Koordinata X: Tomorri Mistik. Historia e Simbolit tonë Kombëtar dhe Dodona pellazgjike **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Tomorri Mistik. Historia e Simbolit tonë Kombëtar dhe Dodona pellazgjike

Fatjon Kaloci
25.11.14
Nga: Mrsc Besim DERVISHI për Corovoda Online në kuadër të Festave të Nëntorit.
Shumë shkrime, editoriale, punime shkencore, libra dhe emisione televizive janë bërë në lidhje me mitin e simbolit tonë kombëtar, shqiponjës së zezë dykrenare. Analizat dhe debatet arritën kulmin sidomos në njëqind vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 2012. Nga të gjitha mendimet e dhëna apo idetë u vu re se u anashkaluan disa prova dhe fakte të cilat mitin e simbolit tonë kombëtar e lidhin me Dodonën Pellazgjike në malin e Tomorrit, në Shqipëri. Në këtë shkrim nuk do t'i hyjmë arsyetimit nëse Orakulli i shenjtë i Dodonës Pellazgjike ka qënë në malin e Tomorrit. Kjo është e qartë mjafton të lexohen shkrimet e lashta me kujdes si dhe të analizohen ato me një mendje krejt të kthjellët. Mjafton të studiohen librat dhe punimet të cilat kane lënë autorë të lashtësisë si Herodoti, Plinius, Strabon, Hesiodi, Plutarku dhe të tjerë. Mjafton të studiohen veprat e rilindasve tanë si Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami dhe Naim Frasheri, Cajupi, Ismail Qemali, Eqerem Vlora, Perikli Ikonimi, Ali Asllani, Hil Mosi.
Miti i Zeusit Pellazgjik lindi në Tomorr?

Shumë autor dhe midis tyre dhe P. Ikonomi në librin e tij me titull "Historia e Tomorrit" thotë se Zeusi sipas mitologjisë ishte zot i Iliro-Pellazgëve, ai ishte i biri i Saturnit (Kronosi) dhe i Reas, zoti i natyrës dhe i gjithësisë. Ai ishte sunduesi i tokës dhe i qiellit, banesa e tij ka qënë në maja të larta malesh ku vetëtima dhe gjëmimi rrahin gjithnjë ( shih Ikonomin në fq. 51). Në librin me titull "E vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët", Pashko Vasa thotë se: "Bashkimi i Geas dhe Uranit që do të thotë Tokës dhe Qiellit, ka dhënë Rean dhe Chronos (Kohë). Rea në gjuhen shqipe do te thote "re—grumbuj resh", ndërsa Chronos rrjedh nga fjala kohe. Nga Reha lindi Zeusi; Zâ; Zë, në gjuhen shqipe do të thotë: zëri. Reha nuk mundet të lindë vecse me anë të shkreptimës, shpërthimit, shpërthimi i cili dha një ton. Kjo është bubullima dhe vetëtima, pikërisht Zaa- ni, Zee- ri i pellazgëve. Ne e dime që Zeusi, Orakulli i tij Dodonian, shfaqte zhurmë me anë të një zëri dhe prandaj Zeeri, Zee, ishte zoti i pellazgeve. Kjo fjalë Zaa, Zee u transformua më vonë në Zaan, Zoon, Zoot, dhe sot Zoti, që do të thotë perëndi dhe njerëzit betohen për Zoon, Zoot, Zotin. ( shih ne fq 12)".
Në një punim të vitit 1892, për Studime Orientale nga Universiteti i Londrës me titull "Pellazgët dhe Pasardhësit e tyre Modern", botuar nga euriditi Sir Patrick Colquhoun duke mbështetur mendimet e Pashko Vasës midis të tjerave ai thotë se: "...Vendi që përshkruhet si vendi i Zeusit është mali i Tomorrit. Ky mal egziston në Molopide dhe Thesprotia afër qytetit të Beratit. Është absurde t'a kërkosh këtë mal në Artë. Disa orë larg Beratit është një mal që nga vendasit quhet Tomorr. Në Malin e Tomorrit ka disa fuqi misterioze, ndaj për këto njerëzit e quajnë me fjalët "I Miri i Tomorit".

