Koordinata X: 1997 Skrapar Tragjedia e Kapinoves 6 te Vrare dhe 14 te plagosur ne konfliktin e 1997. Skrapari Kujton **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: 1997 Skrapar Tragjedia e Kapinoves 6 te Vrare dhe 14 te plagosur ne konfliktin e 1997. Skrapari Kujton

Fatjon Kaloci
23.8.14
Corovoda On Line prej 5 vitesh tashmë vijon publikimet e informacioneve mbi dhe për Skraparin. Këtë herë Koordinata X do të risjell në vëmendje një ndër tragjeditë më të mëdha në Skraparin e viteve 1997. Ndonse një blog jozyrtar dhe të parët nën guximin e inisiativës mediatike lokale pasqyrojmë disa ndër detajet e 16 qershorit 1977. Gjithçka ndodhi 16 vite më parë ku të paktën 6 persona mbetën të vrarë dhe 14 të tjerë u plagosen në një prej ngjarjeve më të rënda të kohës në Shqipëri. Zyrtarisht një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme citoi në ekranet e Tiranës se dy grupe të armatosura shkëmbyen zjarr mes njëri - tjetrit të hënën e 16 qershorit 1997 në orën 17:00 në fshatin Kapinovë, Skrapar. Personat që humbën jetën në këtë konflikt ishin:
1. Agim Dajlan Hasa i lindur në 1960 banues në fshatin Kapinovë, Skrapar.
2. Peme Syrja Hasa banuese në fshatin Kapinovë, Skrapar.
3. Çelnik Selim Hasa i lindur në 1969 banues në Kapinovë Skrapar.
4. Kastriot Nuri Cufe i lindur në 1968 banues në Çorovodë.
5. Ilirjan Nuri Cufe i lindur në 1969 banues në Çorovodë.
6. Arjan Nuri Cufe i lindur në 1971 banues në Çorovodë.

Ndërsa të plagosur në këtë shkëmbim zjarri që zgjati disa orë mes dy grupeve mbetën : Muharrem Hasa, Arjan Hasa, Albert Perparim Nanushi, Begzo Hasa, Vesel Dajlan Hasa, Vituri Vesel Hasa, Pranvera Hasa, Aida Hasa, Klorentina Hasa, Marjana Bakiasi, Geralda Bakiasi, Mynevere Bakiasi, Gentian Bakiasi, Elinor Cela. Të gjithë të plagosurit ishin nga fshati Kapinovë. Në atë kohë Komisariati i Policisë së Skraparit tha se konflikti i armatosur ndodhi pasi Tahir Cela kishte kontradikta prone me një shtetas Yzedin Hasa. Nga këto konflikte Tahir Cela së bashku me tre nipërit e tij Kastriot Cufe, Ilirjan Cufe dhe Arjan Cufe të cilët mbetën të vrarë nga ky konflikt, e lanë fshatin Kapinovë rreth orës 14:00 të së hënës 16 qershor 1997 për të sqaruar problemin por u ndeshën në përballje nga ku më pas bilanci tragjik i ngjarjes do te shokonte jo vetëm Skraparin. Asokohe Presidenti i Shqipërise Sali Berisha përmes një deklarate shprehu dhimbjen për ngjarjen e rënde që ndodhi në Skrapar, ndërsa mesazhi u shpërnda në të gjithë Shqipërinë për atë çfarë tronditi Skraparin.
©Corovoda On Line - Imazhi Arkiv Pamje nga fshati Kapinove