Skrapar: Pensionistët Kryefamiljarë nisin proçedurën e deklarimit për kompesimin e energjisë. Afati deri në 30 Prill 2015. Ja dokumentacionet **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar: Pensionistët Kryefamiljarë nisin proçedurën e deklarimit për kompesimin e energjisë. Afati deri në 30 Prill 2015. Ja dokumentacionet

Fatjon Kaloci
23.2.15
Përmes një njoftimi të mëhershëm të Agjensisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore Skrapar ka nisur plotësimi dhe rinovimi i deklarimit të Pensionistëve që janë kryefamiljarë me qëllim për të përfituar Kompesimin e Energjisë Elektrike pas heqjes së fashës prej 300 kw. Thënë ndryshe të gjithë ata pensionistë që janë kryefamiljar dhe që aktualisht marrin 640 lek për kompesimin e energjisë elektrike (në rast se janë cift pensionistësh vetëm kryefamiljari përfiton) duhet që të paraqesin pranë kësaj Agjensie disa dokumentacione.
1. Fotokopje e Kartës së Identitetit (të nënshkruar Emër Mbiemër Firmë)
2. Çertifikatë familjare
3. Vërtetim nga Tatimet (nëse ka persona madhore në ngarkim - thënë ndryshe nëse në çertifikatën e tyre familjare kanë persona të tjerë + 18 vjeç)
4. Vërtetim nga Kadastra nëse ka perfituar tokë nga Ligji nr. 7501 (Në rast se ky vërtetim dëshmon pasjen e tokës e drejta e përfitimit të këtij kompesimi energjitik humbet)
5. Vertetim nga Zyra e Punes per personat ne ngarkim mbi 18 vjec (nëse ka persona madhore në ngarkim - thënë ndryshe nëse në çertifikatën e tyre familjare kanë persona të tjerë + 18 vjeç)
6. Fotokopjen e Librezes se Energjise Elektrike qe verteton se nuk keni detyrime te papaguara ( në këtë rast kontrata duhet të jetë në emër të pensionistit dhe të mos ketë detyrim të papaguar të energjisë Elektrike)
7. Të plotësohet Deklarata me përgjegjësi të plotë sipas Ligjit ( kjo deklaratë tip plotësohet pranë Agjensisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore Skrapar)
8. Pensionistët të paraqiten me Librezën e Pensionit
Afati përfundimtar për dorëzimin e këtyre dokumentacioneve do të jetë 30 prill 2015. Përgjithësisht për rinovimin e këtyre dokumenteve ftohen të gjithë ata pensionistë kryefamiljarë që deri tani kanë përfituar masën 640lek të kompesimit. Të njejtën proçedurë do të duhet ta kryejnë edhe ata që dalin në pension gjatë këtyre muajve.
Ata persona të cilët nuk e kryejnë këtë deklarim, nga prilli do të humbasin përfitimin e këtij kompesimi që ka nisur të jepet që prej shkurtit 2015.
Një tjetër kriter që duhet patur parasysh janë rastet kur pensionistët tërheqin pensionin në Skrapar por gjëndjen e tyre civile e kanë në rreth tjetër. Në këto raste, pensionisti duhet të kërkoj në rrethin ku banon trasferimin e pensionit aty ku e ka gjendjen civile dhe më pas të nisi proçedurat për përfitimin e kompesimit të energjisë elektrike
Masa e Kompesimit do të jetë 648 lekë. Kjo masë po jepet për të gjithë ata që kanë patur më parë vlerën 640. Në rast se deri në 30 prill 2015 deklarimi i tyre nuk plotësohet, atëherë do tu mbahet shuma e përfituar
©Corovoda Online