Tinguj ose zhurma te cuditeshme qe ka shume te ngjare te shkaktohen nga efektet e influences atmosferike (shkrepetima, bubullima, ererat e forta), degjohen kohe pas kohe ne majen e tij. Keta tinguj ne kohe shume te lashta jane pandehur si Zeri i Zotit. Sipas intesitetit te zhurmave jane bere parashikimet (ndoshta nga prifterinjte e Orakullit te Dodones) nese do te kete korrje te mbara apo jo, nese do kete ose jo semundje apo luftera. Keto konfirmoheshin nga "i Miri I Tomorit", Zee i Tomorrit- Zeusi. Pavarsisht nderrimit te fese kjo eshte ruajtur midis njerzeve. Per keto arsye ka supozime te forta, se mali i Tomorrit ishte vendqendrimi i Zeusit Pellazgjik, para se ai te largohej ne vende te largeta( shih fq, 211). Studiuesi Britanik Arthur Cook ne librin e tij me titull Zeus, Volumi III, Pjesa e Dyte, botuar ne Londer ne vitin 1940 midis te tjerave thote se; Jane nje grup malesh me emrin Tmor, Tomor apo Tomarus. Mali Tmor ne bregdetin e Dalmacise, ne veri-perendim te Raguzes. Mali Tomor, ne Veri te Epirit dhe ne Lindje te qytetit te Beratit. Mali Tamaros ose Tmaros i cili njihet tani me emrin modern Olicka ne jugperendim te Janines, si dhe mali Tmarion ne Arkadia. Ne kohet e lashta keto male duhet te kene qene habitati natyror i Zeusit. Por nga te gjithe keto male, vetem ne malin Tomor afer Beratit, Zeusi adhurohet sot e kesaj dite. Karakterin e shenjte te ketij mali e raportojne me dhjetra udhetar te cilet e kane vizituar ate (shih ne fq.1168). Sipas Sir Colquhoun (i cili sic theksuam me larte, perkrahe iden e Pashko Vases), miti i Zeusit ka lindur ne Tomorr.

Eshte e vertete qe ne kete mal dhe sot e kesaj dite kryqezohen rryma te forta atmosferike te cilat shkaktojne zhurma te cuditsheme . Shume e njohur ne kete zone eshte nje ere e cila quhet "Stoceni". Ikonomi midis te tjerave per kete ere thote: Ne Tomorr egziston nje ere e rrepte dhe e forte si stuhi e cila kujtohet me emrin Stoceni prej popullsise rreth zones se Tomorrit. Kjo ere eshte legjendare per fuqine qe ka ne gjithe Tomorrin. Kjo ere e bene shume te ftohte klimen the populli i thote "Po fryne Tomorja, na preu Tomorja". Fjala Stoceni i eres se Tomorrit, i perngjane fjales, Stercenius, qe eshte emer i nje perendie te vjeter, mbrojtes i pleherimit dhe i arave te tokave bujqesore. Kete perendi ndoshta e kane adhuruar Pellazgo- Illiryanet, por dhe Romaket mundet ta kene lene kete emer" ( shih Ikonomin ne fq.31 dhe 32). Ndoshta zhurmat dhe tingujt qe ka shkaktuar Stoceni, ne kohet e lashta jane pandehur si Zeri i Zotit, pra ZEUSIT.

Miti i shqiponjes dykrenare. Ne librin " The History of Herodotus", botuar nga Pofesori I Universitetit te Oksfordit G. Rawlinson, Volume II midis te tjerave thuhet se : "Kjo ishte ajo qe kam degjuar nga prifterinjte e Tebes ne Dodone, megjithate grate qe sollen orakullin e shpjeguan keshtu kete histori; Dy pellumba te zinje erdhen duke fluturuar nga Teba ne Egjipt. Ndersa njeri e vazhdoi fluturimin e tij per ne Libi, tjetri erdhi ne Dodone. Ai zbriti ne nje lis dhe filloje te flas ne gjuhen e njerezve, duke lajmeruar ata se aty duhet te ndertohej nje vend i shenjte per Zeusin. Njerezit e Dodones e kuptuan qe ky ishte nje mesazh hyjnor dhe aty ndertuan Orakullin e Dodones. Pellumbi qe fluturoi ne Libi ju tha Libianve qe duhet te ngrihej nje tempull, dhe aty u ngrit tempulli Amon. ( shih fq. 83) Egziston nje mendim tjeter nder studiues se, sips legjendes Zeusi Pellazgjik hodhi jo pellumba ne ajer por dy shqiponja te zeza te cilat pasi i erdhen botes verdalle u bashkuan ne Dodonen Pellazgjike ne malin e Tomorrit. Ketu lindi dhe miti i shqiponjes me dy koka. E rendesishme eshte se ne te gjitha imazhet e shfaqura te Zeusit Pellazgjik ai ka perkrahe shqiponjen e cila eshte simbol i pushtetit dhe i pavdeksise. P. Ikonomi thote se; Zeusi ne te djathte mbante rrufen ose shqipen, ndersa ne te majte sqeptrin (simbolin mbreteror). Te vjetrit pandehnin se Zeusin e mbante mbi krahun e saj shqipja, kur ai donte te zbriste nga qielli mbi Tomorr a gjetke dhe se kjo e conte prape ne qiell larte ( shih fq. 53). Per Ikonomin nuk ka asnje pikepyetje qe Zeusi kishte shtepine ne malin e Tomorrit dhe engjejt mbrojtes te tij ishin shqipet e malit. Por kete mendim ka dhe albanologu gjerman Maximilian Lambertz ai ne librin e tij me titull, "Die Mithologye der Albaner" Shtutgard 1973, fq. 504-505, cituar nga shkrimtari beratas Piro Tase ne librin e tij me titull "Te Huajt per Shqiperine dhe Shqipetaret", 2010, ne hyrje te librit, thote se; Figura legjendare e BABA TOMORRIT ne imagjinaten popullore perfytyrohet si nje plak i mocem me mjeker te bardhe dhe te gjate deri ne brez.

