Mamografia Falas. Në Çorovodë starton projekti në dobi të grave dhe të rejave **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Mamografia Falas. Në Çorovodë starton projekti në dobi të grave dhe të rejave

Fatjon Kaloci
17.3.15
Përmes një informacioni në burim, gratë dhe të rejat e Çorovodës por edhe të zonave përreth do të kenë mundësi e kryerjes të ekzaminimit të Mamografisë pranë Spitalit të Çorovodës. I gjithë ky shërbim do të jetë falas dhe starton që nga kjo javë për disa ditë rresht. Projekti përmes Ministrive të linjës u mësua nga Drejtoria e Shëndetit Publik Skrapar dhe është konkretizim i hapave të mëhershëm. Aparaturat i instaluara tashmë do të mundësojnë së paku kryerjen e më shumë se 15 ekzaminimeve në ditë, dhe besohet se ky projekt do të zgjas disa ditë. Kultura e përkujdesjes shëndetësore në mjaft raste limitohet nga të ardhurat dhe kostot financiare. Ky është rast i mirë për të gjithë të rejat dhe gratë skraparase që të kryejnë këtë shërbim falas pranë mjediseve të Spitalit në Çorovodë.
©Corovoda Online