Koordinata X: Muharrem Baze ikona e sportit të Skraparit Një krenari më shumë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Muharrem Baze ikona e sportit të Skraparit Një krenari më shumë

Fatjon Kaloci
4.10.14
Në kolanën e qytetit të vogël plot me emra të zëshëm në fusha të ndryshme të jetës Koordinata X nuk ka sesi të mos lër pa përmendur edhe Muharrem Bazen, një ndër emrat më të njohur të Sportit të Skraparit ku edhe ekipi vëndas asokohe i quajtur "5 Shtatori" mori jetë bashkë me të. Pasioni për futbollin ishte më i fortë. Ndonse i diplomuar për teknologji minierash, ai u radhit mes lojtarëve më të spikatur të Skraparit ku për shumë vite fusha e gjelbër do të ishte nën këmbët e tij. Vite më pas e deri vonë kontributi do të ishte shumëfish si trainer i ekipit skraparas duke e çuar në klasifikime të larta në kategoritë ku 5 Shtatori i jepte jetë me ndeshje gjithe Skraparit që "shkulej" anembanë për të ndjekur emocionet që vetëm futbolli di ti jap. Në rrugët e vogla të qytetit si dikur para viteve 90' edhe tani ai është legjenda e gjallë e jo vetëm sportit vendas ndër vite. Në një ambjent të vogël ku ai kalon pjesën më të madhe të ditës varur nëpër mure sheh foto aq të shtrenjta për kujtimet dhe mbresat që mbartin për çdo sy kureshtar e jo vetëm për të. Aty që në orët e para të ditës, sapo shuhet zhurma e motorrit të pandashëm prej dekadash Muharremi flet me miq e shokë... pa dyshim në vend të parë të bisedave e zë sporti i futbollit por Baze është më dimensional. Piktura një tjetër shprehi e veçantë që jo gjithëkush mund ta ketë, është një tjetër tipar bashkëshoqërues sa herë që përmend emrin Muharrem. E ndërsa vitet bëhen rrudha, një energji djaloshare dhe një humor brilant që jo pak veta mund ti rezistojnë dhe kështu emri bëhet legjendë e gjallë e mijëra e mijëra skraparasve që emrin e Muharrem Baze e kodifikojnë me një Krenari më Shumë për Skraparin.
©Corovoda Online / Imazhi : Kredite S.XH