Mbi te qendrojne pezull kater shqiponja femra me sqep te gjate dhe te fuqishem dhe qe kane mbeshtetur kthetrat e tyre mbi supet e rena dhe te mbuluara me bore. Ai eshte model i perendive te lashta ILIRE. Pra Lambertz thekson se Baba Tomorrit i qendrojne kater shqiponja ne krahe ashtu si Zeusit Pellazgjik. Po a eshte version i Baba Tomorrit (Abaz Aliut) Zeusi i pellazeve. Studiuesi britanik Joseph Swire ne Librin e tij King Zog's Albania, botuar ne Londer ne vitin 1937, midis te tjerave ne faqen 250 pershkruan vjetersine e malit te Tomorrit, ndersa ne faqen 253 ai paraqet dy legjenda lokale, njera prej te cilave midis te tjera flet se; Me 25 Gusht vite te shkuara, Abaz Aliu profeti i bektashinjeve erdhi nga Arabia ne Berat. Ai kaptoj malet me nje kale te bardhe, i cili ka lene gjurmen e tij te stampuar ne malin e Tomorrit. Ai luftoi me armiqte e Shqiperise, barbaret, qe ishin rreth e qark vendit . Kur ai kishte fituar luften me barbaret, ai qendroje per pese dite ne Malin e Tomorrit. Pastaj ai shkoi ne malin Olimpus. Por cdo vite ai kthehet ne 25 Gushte ne malin e Tomorrit, duke qendruar aty pese dite. Pra eshte e qarte se ne kete legjende J. Swire e konsideron Baba Tomorrin apo Abaz Aliun, Zeusin Pellazgjik i cili rri ne Malin Olimpus. Me poshte Swire e lidh dhe me homazhet qe popullsia e kesaj zone ja kushton Baba Tomorrit per cdo vite ne muajin Gusht. Mendimet e Swire jane ne sinkrone te plote me idene e hedhur nga rilindasi yne I madh Jani Vreto i cili ne librin e tij "Apologjia", viti 1887 ribotuar ne vitet 1980, Vepra te Zgjedhura, thote se; Gojedhenat per Tomorrin, deshmojne per nje ndryshim shume te vogel, brenda nje kohe aq te gjate dhe kalimin nga politeizmi tek krishterimi dhe nga krishterimi ne muhamedanizem ( shih fq. 84). Ne librin e tij me titull; Gjahu I Malesoreve (Hieja e Tomorrit) te rilindasit tone te madh Konstandin Kristoforidhi botuar ne Laipcing ne 1948 nga albanologu gjerman Maximilian Lambertz dhe ribotuar ne Tirane me 1950 midis te tjerave autori thote se; Shqipetaret I luteshin Hijes se Tomorrit dhe kishin shqipene per shenjen e zotit. Ketu Kristoforidhi tregon se shqipja dykrenore eshte simbol I shqipetareve (shih fq.15).

