Shqipëria ndryshon këngën që do ta përfaqësoj në Eurovision 2015 në Vienë. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Shqipëria ndryshon këngën që do ta përfaqësoj në Eurovision 2015 në Vienë.

Fatjon Kaloci
25.2.15
Shqipëria ndryshon këngën Nga "Diell" në "I'm Alive". Elhaida Dani do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision 2015 që do të mbahet në Vienë, Austri por kënga do të ndryshoj. Sipas një njoftimi të mëhershëm në rrjetin social facebook, nuk do të jetë kënga Diell që fitoi në Festivalin e Rtsh në fundvit ajo që do të përfaqësoj Shqipërinë, por një këngë e re. Sipas gjasave kënga e re mund të quhet "I'm Alive" dhe do të vij si bashkëpunim me Zzap & Chris. Më herët disa mosmarrëveshje me tekstshkruesin e këngës "Diell" që fitoi Festivalin e fundvitit bënë që në përputhje me rregulloren e Eurovisionit Elhaida Dani të gjej një këngë tjetër që do të përfaqësoj Shqipërinë. Ndonse eventi do të mbahet pas afro 3 muajsh, Shqipëria besohet se do të mbaj numrin 9 në gjysmëfinalen e parë që do të jetë në datën 19 maj 2015.Gjysmëfinalja tjetër do të jetë në datë 21 maj 2015 ndërsa finalja mbahet në 23 maj 2015.
©Corovoda Online