Rruhije Hysko: "Vajza" e festivaleve. Një jetë mes këngës popullore skraparase **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Rruhije Hysko: "Vajza" e festivaleve. Një jetë mes këngës popullore skraparase

Fatjon Kaloci
5.8.14
Në Imazh: Rruhije Hysko
Ajo është personazh i gjallë i këngës shekullore të Skraparit. Në çdo event artistik për vite e vite me radhë, kënga skraparase nuk do të kuptohej ndryshe pa praninë e saj. Rruhije Hysko është më shumë sesa thjesht një emër. Ndër vite me mijëra e mijëra skraparas imazhin dhe zërin e saj teksa shfaqej një event artistik, teksa kishte një koncert, teksa është një festival. Nuk mund të dihet nëse ishte kënga ajo që lindi Rruhijen apo ishte Rruhija që e lindi aq bukur këngën skraparase. E lindur në Çorrotat, mes maleve të Tomoricës së ashpër të maleve që në rini zëri i saj do të spikaste dhe do të buçonte përtej maleve të vendlindjes për të mbërritur edhe në Çorovodë shumë më përpara sesa ajo vetë të vinte përkrah me modelin e saj të jetës Shyqyrinë. Dashuria për artin, skenën e mbi të gjitha për këngën do të skiconte tek çdo pjesëtar i dinastisë Hysko një shëmbull të një familje model skraparase. Por jo çdo gjë do të ishte e lehtë në jetën e vështirë të atyre viteve, por çdo pengesë me zërin dhe falë zërit të saj shëronte edhe dhjetra e dhjetra skraparas teksa prisnin të dëgjonin në çdo rast ku Rruhija ishte, zërin e këngën e saj. Me të drejtë një ndër penat lokale do ta quante "Vajza e Festivaleve". Pjesëmarrëse në të gjitha festivalat folklorike të Gjirokastës, pjesëmarrëse e “Sofrën dibrane”  (2001) pjesëmarrëse në Festivalin Kombëtar të Shoqërisë Ansambleve Kulturore Artistike në Kaçanik e në qindra e qindra evente... Ajo është vlerësuar me dy medalje "Naim Frashëri" por titullin më të madh jemi të sigurtë se e ka fituar me meritë nga i gjithë populli i Skraparit.... sepse ajo vijon të mbetet një "vajzë" e festivaleve...

©Corovoda Online