi prane fshatit Sinje. Shpiragu nga ana e tije e goditi Tomorrin me topuzin e tij te rende sa qe I shkaktoje Tomorrit plage te tilla sa qe edhe sot e kesaj dite I shikon siperfaqet e tije te mbushura me gropa te thella por u largua I mundur. te dy gjigandet u gjakosen keq ne ket dyluftime ndaj vasha qe u be shkake per kete sherre shpertheu ne lot dhe prej lotevete saj u formua lumi Osum (Apsus)./MAXIMILIAN LAMBERTZ “die mithologye der albane” shtutgard 1973 fq. 504-505/citoi PIRO TASE “TE HUAJT PER SHQIPERIN” FQ.”HYRJE”. Nuk ka asnje te dhene se legjenda te tilla egzistoj ne malin e tomorrit te Janines. Ndersa studiuesi Arvanitas Aristidh Kola ne nje studim te tijen per Dodonen midis te tjerave thote se: Karapanua ka arritur te zbuloje germadhat, por Dodone egziston edhe ne veri, gjithashtu ka mal me emrin TOMORRE NE ZONEN E BERATIT, NDERKOHE QE MALI I JANINES QUHET TOMORRICE, DOMETHENE TOMORRE I VOGEL(Fq.5). Tomorri i Janines sipas tije nuk eshte Tomorri i madhe ai i dodones se famshme, por thjesht nje Tomorre i vogel. Ndersa Jani Vreto thote se: Prandaj me kot po e kerkojn gjetke DODONEN E MADHE sepse nga te dhenat e autorve te lashte kan qene shume dodona, por ajo me e vjetra dhe me e madhja ndodhet ne malin e Tomorrit te Beratit (Shih Apologjia). Pra sipas Autorve te lartepermendur Dodona e madhe qe permend Homeri eshte ne malin e Shqiperise se lire. Tomorri i Janines quhet thjesht nje mal i vogel. te gjitha keto Fakte tregojn se Dodona E vertet , eshte ne malin e Tomorrit te Shqiperise. Ka shume shkrimetar, historian, arkeolog studiues te cilet nuk e pranojne kete fakt. Disa prej tyre per fat te keq jane edhe Shqipetare. Prifterinjte e Dodones sipas Ikonomit, ishin shume te zgjuar, ishin udheheqes dhe keshilltare te mire, keta u kallzuan vendasve te Dodones Lerimin e tokes me perdorimin e permendes, dhe qeve. Kurse sipas Maksim Zotaj i cili i referohet shkrimtarit italian Enzzo Gatti ne librin “The illiryan”: Pervec se ata benin ate qe quhej takimin e te gjallve me te vdekurit e cila realizohej ne nje ene uji nepermjet perdorimit te drogave qe shkaktonin alucinacione. Prifterinjte Ilire ishin astronome eksperte. Ata ndertonin qendra nga ku vezhgonin qiellin. Parashikonin ndikimet e yjeve. Kuptonin ciklet e henes, ciklet menstruale te grave, baticat dhe zbaticat. Studjonin galaktikat, kometat, dhe mjegullnajat. Dhe i faleshin yllit Sirio”¦ “Ata u tregonin bujqeve kohen e te mbjellave, e renies squke, e nxjerrjes se veres, e mbarsjes gjithashtu. Parashikojne daten dhe oren e sakte te eklipseve. Me urdher te priftit dielli humbiste driten e tij dhe zhdukej. Kjo ishte shenje ndjellakeqe. Prifti sigurisht perfitonte nga eklipset dhe behej interpretuesi i paralajmerimeve hyjnore, duke diktuar mesime te dobishme”… Pra sipas ketij pershkrimi te Enzo Gatti-t, del se prifterinjte Ilire kishin njohuri universale(shih Maksim Zotaj, shih The illiryan Enzo Gatti 1981) Une do ta mbylle me nje shprehje te Perikli Ikonomit. MALI I TOMORRIT E KA TRASHEGUAR VET EMRIN E TIJE DHE SA NUK THOT UNE JAM TOMORRI ZOTI I PELLAZGEVE, BESA SIKUR TE KISHTE PASE GOJE DO GJEMONTE FORT KUNDRA ATYRE QE E PERBUZIN DHE KERKOJNE TI HUMBASIN VLEFTEN E MADHE HISTORIKE. NESE GREKET KAN NJE VEND QE QUHET OLIMP KU FLEN PERENDIT E TYRE, PER PELLAZGO- ILIRO- SHQIPETARET VENDI TE CILAT ATO FLENE ESHTE NE MALIN E TOMORRIT TE SHQIPERISE SE LIRE.
©Corovoda Online /  Besim Dervishi

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

loading...

NAVIGON

Nga Dje

Gjithmonë

Përherë

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA