Kryetari i Parlamentit Meta në Çorovodë: "Për Skraparin do të ketë perspektiva të reja" **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Kryetari i Parlamentit Meta në Çorovodë: "Për Skraparin do të ketë perspektiva të reja"

Fatjon Kaloci
27.9.14
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ishte sot e shtunë 27 shtator 2014 në qytetin e Çorovodës ku ka marrë pjesë në hapjen e panairit të prodhimeve agro ushqimore të kësaj zone të organizuar nga fermrët dhe blegorët vendas. Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se së shpejti do të nis projekti për zhvillimin e Agro - Turizmit për zonën e Skraparit. Gjithashtu gjatë fjalës kreu i parlamentit dha se ne fund të vitit pritete të përfundojnë punimet në rrugën Lushnje - Berat gjë që do të ndikoj edhe në komunikimin rrugor për dhe nga Skrapari. Në Panairin e sotëm ishin të pranishëm edhe Ministri i Bujqësisë E.Panariti, Ministri i Drejtësisë N.Naco dhe drejtues të tjerë rajonal dhe lokal.
Ilir Meta: 
“Është një kënaqësi që rikthehemi pas një viti në panairin e produkteve bio, këtu në qytetin e Çorovodës për të parë progresin e bërë gjatë një viti. Por njëkohësisht edhe për të shprehur vendosmërinë tonë, jo vetëm që të kemi një traditë të konsoliduar të këtij panairi çdo vit, por mbi të gjitha për të dhënë mesazhin e fuqishëm të mbështetjes, për të gjithë ata që punojnë dhe që duan të punojnë, për të gjithë ata të cilët përmes punës së tyre jo vetëm që krijojnë të ardhura për familjet dhe fëmijët e tyre, por njëkohësisht edhe i kontribuojnë zhvillimit të gjithë kësaj zone dhe njohjes së saj në vend, në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Duhet t’i kthehemi punës siç punojnë ata që sot janë organizatorët e vërtetë të këtij panairi. Nuk ka progres duke ndenjur në vend, duke pritur, por vetëm duke punuar. Nuk ka progres duke shkulur, duke prerë, duke djegur, por vetëm duke mbjellë. Le të kujtojmë pak si punonin gjyshërit tanë, si punonin gjyshet tona, si punonin xhaxhallarët tanë dhe t’u ngjajmë atyre dhe jo dembelëve të tranzicionit, parazitëve të tranzicionit në rast se duam progres dhe në rast se dua që fëmijët tanë të jetojnë në kushte sa më të mira se sa jetojnë sot. Së shpejti nis edhe projekti me qeverinë italiane për zhvillimin e turizmit. Së shpejti nis edhe projekti me Danimarkën, ku është i përfshirë dhe rrethi i Skraparit dhe qarku i Beratit për të mbështetur me prioritet këtë zonë dhe disa zona të tjera në Shqipëri për zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë dhe shumë projekte të tjera. Në fund të këtij viti përfundon rruga Lushnjë-Berat dhe vitin e ardhshëm rikonstruksioni i rrugës nga Berati në Çorovodë. Së shpejti nis projekti për rrugën nga Mbrakulli në Përmet. Njëkohësisht Skrapari përfiton nga projektet e gazsjellësit mjaft të rëndësishëm dhe strategjik TAP, të cilat do t'a kthejnë në një nyje të rëndësishme, jo vetëm për këtë investim strategjik, por dhe do t’i japë mundësinë që përmes krijimit të infrastrukturës së këtij investimi, të lidhet njëherë e përgjithmonë edhe me rrethet e tjera, e sidomos me Korçën. Skrapari ka rezerva të jashtëzakonshme në këtë drejtim. Janë të parët ata që merren me blegtori, janë të parët ata që duan të punojnë, që duan të sakrifikojnë sepse fitimet në blegtori nuk janë të pakta, janë të shumta. Dua të shpreh kënaqësinë që shoh këtu edhe intelektualë, pedagogë, personalitete të cilët nuk janë të angazhuar në politikë, por që mbajnë lidhje me krahinën tonë dhe që janë të angazhuar për të mbështetur projektet e zhvillimit të Skraparit. Është pozitive që bujqësia jonë po rimëkëmbet pas braktisjes që iu bë për gati 20 vite, por rimëkëmbja e saj duhet të jetë më e shpejtë dhe do të jetë e tillë duke punuar të gjithë së bashku më shumë dhe më mirë dhe sidomos duke u orientuar drejt produkteve bio. Çorovoda ka qenë qyteti i parë që është çliruar. Në Skrapar janë krijuar disa nga brigadat më të lavdishme të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, si Brigada e 7-të sulmuese dhe Brigada e 16-të. Skrapari ka nxjerrë me qindra dëshmorë dhe heronj, dhe mjaft personalitete që kanë kontribuar për çlirimin e vendit dhe për rindërtimin e tij.
"