Vallja Skraparase zbret në Lushnje në edicionin e 7 të Festivalit kushtuar valleve **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Vallja Skraparase zbret në Lushnje në edicionin e 7 të Festivalit kushtuar valleve

Fatjon Kaloci
27.9.14
Këtë fundjavë në qytetin e Lushnjes organizohet edicioni i shtatë i Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Valles Popullore Burimore, i konsideruar ky njëri nga pesë Festivalet Tipologjike më të rëndësishme kombëtare në Shqipëri Festavali i ideuar në fomrën e një kompeticioni do të ketë konkuruese edhe vallen skraparase. Me organizim të Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, nëpërmjet këtij aktiviteti bëhet afirmimi i kostumeve popullore, ansambleve folklorike, valles tradicionale shqiptare sipas krahinave përkatëse, njëkohësisht edhe ruajtja dhe përcjellja e traditës. Pjesëmarrja vazhdon të jetë e shpërndarë në të gjithë krahinat shqiptare e mbarë shqiptare. Në këtë edicion të shtatë do të marrin pjesë ansamble folklorike nga Korça, Tirana, Berati, Vau i Dejës, Gramshi, Skrapari, Tetova, Gjonaj dhe Prizreni. Festivali ka karakter konkurrues, ku ansamblet dhe elementët më të spikatur janë përzgjedhur nga një juri profesioniste. Festivali do të hapet me një paradë të ansambleve në sheshin e qytetit të Lushnjes, ndërsa festimet do të zgjasin dy ditë duke gjallëruar jetën artistike të qytetit, duke e kthyer këtë aktivitet në një panair tradite.
©Corovoda Online / Imazhi KOrtezi S.G