Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Çorovodë. Zgjidhet Kryetari i ri i PD për Skraparin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Çorovodë. Zgjidhet Kryetari i ri i PD për Skraparin

Fatjon Kaloci
7.8.14
Rreth orës 10:30 të së mërkurës 6 gusht 2014 në Qëndrën Kulturore të Fëmijëve po bëheshin përgatitjet e fundit. Kjo pasi një ditë më parë sikundër ju kemi informuar edhe përmes njoftimeve tona në faqen tonë në facebook për demokratët e Skraparit do të mbaheshin zgjedhjet e reja për kreun e Partisë Demokratike në Skrapar. Në këtë takim do të merrte pjesë edhe vetë kryetari aktual i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha që për herë të në cilësinë e Kryetarit të Pd do të vinte në Skrapar këtë të mërkurë 6 gusht 2014. Në takim morën pjesë anëtarë e simpatizantë të kësaj partie jo vetëm nga Çorovoda por edhe Poliçani dhe komunave përreth. Gjatë fjalës së tij, Basha u ndal tek gjendja që po kalon vendi, për të cilën tha se pasiguria për jetën është rritur, situata ekonomike është më e rëndë se asnjëherë më parë, taksa të larta, mungesë investimesh, mbyllje të vendeve të punës, sikundër shtresat në nevojë, në këto 300 ditë që sipas tij nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti. Të djathtët zgjodhën edhe kreun e ri për Skraparin. H.Bakiasi do të jetë në këtë detyrë pas zgjedhjeve të parimit një anëtar një votë. Foto të këtij takimi u hodhën në rrjet në faqen zyrtare ne Facebook nga Lulzim Basha një ditë më vonë.
©Corovoda Online / Në imazh Kreu i Pd Skrapar