Koordinata X: Libri 1911: Në Tomorr ndodhej Zeusi dhe Dodona. Mitologjia klasike flet për Malin e Perëndive **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Koordinata X: Libri 1911: Në Tomorr ndodhej Zeusi dhe Dodona. Mitologjia klasike flet për Malin e Perëndive

Fatjon Kaloci
10.4.15
Kopertina e Librit 1911 - Corovoda Online
Më së fundmi postohen disa të dhëna që shtojnë besueshmërinë mitologjike mbi Malin e Perëndive, Malin e Tomorrit në Skrapar. Në brendësi të një libri që daton në 1911 të autorit Felice Ramorino që mban titullin "Mitologjia Klasike" që në kopetinë me imazhin e një kali fluturues Pegasus. Në faqen 23 të këtij teksti përshkruhen vendet e dedikuara Zeusit dhe një prej tyre ishte edhe maja e Malit të Tomorrit që në tekst nuk shkruhet Tomorr por Tamoro. Mbi tempullin më të lashtë të paganizmit dhënë ndryshe Dodonën dhe Zeusin në Malin e Tomorrit kuptohet teksualisht përmes kësaj fraze të shkruar në libër: "Anche sulla cima del monte Tomaro, a' cui piedi giaceva Dodona, era venerato Zeus, come del resto quasi tutte le alture erano anticamente sedi del culto di questo dio celeste,(...)
(Edhe mbi majën e malit Tomorr ku gjendej Dodona, ishte i nderuar Zeusi...
I pari që publikon mbi këtë ishte L.Shmilli i cili pak minuta më parë përmes një postimi në një rrjet social shkruan ndër të tjera se edhe një profesor italian që kundërshtonte teorinë e ekzistencës së ndodhjes së Dodonës në Tomorr dhe se Zeusi ishte në Balltik sipas tij... pas njohjes së këtij teksti "i shtrënguan dorën" thotë L.Shmilli në postim.Corovoda Online poston me kortezi disa ndër imazhet referuar këtij libri.

©Corovoda Online