Çorovoda feston Nëntorin e Kombit Shqipëtar. VIDEO Vlerësime Nderi për Kontributorët **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda feston Nëntorin e Kombit Shqipëtar. VIDEO Vlerësime Nderi për Kontributorët

Fatjon Kaloci
28.11.14
Më herët. Paraditja e së premtes 28 Nëntor 2014 do të kulmonte morinë e aktiviteteve të shumta të mbajtura në Çorovodë gjatë gjithë javës. Rreth orës 10:00 një simpozium mbi datat historike 28 dhe 29 Nëntor u organizua në sallën e kinemasë "Tefik Lapani". Rëndësia e këtyre datave të gërshetuara me rolin e skraparasve në misionin historik kuq e zi u kumtua nga Kryetari i Komitetit të Veteranëve E. Naska dhe më pas T.Cela. Duartrokitje dhe vlerësime pati edhe në momentet kur nga organizatorët u cituan emrat e më shumë se 100 personaliteteve, pasardhës veteransh e dëshmorësh apo njerëzve për kontributet në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe përkushtimin ndaj tyre. Edhe krerë të lartë lokal, drejtues institucionesh etj ishin të pranishëm. Kreut të veteranëve të Skraparit iu akordua edhe një çmim nderi nga Shoqata Kombëtare e Invalidëve të Luftës Nacional Çlirimtare. Një koncert festiv me këngë e valle të ndryshme shoqëroi aktivitetin e gjatë e plot gjallëri që rrëmbeu thuajse totalish paraditen e qytetit të vogël. Në vijim corovoda online vjen me pak plane via mobile nga ky aktivitet ku nxënës të shkollës 9-vjeçare "Kahreman Ylli" mbyllin kështu siparin e këtij aktiviteti të sotëm


©Corovoda Online