Një tjetër investim serioz i shtohet Çorovodës. Filiali i karburant Kastrati së shpejti në Çorovodë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Një tjetër investim serioz i shtohet Çorovodës. Filiali i karburant Kastrati së shpejti në Çorovodë

Fatjon Kaloci
26.9.14
Ndërsa së fundmi janë vendosur nën ngjyrat blu dhe të verdhë, logot e Karburant Kastrati ndriçojnë mbremjeve të Çorovodës. Investimi me mjaft interes po pritet më së shumti nga drejtuesit e mjeteve të mësuar me shërbimet cilësore që deri tani skraparasit e mjeteve  i merrnin në qytete të tjera por që nga muaji i ardhshëm do të mundësohen në Çorovodë. Pika e re e Karburantit do të jetë pranë rrugës Arkitekt Kasëmi në lagjen Hasan Seitaj dhe shërbimi do të jetë 24 orë. Në treg ky operator njihet për cilësinë e karburanteve si dhe për sistemin e bonuseve të pikëzuara për blerësit. Kastrati Grup numëron mbi 70 stacione shërbimi në gjithë Shqipërinë
©Corovoda Online