Koordinata X: Çorovodë 1974 - Cili grup gjaku dominon në popullsinë lokale? Studimi përfshiu edhe Poliçanin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Çorovodë 1974 - Cili grup gjaku dominon në popullsinë lokale? Studimi përfshiu edhe Poliçanin

Fatjon Kaloci
5.10.14
Në këtë postim Koordinata X dhe Corovoda Online do të shkojnë në një studim bërë në harkun kohor të 5 viteve në harkun kohor 1969 - 1974 ku në thelb të studimit do të ishin gjetjet e afërsive apo dallimeve mes zonave të Skraparit të ulta dhe atyre të larta të Skraparit ku gjithçka do të niste nga kampionimi i analizave të gjakut të shtetasve të ndryshëm. Studimi u bazua në ekzaminimin e dy serive kampioesh.

Seria e parë përfshiu 555 analiza të kryera në qytetin e Poliçanit në vitin 1974.

Seria e dytë përfshiu 215 analiza të kryera në pikën e dhurimit të gjakut në Çorovodë në harkun kohor 1969 - 1974 me persona vendas skraparas.

U konstatua se seria e parë ajo e Poliçanit tregonte afërsi të dukshme në pikëpamje të shpërndarjes ë grupeve të gjakut ku nuk kishte ndonjë dominancë grupi specifik pasi rezultoi se në Poliçanin e atyre viteve kampioni dëshmonte në përqindje të afërta si grupin A, B, dhe 0 të gjakut duke dëshmuar për komunitet heterogjen pa ndonjë predispozitë dominuese.

Por ajo që përbën veçanti dhe që blogu ynë i Corovoda Online dëshiron t'a ndajë me ju lidhet me serinë e dytë atë të Çorovodës ku rezultoi një shmangie e cila mund të lidhet me shkaqet gjeografike apo historike.

Kështu për zonat gjatë Luginës së Osumit (përfshirë Çorovodën) si dhe në Skraparin e ulët dhe atë mesatar (duke patur parasysh lartësinë mbi nivel deti)  mbizotëronte vetëm grupi 0 i gjakut ndërsa në zonën e Tomoricës një zonë përfaqësuese e Skraparit të lartë (malor në këtë sens), pra në Tomoricë dominonte grupi A i gjakut. Besueshëm apo jo për ju për studimet e atyre kohëve rezulatet tregojnë se Tomorica dhe Skrapari kanë një afërsi jo vetëm nga të folurit dhe mënyra e jetesës por edhe nga pikëpamja e shpërndarjes së grupeve të gjakut.

Rezultatet u botuan në atë kohë në botimin e revistës "Etnografia Shqipëtare" në Numrin e 8 të botimit.
Studimi, tregoi edhe një aspekt tjetër atë të afërsisë me elementë antropoligjik dinarik, me të cilin do të njihemi në një postim të mëvonshëm.
©Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrues pamje arkiv nga Çorovoda 2007