Shtator 2014: Çorovoda për herë të parë do të ketë një Paketë Turistike Pilot **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Shtator 2014: Çorovoda për herë të parë do të ketë një Paketë Turistike Pilot

Fatjon Kaloci
2.8.14
Një projekt që ka marrë udhë prej disa kohësh pritet të konkretizohet gjatë muajit shtator 2014. Kooperim i përbashkët mes Bashkisë Çorovodë dhe Azioni Sperimentali di Sviluppo ed Internazionalizzacione do të sjellë për herë të parë më të standartizuar një paketë pilot turistike me resurset e panumërta që ofron Çorovoda dhe Skrapari. Projekti në ecurinë e tij do të standartizoj "kaosin turistik" që prej dekadash dominonte në Çorovodë. Një fokus i veçantë do të jetë padyshim në Kanionet e Lumit Osum, ku do të kornizohen në rregulla pikat e hyrjes dhe të daljes për gomonet, kanoet etj, guidat kryesore të panoramës turistike natyrore si edhe shumë elementë të tjerë. Duke parë një draft të kësaj pakete edhe komuniteti përfshihet në mënyrë harmonike në të ndërsa edhe disa biznese apo sipërmarrje private do të jenë pjesë e kësaj platforme. Kjo është hera e parë që Çorovoda sheh më në fund një Paketë të plotë turistike zyrtare me hotelet, baret, resorantet, vendet turistike, kamping etj. Deri më tani inisiativa të tilla kanë munguar dhe të vetmit që pasqyronin bukuritë e Skraparit kanë qënë rrjetet e ndryshme sociale (mes njerëzish apo edhe atyre elektronike).
©Corovoda Online  / Këtë verë... Zgjidh Çorovodën! (Slogani i kësaj vere 2014 në blogun më të madh lokal)