• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË ÇOROVODË BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Intervista: Roland Qafoku - Pengu im...që nuk arrita të intervistoj At'Zef Pllumbin

Në një intervistë të bërë nga Raimonda Moisiu me moderatorin Roland Qafoku, një tjetër krenari e emrave të njohur të kolanës skraparase të ekraneve Qafoku nuk nguron teksa e krahëson Çorovodën, vendlindjen e tij si një qytet të vogël por që ai e do si të ishte i madh sa Chicago. Intervista e plotë është realizuar në R.Moisiu dhe Corovoda Online e publikon me kortezi.
 -Ju jeni emër mjaft i njohur në gazetarinë e shkruar dhe median vizive shqiptare. Cilat janë trajektoret e karrierës tuaj në gazetari?
Por sot, që po e mendoj, unë kuptoj se edhe vetë e kam kërkuar, por edhe fati ka ndjekur këtë kërkesë timen, që unë të vijoj karrierën në gazetari brenda një normaliteti që përcakton teoria e gazetarisë. Kam nisur si reporter në gazetë duke qenë në provë, reporter full time, redaktor, zëvëndëskryeredaktor, kryeredaktor, kryeredaktor i gazetës që u bë gazeta më e madhe në Shqipëri, themelues i një gazete dhe pas një përvoje mbi 15 vjet në median e shkruar kam kaluar në televizion në fillim si drejtor informacioni dhe më pas autor dhe drejtues i emisionit tim.
 - Si ju lindi ideja për të qenë pjesë e gazetarisë dhe e shtypit shqiptar -si pjesë narrative jetësore e rëndësishme nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo….?
 Nuk ka një datë apo moment që thashë se unë sot do bëhem gazetar. Është një dëshirë e hershme ndoshta e fshehur, por jo se ka një datë të caktuar. Gazetaria është një profesion që fillon, por që asnjëherë nuk mbaron. Cdo ditë ne bëjmë një gjë të re që nuk e kishim bërë më parë, kështu që në një farë mënyre gazetaria është “ to unlimited” (pafundësi).

-Çfarë “mëkati” i njihni vetes nga puna si gazetar me vendosjen e demokracisë në atdheun tonë?
Nëse raportimi i një lajmi të keq quhet mëkat, unë e kam bërë këtë. Por në gazetari ‘bad neës is good neës” dhe nuk mund ta kuptosh veten larg kësaj teorie. Ndryshe pastaj i bie që duhet të isha gazetar i Zërit të Popullit, të para vitevev 90-të. Një kolegu ynë ka thënë me humor se - gazetarët janë djaj të nevojshëm. Dhe në këtë Shqipërinë tonë media është syri i popullit. E thoshte dikur Ahmet Zogu.

-Ju keni një karrierë të gjatë në gazetari, që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj? Si jeni ndjerë kur keni shkruar artikullin e parë publicistik?
Unë e kam nisur karrierën e gazetarit si reporter dhe të raportosh një lajm për mua është puna më e mirë në gazetari. Si fillime të mijat në media, mund të quaj disa shkrime dhe ndonjë përkthim në vitin 1991 në disa gazeta modeste të asaj kohe që nuk botohen më. Por si gazetar profesionist, botimi i parë quhet lajmi i parë në vitin 1997-të në gazetën Koha Jonë. E mbaj mend mirë edhe lajmin e parë. Ishte një lajm i rrallë. Dikush kishte blerë një makinë dhe nuk e dinte se në të ishte instaluar një bombë e paaktivizuar. Pas 9 muajsh e mëson këtë nga ish-pronari i makinës të cilit ia kishte treguar ai që ia kishte vënë bombën. I habitur se si nuk i kishte ndodhur gjë. Ishte vitit 1997-të dhe në Shqipëri këto lajme ishin të zakonshme, brenda të jashtëzakoshmes.

