Editorial: Policani - Qytet i harruar qe ha shpresen e vet / Pasho Cela **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Editorial: Policani - Qytet i harruar qe ha shpresen e vet / Pasho Cela

Fatjon Kaloci
6.6.14
Harresës së pushtetit e mungesës së investimeve, i shtohet paradoksi i ndarjes administrative Mali i Tomorit e humbi sfidën. Baba Mali mbeti përsëri jetim. Dje nga pushtetarët demokrat, sot nga socialistët. Ç’ hata e madhe për këtë popull që asnjëherë s’ e pa diellin e Baba Malit të ndriçojë e të shkëlqejë në tokën pellazgjike si dikur. U nderua dhe u vlerësua nga pellazgët, nga ilirët, nga arbrit, por kurrën e kurrës nga matrapazët e politikës. Pellazgjiku i lartë dhe i lashtë, pellazgjiku mitologjik po kalon ditët më të pa imagjinueshme: shpërfilljen, trandjen, harresën. Dodona e bukur po çmendet nga ziliqarët që e kanë mendjen te rrota dhe bishti një avioni, a thua se aty është çelësi zgjidhjes së halleve tona. “Hallet dhe vuajtjet e mia mos i pastë as perëndia” – thotë një këngë popullore. Por, a ka hall më të madh, se të harrosh vetë perëndinë dhe një popull nga më të hershmit, siç janë fshatrat rrëzë Tomorrit (të mirët) dhe Dodonës pellazgjike që nga Dobrenji e deri në Kuç, që nga Tërrova e deri në Mëlovë. Janë fisi lashtë i perrebenjve pellazgë që shtriheshin edhe më gjerë. Me Baba Malin, mëngjeseve kënaqen dhe e përshëndesin durrsakët që nga Vila e Zogut, bekohet dhe i falet gjithë Myzeqeja, ndjehen të lumtur udhëtarët që kalojnë nga Qafa e Kërrabës etj.. Po si nuk e thatë një fjalë të mirë, more doça demokratë. Po si nuk hodhët një qindarkë, more horra demokratë, por veç e vodhët. Por a vidhet ai vend i bekuar. Por si s’u tha gjuha njëherë, more doça socialistë, që edhe ju si të parët s’e thatë një, vetëm një fjalë të mirë, për këtë popull që me bekimin e Çukës, Abas Aliu votoi për të majtën, jo një e dy legjislatura, por plot 23 vjet. Po si s’ u bëtë njëherë të gjallë dhe të bashkuar, more horra socialistë, more djemtë dhe vajzat tona që Tomorrit, t’ i jepnit vlerën e lashtësisë, ngjyrat pellazgjike, bukurinë dhe madhështinë e shenjtërisë bektashiane, por veç vinit hanit e pinit dhe bënit foto-zezat, për të çngjyrosur edhe lulet më të vyera që mban ai në gji. Po pse, more ditë ngrysur socialistë, i’ a ulet kokën Zambakut Tomorrium në vendlindjen e tij, pse? A e dini ju, se ai rri krenar ndër kopshtet më të bukura të Evropës, atje ku ju jeni dehur ne efektet e verërave më të kushtueshme! M’i numëroni investimet në Skrapar… Asnjë, asnjë, asnjë! Po tani?! Më thoni, kush deputet foli një fjalë për Tomorricën dhe Poliçanin, që kanë mes tyre madhërishëm e gjigandshëm malin e shenjtë, malin me resurset me të rralla jo vetëm në Shqipëri por edhe ne kontinente të tjera. Si mund ta braktisni, në mënyrën më të pabesë, Tomorricën dhe Poliçanin, more plangprishës?! Por, si s’ iu ulën pak kryet që nuk diskutuat me atë popull aq të urtë dhe aq të dëlirë, për një çështje shumë të prekshme për jetën tonë, për dinjitet e mbijetesë, deri në zgrip: Ndarja territoriale. Tashmë, qyteti im vuan ankthin, mbjell kudo pa qetësin, lëshon ngado mallkime për veten. Mallkon veten pse i ra fati, pranë qytetit më me fat, të zgjedhur nga vetë perëndia. Ç’ ironi! Kjo po e çmend qytetin tim! Kjo është një dramë absurde dhe pikëpyetje që “Rilindasit” , të paktën, duhet të respektojnë bashkëqytetarët dhe qytetin tim, me argumente, në emër të votës e jo të bajraktarit injorant. Mali i Shenjtë vuan krenarinë e dikurshme dhe injorancën e atyre që s’e përfillën asnjëherë për një rrugë 20 km. Tomorricarët e çbërë nga përtallja, vuajnë mos përkrahjen e pushtetarëve që s’ u japin shansin e vetëm: lidhje me qytetin e Poliçanit, për të bërë aty tregti e çdo shërbim tjetër social shumë shpejt e shumë lehtë. Kjo vetëm për 20-30 km. Më tej, ja dhe unaza pellazgjike: lidhja me rrugë automobilistike, dikur unaza pellazgjike: Kërpicë, Gramsh, Cërrik, Belsh, Kuçovë, Berat dhe në fund, unaza e malit të Shenjtë, përfundon me qytetin e Poliçanit.
©Corovoda Online / Telegraf