Me poshte Kristoforidhi paraqet nje dialog midis malesorve te Tomorrit te cilet kishin dale per gjueti. Ja si zhvillohet dialogu;Veshtroni, o shoke, (i thote njeri tjetrit), vështroni sesi qënka mbuluar maja e Malit te Tomorrit me mjegull e me re! Shih, shih, si shkrep mali xixa xixa e nxjerr shkëndia t’arta e t’argjenta! Ri Zoti atje, rri i madhi i jetës atje, rri ai qe ruan Shqiperine e s’na le të bieme n’dore te armiqeve. I qofshim fale atij Zoti. Hija e tij na mbulofte dhe na ruajte e na sbarthte armete ne lufte. - As me thuaj, kush i sherben Zotit te Tomorrit? - Shqipet e malit i sherbejne, ato jane engjejt e tij, prandaj edhe neve na thone Shqipëtare, sepse lusim Zotin e shqipevet edhe jemi të fortë posi ato, edhe shokët e atyreve. Tek kane bere folete shqipet neper shkembinjte dhe neper shkrepat e maleve atje kemi ngritur shtepite edhe neve Malesorete (shih fq 18). Nderkohe edhe etnologu Rrok Zojsi ne librin e tij "Folklore" botuar ne vitin 1939 duke referuar nje legjende lokale midis te tjerave thote se populli I krahines se Tomorrit beson se ne malin e Tomorrit eshte nje "ZOG"(shqiponje) aq i shenjte, sa s'kapet me dore.

Por legjendat duhen mbeshtetur dhe me prova te gjalla. Nga studiuesi Perikli Ikonomi por dhe studiues te tjere si Dionisi Piron ne librin, "Aleksandri i Maqedonise", botuar ne Athine ne vitin 1846, si dhe ne nje liber botuar nga Univesiteti i Kretes ne vitin 1910 me titull "Historia e Beratit", citohen shkrimtar te lashtesis, si Hesiodin dhe Strabonin te cilet midis te tjerave theksojn se; Ne kohe mjaft te lashta ne rrethinat e Beratit dhe Tomorrit, banonin Orestet. Dhe se zona e Tomorrit dhe Beratit eshte quajtur me emrin Orestiadha. Kete emer kjo zone e mori sepse Oresti, djali i Agamenonit(njeri nga prijesat e luftes se Trojes). Per shkak te vrasjes se te emes se tij te cilen e beri vet, erdhi dhe u fsheh ne kete zone. Oresti ngriti afer malit te Tomorrit dhe qytetin e lashte Argos Orestikon (shih P. Ikonomin fq.11, si dhe librin Historia e Beratit fq.5 dhe 6). Ikonomi tregon se Aqilehti i biri i Pileut dhe i Perendeshes se Detit, kryetari i Lapatheve (Lapathet stergjysherit e Lapeve te sotem) ne Luften e Trojes, i coj ne ate kohe nje pershendetje Zeusit te Dodones Pellazgjike dhe i thote ne forem lutje " O zot I Dodones Pellazgjike qe banon ne ato vende te largeta dhe sundon mbi Dodonen dimerkeqe, per rreth teje banojne Selijte, Dragomanet (fate- dhenes) kembezbathur dhe gjumeperdheas (shih Ikonomin fq. 5 cituar Iliaden e Homerit XVI, 234). Plutarku thote se fiset qe banonin rrethe Dodones ishin Selijte. Enianet, Perrevejte, Athamanet, por Perrevejte dhe Athamanet u debuan prej ketu, prej Lapatheve stergjysherve te Lapeve te sotem. Selijte duke u mbeshtetur dhe ne mendimet e Ikonomit (fq. 9) por dhe ne librin Historia e Beratit botuar nga Universiteti I Kretes me 1910 (fq. 5-9) ishin banore te cilet shtriheshin ne Suloven e sotme (Sulovaret). Kurse Lapathet para se te zhvendoseshin ne Laberi mendohet te jene shtrire ne zonen prane malit te Tomorrit Belesove- Lumas ku aktualisht rrjedh nje lum i cili quhet "Laparthic" dhe pergjate tij shtrihet fshati Lapardha i Beratit (Lapardheasit) i cili ka mare emrin nga ky lum. Por toponimet flasin vete.