-A mund të na përshkruani shkurtimisht Departamentin e “DEBATI NE CHANNEL ONE” (Hard Talk). Si lindi ideja e këtij emisioni- dhe pse këtë titull?
Debati në Channel One është një emision politiko-shoqëror. Në një farë mënyre është vazhdim i emisioneve, që unë kam prej 5 vjetësh në ekran. Emrin e emsionin ia ka vendosur pronari i telvizionit, zoti Ylli Ndroqi me idenë që në këtë studio të dominojë debate i politikës, i zjarrtë, jo monolog që të vë në gjumë. Kam një staf të mrekulleushmë që dua të falenderoj për punën që bën. Gazetarja e emisionit Ornela Gaci është bashkëpunëtorja ime më e afërt, një gazetare e re por shumë e talentuar. Pastaj janë pjesë mbështetëse regjizori, teknikët dhe 4 kameramanët e studios që janë ata, pa jam unë.
- Si jeni ndjerë kur keni intervistuar për herë të parë, ku dhe kush ka qënë ai/ajo? Na tregoni si arrini ju ta bëni intervistuesin, procesin e mbledhjes dhe vënien së bashku e të gjitha elementeëve intervistuesë? Cilat janë disa nga sfidat?
Intervista është një zhanër që unë e kam për zemër. Natyrisht kjo ka erdhur duke përmirësuar dhe unë nuk mund të auaj një moment që mendova se unë po di ta bëj mirë intervistën. Por besoj se pasi arrita në disa vjet të raportoja lajme që tërhqinin vëmendje, arrita të tërehq vëmendjen edhe me inetervista. Shumë pak janë perosnat që unë nuk i kam intervistuar. Një pjesë e tyre nuk jetojnë më dhe më vjen keq që ata që i kam intervistuar nuk jetojnë më, por nga ana tjetër më vjen mirë që unë kam, një kujtim me ta. I kam të ruajtura shumë intervistat me personazhe historikë tashmë, pra intervista me Ramiza Alinë, me Sabri Godon, me Amik Kasoruhun. Madje me Kasoruhon kam qenë gazetari i fundit që e kam intervisruar. E kisha vetëm tre ditë përpara se të ndërronte jetë në studion e emsionit dhe lajmi i vdekjes së tij më shokoi. Do më mbetet në memroie gjatë. Por kënaqësi ta thëm është edhe një tjetër, e një miku tonë të përbashkët, Riza Lahi. Një mik i yni, që teksa e kisha të ftuar në televzionin Ora Neës bëmë biseda të këndshme. Madje ai i thurri një poezi spikeres Uejda El Sajed, teksa e pa të qante LIVE, dhe përcillte lajmin e aksidentit të disa studentëve.

- Në jetën e përditëshme në metropolin shqiptar, Tiranën, ju jeni në kontakte me personalitete të politikës, social-ekonomike dhe kulturore të jetës shqiptare, por edhe të politikës të jashtme europiane dhe amerikane. Në këto biseda –debat, sa është prezent atdheu ynë Shqipëria e cështja shqiptare, vecmas ajo e Kosovës, Camërisë dhe Malit të Zi, në marrëdhëniet me ta?
Por padyshim, që ka qënë një pjesë e rëndëishme. Unë mendoj se me pavarësinë e Kosovës nuk do të thotë që cështja shqiptare është zgjidhur ploëtsisht. Është cështja shqiptare e Camërisë, shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Malit të Zi dhe Presheva.

-Cila është historia interesante, që ju ka lënë gjurmë dhimbje, malli e dashurie gjatë gjithë karrierës tuaj si gazetar dhe intervistues?
Janë shumë sepse karriera ime ka qenë shumë dinamike. Por më shumë më kanë mbetur mbulimi i ngajrve të vitit 1997-të, kur krahas raportuesit ta lajmeve, më duhej të ndihmoja edhe të plagosurit. Më kanë mbetur ngjarjet e 14 shtatorit 1998-të , kur mbuloja ngjarjen e rëndë në boulevard, kur rreziku i jetës ishte shumë i afërt. Ngjarjet e Kosovës në vitin 1999-të, kur intervistova një fëmijë 10 vjec, që me sytë e vetë kishte parë masarkën që serbët kishin bërë në familje, por që vetë kishte shpëtuar. Mes pirgut të njerëzve të vrarë ishte një mrekulli, që atë fëmijëv nuk e kishte zënë asnjë plumb. Pasi ata u larguan, djali 10 vjecar u largua duke gjetur një karvan, që vinte në Shqipëri dhe në spitalin ushtarak unë e takova duke i marrë një intevistë. Nuk më shqitet nga mendja një italo-amerikan i dënaur në burgun e Tiranës, të cilin e intervistova dhe që kishte mësuar shqip në dialektin, kuksian sepse në qeli rrinte me një djalë nga Kukësi. Por edhe shumë intervista të rëndësishme. si ajo me sekretarin e NATO, Anders Fogh Rasmussen, me pasardhësin e Giovali Falcones, Pier Luigi Vigna, personazhin real Sali Protopapa për të cilin u bë filmi “I teti në bronx” e shumë e shumë të tjerë.

