Skrapari tjetër: Bletaria dhe kujdesi për to. Në "rrugën" e qumështit të bletës **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapari tjetër: Bletaria dhe kujdesi për to. Në "rrugën" e qumështit të bletës

Fatjon Kaloci
4.8.14
Ai quhet Sadik Çela dhe është një ndër të disatët skraparas që i përkushtohen me pasion bletarisë. Në mundin e ditëve të së sotmes ku shumë kush kërkon gjetje të mënyrave sa më të mira të jetesës, Sadiku iu dedikua artit të bletarisë. Si asgjë tjetër edhe kjo nismë kërkon shumë mund dhe përkushtim për të ardhur tek e sotmja ku nisma e tij mund të shërbej si shëmbull për dhjetra e dhjetra skraparas të tjerë. Por ajo që më së shumti konsumatori sheh është mjalti sidomos ai i treva skraparase, shumë cilësor dhe me veti të njohura të një shëndeti të mirë dhe kuruese. Por një tjetër vëmendje na zgjoi prodhimi i Qumështit të Bletës që kërkon mjaft kujdes. Në formën e vetë ai ka mundur të bëj një promocion modest në të cilin përshkruan vetitë mjaft të mira në shëndetin kurativ të përdorimit të qumështit të bletës. Përmes disa imazheve në rrjetin social facebook ai nuk nguron të paraqes pjesë të ditës së tij të punës në fshatin e tij ku tashmë numërohen me qindra koshere bletësh që kërkojnë përkujdesje në çdo çast. Pa asnjë pagesë Çorovoda Online qëndron e hapur për cilindo që kërkon të pasqyroj nismën e biznesit apo sipërmarrjes private në të gjithë Skraparin.
Vetitë Kurative të Qumështit të Bletës:
- Kurativ për depresionet Nervore, Stres, Pagjumësi, tejlodhje e zgjatur fizike dhe mendore.
- Kurativ në paaftësitë me karakter seksual (unisex)
- Kurativ në stabilizmin e presionit arterial të gjakut, në arterio-sklerozë, anoreksi, çrregullime të mëlçisë, tëmth, azma bronkiale, etj
- Kurativ në proçeset e rritjes së fëmijës
Ju mund kontaktoni për më shumë marketing për mjalt dhe qumësht blete nga shumëllojshmëria e panumërt e luleve të Skraparit nëse keni interes me Nr. +355 68 44 31 694
©Corovoda Online... një mbështetje për biznesin tuaj