Anketa Kombëtare për Reformën Territoriale: 83% e Skraparit pro Reformës **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Anketa Kombëtare për Reformën Territoriale: 83% e Skraparit pro Reformës

Fatjon Kaloci
31.7.14
Rreth 83% të banorëve të Skraparit mbështesin Reformën Territoriale. Një prej reformave më të mëdha të ndërmarra nga ndonjë qeveri shqipëtare mbi ndarjen administrativo - territoriale që këtë të enjte të fundit të Korrikut 2014 pritet të marri votën pro në parlamentin shqipëtar nga ky funksionimi i pritshëm i qeverisjes vendore do të jetë në 61 njësi. I shumëpritshëm dhe me ndjeshmëri në publik nisma që pritet të votohet u testua përmes një ankete me banorë nga gjithë Shqipëria i organizuar nga IDRA. Në rezultatet e anketës (që e plotë mbërriti në redaksinë e Corovoda Online) veçojmë edhe përkrahjen që në anketë ka dhënë kampioni i anketuar nga Skrapari. Sipas rezultateve gati 83% e Skraparit përkrah nevojshmërinë e reformës territoriale. Në një shkallë pikëzimi nga 1 deri 7 të pyetur nëse janë të kënaqur për reformen (ku me pikën 1 shprehej i pakënaqur dhe me piket 7 shpreheshin shumë të kënaqur) Skrapari mbështet kështu dukshëm këtë reformë. Të anketuarit kanë qënë nga Corovoda, Policani, Bogova, Cepan, Zhepe, Gjerbes, Vendreshë, Potomi, Leshnje dhe Zhepa.
Edhe në Polican  Qytetaret qe perbejne nenkampionin e kesaj zone funksionale e mbeshtesin variantin per Policanin si njesi te re funksionale me nje mesatare prej 6.2 pikesh ne nje shkalle nga 1 deri ne 7 ku 1=Plotesisht Kunder dhe 7=Mbeshtes Plotesisht . Anketa tregoi se rreth 86% e te anketuarve ne kete zone jane pro idese se Policanit si njesi e re funksionale.
Në nivel kombëtar kjo ankete tregoi se 67% e shqipëtarëve ishin pro nevojshmërisë për ndarjen e re administrativo - territoriale.
©Corovoda Online / Blogu më i madh në internet i lajmit lokal të Skraparit
Update:
Ora 17:31 Nis procesi i votimit në Parlamentin e Shqiperisë.
Ora 17:32 Verifikohet Kuorimi i prezencencës. Të pranishë 89 deputetë.
Ora 17:37 Miratohet me 84 vota Kodi i Procedures Penale
Ora 17: 38 Nuk miratohet projektligji per Dhenie Amnistie 82 vota kunder
Ora 17:39  Miratohet Projektligji per Organizimin e Gjykates Administrative 84 vota
Ora 17:40 Miratohet Projektligji per Organizimin e Keshillin e Larte te Drejtesise 84 vota
Ora 17:54 Miratohet Projektligji per Kodin Doganor ne Republiken e Shqiperise me 89 vota
Ora 18:08 Miratohet Projektligji  per Strategjine e Sigurisë Kombetare 89 vota
Ora 18:09 Miratohet Projektligji per Sigurimet Shoqërore 88 vota
Ora 18:15 Miratohet Projektligji per Barnat dhe sherbimit Farmaceutik 83 vota
Ora 18:16 Miratohet me 85 vota pro projekligji per Eurokopter
Ora 18:17 Miratohet projketligji per"Zhvillimin e Territorit" 82 vota
- projektligji per Policine e Shtetit -