Ne zonen e Vlores apo Laberise egziston nje fshat me emrin Lapardha e Vlores (Lapardheasit), i cili sic thame gjendet ne zonen e Beratit ku ka qene shtrir fisi legjendare i Lapatheve. Por prane Tomorrit gjenden dhe toponime fshatrash me emrat Narte e Suloves dhe Kuc i Skraparit qe sic dihet egzistojne ne Vlore dhe meritojne studim. Pas largimit nga krahina e Tomorrit, fisi i Lapathve ngriti qytetin Iliro Epirot te Orikut ( Orikumin e sotem). Ne librin e Eqerem Bej Vlores, Kujtime ( 1885- 1925), perkthyer nga gjermanishtja nga Afrim Koci, botuar ne 1972 ne Mynih, dhe ribotuar ne Tirane nga shtepia e Librit dhe e Komunikimit, ne faqen 313 midis te tjerave autori tregon se; Ne librin e tije "Jete Paralele" Plutarku thote se Piroja mbreti I Epirit pas beteja te Heraldese (280 B.C) kur degjoj luftetaret e tij qe po kendonin nje kenge dhe e quanin shqiponje, ai ju tha atyre, n.q.s. une jam shqiponje, ju jeni krahet qe me sollet fitimtar deri ketu... NE MONEDHAT TE QYTETIT ILIRO-EPIRIOT TE ORIKUMIT DUKET NJE SHQIPONJE QE MBAN NE KTHETRA RRUFET E ZEUSIT....(shih fq. 313). Eshte e qarte se Lapathet e lashte e ruajten mitin e shqiponjes dykrenore edhe atje ku shkuan pra ne Laberin e sotme ku bene pjese dhe qytetin i lashte i Orikut. Nuk eshte rastesi udhetimi i Eqerem bej Vlores ne malin e Tomorrit ne Shtatore te vitit 1906. Po keshtu nuk eshte rastesi interesimi i Ismail Qemalit per Dodonen e Tomorrit, flitet se Ismail Qemali ka bere nje broshure per Dodonen por fatkeqesisht ajo nuk eshte gjetur deri me sot. Ky simbol pellazgjik u mbajte dhe nga prijesi yne Skenderbeu i cili e ngriti ate me 28 Nentore 1943 ne kalane e Krujes. Por historia jone nuk permend edhe nje fakt. Ishte Skenderbeu qe e riktheu shqiponjen e Zeusit perseri ne malin e Tomorrit, ne shtepine e saj. Ne librin e autorit Kenneth Meyer Setton, "The Papacy and the Levant, 1204-1571: The fifteenth century", Volum II, viti i botimit 1978, Filadelfia, SHBA, ne faqen 194 thuhet se; Ne Shatore te vitit 1457, Skenderbeu u ngjit ne Majen e malit te Tomorit, 11 milje ne Lindje te Beratit, duke sulmuar ushtrine turke ne menyre te befasishme dhe duke korrur nje fitore te shkelqyer mbi ta. Per fat te keq askund nuk eshte shkruar per kete beteje e cila paraqitet ne kete liber duke cituar nje letershkembim te nje prifti me eprorin e tij, kjo leter mbane daten 10 Shtatore 1457 (shih fq.194) Ne fund kete artikull dua ta mbyll me nje pjese te vjershes se Perikli Ikonomit kushtuar Dodones se Tomorrit, ku ai midis te tjerave thote se: Je Tomori Plak, i Zotit te Pelazgeve/ e thone historianet e permend Omiri/ tu fale Aqilehti, prijesi i LAPATHEVE/ burri luftes se Trojes, trimi me i miri.../ ...Rrefen bijet e shqipes emrin Shqiperi/ te asaj shpese te shenjte qe rrine mbi ty/ qe mbane mbi krah Zeusin Dodonea/ qe ndoshta per te gjithe te mbulon ty REA/ Kete shpese te shenjte, stergjyshi shqipetare/ e pati per shenje te kombesise se tij qe ne kohe te lashte, kete simbol kombetar/ edhe sot sternipi e mban ne flamur te tij.../

BIBLIOGRAFIA

Eqerem Vlora, Kujtime ( 1885- 1925) perkthyer nga Afrim Koci, botuar ne 1972 ne Mynih. Kenneth Meyer Setton, "The Papacy and the Levant, 1204-1571: The fifteenth century", Volum II, viti i botimit 1978, Filadelfia, SHBA G. Rawlinson, The History of Herodotus, Universitetit te Oksfordit,Volume II Maximilian Lambertz, Die Mithologye der Albaner" Shtutgard 1973. Joseph Swire, King Zog's Albania, Londer, 1937 Peter (Piro) Tase, Te Huajt per Shqiperine dhe Shqipetaret, 2010, SHBA A. Cook, Zeus, Cambridge, Londer, 1940 Konstandin Kristoforidhi, Gjahu i Malesoreve(Hieja e Tomorrit), Leipcing 1948, Tirane 1950. Historia e Beratit, Universiteti i Kretes, 1910 Sir P. Colquhoun,"Pellazget dhe Pasardhesit e tyre Modern", botuar Universiteti i Londres, 1892 Perikli Ikonomi, Historia e Tomorrit, 1936, Vlore. Jani Vreto, Apologjia, 1878, Ribotuar ne Tirane 1980 Pashko Vasa, E Verteta mbi Shqiperine dhe Shqipetaret,Paris, 1879, perkthyer nga Skender Maci.