Koordinata X: Nga Viktor Bakillari: Himni i Skraparit **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Nga Viktor Bakillari: Himni i Skraparit

Fatjon Kaloci
25.10.14
Të lartësosh vargjet nën një himn e që më pas mes kohëve të jesh ti një krenari më shumë për vendin tënd të lindjes, Skraparin. Koordinata X dhe Corovoda Online do ti kushtohen përmes këtij shkrimi të autorit Viktor Bakillari, Skraparit të së djeshmes, së sotmes dhe së nesërmes duke tentuar për herë të parë dhe guxuar njëherazi në letërsi që përmes këtij lavdi' të bashkohen skraparasit kudo që ata ndodhen. Më poshtë, i plotë Himni i Skraparit.

HIMNI I SKRAPARIT

Nën Qiellin e kaltër dhe Diellin rrezeartë,
Rron një popull me punë, nder, fisnik e i stërlashtë,
Skraparas, quhen, pasardhës të Dasaretëve të Shenjtë,
Që pemën e valles e të këngës me iso ujisin vetë. 

Djemtë e Skraparit, trima, djem shqiponjash,
Vajzat e tij, të virtytshme, vajza Zonjash,
Skrapar, Skrapar me njerëz të fortë si strall,
Të kemi trashëgim të vyer të të parëve tanë,
E do të të mbrojmë përherë me penë e armë.
Refreni
Lavdi emrit të ndritur Skrapar – Shqipëri!
Lavdi Skraparasit që për të dhe Kombin ka rënë fli,
Të mblidhemi rreth Flamurit të Miqësisë që në Skrapar valon,
Të gjithë, të mëdhenj e të vegjël; përherë Ia kemi borxh.


Deri sa të thahet lumi Tomorricë që e përshkon,
Dhe Liseci i Bakillarëve të bëhet Dumbravë, shesh, Myzeqe,
Dhe Dielli të ndriçojë mbi dhe,
Rroftë Skrapari! – do të brohorasim ne.
Rroftë Skrapari! Lavdi Skraparit! – do të oshtijë gjer në qiell,
Sa kohë Dielli të lëshojë rrezet e arta mbi dhe,
Gjerisa Tomorri madhështor të bëhet rrafsh, fushë, Myzeqe,
Derisa njëqind ujërat tij dhe Osumi të shterojnë përherë!

Skraparas! Në këmbë, kudo që të jeni!
Atdheun në rrezik e në nevojë ta mbrojmë!
T’i lëmë mënjanë ndarjet e përçarjet,
E për të, e për Kombin, le të biem theror!


Refreni
Lavdi emrit të ndritur Skrapar – Shqipëri!
Lavdi Skraparasit që për të dhe Kombin bie fli,
Të mblidhemi rreth Flamurit të Miqësisë që në Skrapar valon,
Të gjithë, të mëdhenj e të vegjël; përherë Ia kemi borxh.

Skrapar! Në majë të Tomorrit tënd përherë valoftë!
Flamuri yt i stërlashtë shqiptar kuq – e – zi,
Nën hijen e tij për jetë të jetëve mbretëroftë!
Emblema “Liri, Drejtësi, Mbrothësi, Miqësi”!
Jehoftë kudo kënga jote, trashëgimi botërore!
Përmbi kreshtat e tua e daltë sipër mbi re!
Përpara Skrapar! Përpara zemra jonë!
Me ty në mendje do të përparojmë ne.

Skrapar me fëmijë të shpërndarë nëpër botë,
Që nga Europa pranë e deri larg në Amerikë.
Paçin At-Mëmë-dheun në zemër-mendje përherë,
E ta zbardhshin faqen me lavdi e nder!

Refreni
Lavdi emrit të ndritur Skrapar – Shqipëri!
Lavdi Skraparasit që për të dhe Kombin do të bjerë fli,
Të mblidhemi rreth Flamurit të Miqësisë që në Skrapar valon,
Të gjithë, pa përjashtim; përjetë Ia paçim borxh!


©Corovoda Online / Postuar me lejen e autorit Viktor Bakillari