-Cilat kanë qënë uljet dhe ngritjet në karrierën tuaj? Cili ka qenë keqkupimi më i ndjeshëm gjatë karrierës tuaj si gazetar?
Po për fatin tim sic e thashë më lart nuk kam patur up and doën. Por një karrierë me hapa të vegjël, por të sigurtë. Nëse ka patur tërheqje, për mua ato do të thoshin ringritje, si një provë e madhe, se cfarë isha në gjendje të bëja. -Cila është ngjarja tuaj më e preferuar që ju keni raportuar, qoftë nëpërmjet medias së shkruar dhe asaj vizive? Janë disa, por ngjarjet e vitit 1997-të, ngjarje e 14 shtator 1998-ë, ngjarjet e Kosovës në 1999-ë, ngjarja e Gërdecit, 2008-ë, 21 janari 2011-ës.

-Cfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, Ballkanike apo Lindore, në krahasim me atë perëndimore, bazuar në ato c’ka ju keni lexuar apo vënë re?
Për mua nuk ka gazetari shqiptare, gazetari italiane, gazetari ballkanike apo gazetari aftrikane./ Ka vetëm dy lloj gazetarie; Profesioniste ose jo profesioniste.
-Cfarë ju pëlqen dhe cfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj?
Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përziehen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si gazetar profesionist dhe i karrierës, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes kulturave të tjera, vecmas në Ballkan? Unë besoj në Zot i cili është një për të gjithë. Natyrisht e pranoj, që nuk e kam kulturën dhe dijen e duhur fetare, për të bërë ritet, por ama respektoj këdo në besimin e vet. Edhe për shkak të punës si gazetar kam patur rastin të vizitoj objekte kulti si Mekën në Arabi, tempullin budist në Kinë, kishë në ShBA, Greqi e gjetkë, por edhe teqe si në Shqipëri, ajo më e fundit, teqeja e Ali Postivanit në Përmet. Kam ndjerë impresion të vecantë te të gjitha objektet që kamë parë dhe them se jam i privilegjuar.
-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit gazetar, jo vetëm i shtypit shqiptar, por edhe asaj vizive, moderator i emisionit “Planet” dhe “DEBATI NE CHANNEL ONE” (Hard Talk)-me audience jashtëzakonisht të admirueshme?
Po unë futesha tek ata fëmijë që për shkak të familjes sime dhe duke u krahasuar me moshatarët e mij, duhet të them se kam qenë me fat. Fëmijëria jonë ishte e lumtur, se ishim të gjithë të barabartë dhe mjafton një kujdsje pak më shumë se të tjerët dhe mund të bëje dallimin, që në fakt sot është për të qeshur. Unë në fëmijëri kam patur shumë ëndrra dhe kam qenë një nxënës i asaj që i thoshin “10 me yll”. Kjo më ka ndjekur edhe në shkollën e mesme dhe të lartë të cilat i kam mbaruar me rezultate të mira. Kjo më ka ndihmuar në jetë të kem disa avantazhe, por jo të zgjidhja atë degë që dëshiroja unë të kisha. Nuk e mendoja kurrë në atë kohë se një ditë do bëhesha gazetar. Por ja që sistemi demokratik sic thotë Churchill nuk është më i mri i mundshëm, por më të mirë nuk kemi parë. Falë synimit tim dhe fatit u dësh të bëhesha gazetar.
- Jetoni në Tiranë c’ju lidh me Skraparin?
Unë jam nga Corovoda. Aty kam lindur dhe aty jam rritur deri në moshën 14 vjecare. Më pas kam ardhur në Tiranë dhe kam studuar aty në shkollën e mesme dhe të lartë. Por me Çorovodën kam një lidhje speciale që lidhet me fëmijërinë timë. Cdo kujtim nga fëmijëria e kam atje dhe ato rrugët e qytetit, rruga para pallatit 6 -katësh te agjensia, rruga për në shkollën 8 vjeçare “Kahreman Ylli”, kinemaja, pallati i kulturës, shtëpia e pionerit, puna e babait, puna e mamasë, janë kujtime të jashtëzakoshme për mua. Është një qytet që ashtu të vogël, e dua si të ishte i madh sa një Cikago. Është dashuria e vendlindjes, por edhe pse ai qytet vërtetë ka njerëz të mrekullueshëm.

- Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera, që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit, sikundër droga e krimi? Po për dhunën në familje? Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare për lehtësimin e këtyre plagëve?
Unë jam partizan i asaj; se një burrë që rreh gruan është një frikacak i pandreqshëm. Një burrë i tillë përjeton dramën e të qënit i pazotë, i paaftë për të krijuar vlera monetare, një dembel që nuk arrin të ketë sukses në jetë. Sipas statistikave shumica e atyre që rrajnë gratë dhe fëmijët janë të varfër, pa pasuri, pa arsim dhe nuk kanë bërë ndonjë gjë në jetë. Kjo ka shumë kuptim.
-Si jeni ndier përballë botës së frikëshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit? Cfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymmtim dhe vetëvrasje intelektuale’?
A c’ma gjetët këtë pyetje. Ismail Kadare më ka thënë disa herë; Në profesionin e gazetarit dhe shkrimtarit nuk ka gjë më të tmershme të drejtohesh nga njerëz mediokër. Është një torturë e vërtetë. -Si gazetar dhe intelektual, cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë` në vëndin tonë? Atdhetari më i mirë është ai që i njeh defektet popullit dhe kombit të vet. C’tju them, më vjen të qesh kur për veten tonë si popull dhe komb disa marrin poza dhe lavdërojnë si popull liridashës, i urtë, paqedashës, patriot. Po u them unë, po të kujtojmë vitin 1997-ë, a vlejnë këto cilësi? Ai vit është gunga e historisë sonë. Një zot e di se me kë luftuam dhe kush ishin palët. Di që vetëm atë vit u vranë 3 mijë shqiptarë dhe u plagosën 10 mijë të jerë.
-Cfarë është dashuria për ju? Kur e ndjen një burrë, se është i dashuruar? A keni shkruar ndonjë poezi dashurie?
Po, po kam shkruar. Madje më duket e habitshme nëse dikush nuk mund të ketë shkruar. Kam shkruar poezi dashurie por kanë mbetur në kuadrin intim, nuk jam botuar. E kam kënaqsi t’ju them se të gjitha ia kam kushtuar dashurisë sime të jetës Alketës.
-Cilat janë aftësitë profesionale që gazetarët e rinj kanë nevojë sot? Ndonjë këshillë për ata që aspirojnë gazetarinë?
Gazetaria sot ka ndryshuar shumë. Është bërë më profesioniste dhe për shkak të teknologjisë. Ajo që thonë disa se këta të rinjtë nuk marrin vesh dhe ky brez i ka gazetarët e dobët, më bën të qesh. Këtë që e thotë këta, po ta krahsosh se cfarë shkruante në moshën kur ky brez i ri bënë gjith’ këto gjëra, të bën të qeshësh. Natyrisht që gazetaria shqiptare ka mëkatet e saj. Ka shumë pak gazetarë të paanshëm dhe të palidhur me pushtetin, por duke qenë se gazetaria modern shqiptare është shumë e re, besoj se janë normale.
-Projektet tuaja në të ardhmen? Cfarë iu ka mbetur peng?
Projekti im është DEBATI NE CHANNEL ONE. E quaj sfidë sic do gjë, që unë kam si gazetar dhe të gjitha bateritë e mija i kam të konvergjuara aty. Peng? Po më ka mbetur peng që nuk munda të intervistoj, At’ Zef Pllumin.
- A është i lirë shtypi sot?
Në Facebook qarkullon një pasazh që pretendohet se është marrë nga gazeta Neë York Times, por që nuk është e vërtetuar. Megjithatë aty shkruhet: Cdo gazetar sot në Shqipëri ështyë i lirë të shkruaj atë që i thotë pronari! Një ironi dhe situatë që i shkon pak a shumë medias shqiptare. Për mua ka shumë pak gazetarë të pavarur, ndërkohë që ka shumë media të pavaruara. Kjo ka sjellë rënjene e besueshëmrisë.
-Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare sot....
Nuk e di nëse jam personi i përshtatshëm për të dhënë këshilla.. Ju faleminderit!
©Corovoda Online /  Raimonda MOISIU

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

ALSSH SKRAPAR - Kjo faqe mbështetet nga Agjensia Lokale e Sigurimeve Shoqërore Skrapar.

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA