• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Komiteti i veteranëve Skrapar: Mesazh mirënjohje me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Zeni Kapllani

Si për çdo datë të rëndësishme të almanakut historik të popullit skraparas, ata do të ishin sërisht bashkë. Të pandashëm, prezent në çdo aktivitet apo datë shënuese këtë herë do të ishin sërisht por për një arsye më shumë. Ky 25 shtator 2014 përkoi me 80 vjetorin e lindjes së Zeni Kapllani, i urtë, me kapelen dhe gjyslykët e moshës, nën rrudha plot kujtime, gëzimi brenda tij dukej se ishte krej i pazakontë. Mes miqëve, shokëve dhe familjarëve dhe qindra urimeve të rastit në mjediset e një bar-resoranti në Çorovodë ai do të merrte dhe një mesazh mirënjohje nga ana e Komitetit të Veteranëve Skrapar, për përkushtimin, punën dhe kontributin e dhënë në çdo ditë për Skraparin e tij. Meteja, Shefikoja, Razija, Enveri, Taipi, Bashkimi, Asqeriu, Sefedini e plot të pranishëm në këtë ditë të veçantë të gjithë dukeshin sikur ishin më të gëzuar se vetë Zeniu. Ishin sërisht bashkë, si përherë. Në trokitjet  e gotave si çdo zakoni skraparas nuk mund të liheshin pa përmendur edhe kulmoret e Luftës Nacional Çlirimitare, duke dashur të promovojnë edhe në këtë rast krenarinë e të qënit shqipëtar dhe sakrificën e popullit skraparas për liri për të ardhur tek kjo ditë... ku të gjithë bashkë, gëzojnë. Përmes këtij postimi nuk zgjodhëm të shkruanim biografinë apo kontributin e panumërt në çdo sektor të punës së Zeniut, mbase për të shprehur qëllimisht thjeshtësinë që Zeniun e karakterizon. Nën një kapele, nën disa rrudha të gjithë do të bëhemi një ditë, por që përmes tyre të dëshmosh njeriun e mirë, e të devotshëm e të kudogjendur kudo që thuhet e flitet për Skrapar mbase kjo mund të jetë një motiv për një krenari më shumë ... Corovoda Online jep edhe më të mirat urimet e rastit dhe i uron Zeni Kapllanit një jetë të gjatë dhe plot shëndet!
Dhe në fund të kësaj dite një foto kujtim... si përherë... të gjithë bashkë.
©Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NJOFTIME

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA