Koordinata X: Kush ishte dëshmori i parë i Çetës Partizane të Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Kush ishte dëshmori i parë i Çetës Partizane të Skraparit

Fatjon Kaloci
6.8.14
Rikthehet rubrika e klikuar Koordinata X në Corovoda Online me Skraparin ndër vite. Këtë postim për të ndarë me lexuesin edhe një detaj tjetër që mund ti shtohet informacioneve tuaja. Hajri Shpatanji ishte dëshmori i parë Partizane të Skraparit. Ai ra dëshmor në 30 janar 1943. I lindur në fshatin Shpatanj të Tomorricës në një familje të varfër por me vlera të larta patriotike në pranverën e 1942 do të radhitej në çetën partizane të Skraparit. Në një raport të asaj kohe Komisari i Çetës Ramiz Aranitasi informonte Komitetin Qarkor të Beratit ku shkruante:
" Kur jepej alarmi i rrethimit ishte mitralozi i Hajri Shpatanit që lajmëronte: ja të qëndronte deri në vdekje, ja të dorëzohej pa kushte. Që në momentet e para u shqua si luftëtar trim dhe i vendosur".
Në fundin e vitit 1942 pasi ktheheshin nga aksioni i goditjes së Xhandarmërisë së Barmashit në Kolonjë Hajri Shpatanji sëmuret rëndë dhe komanda e çetës partizane vendosi që përkohësisht ai të largohej nga çeta për t'u mjekuar në spital. Pavarësisht insistimit të tij pë të vijuar të qëndronte në çetë, ai u dërgua fillimisht me një grup partizanësh në fshatin Zhaban e ku me pas do të kurohej në spitalin e Beratit e më tej në atë të Tiranës ku do të shuhej në përjetësi natën e 30 janarit 1943
©Corovoda Online