Zgjedhjet 2015: Nesim Spahiu do të jetë Kandidati i së majtës për Bashkinë Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Zgjedhjet 2015: Nesim Spahiu do të jetë Kandidati i së majtës për Bashkinë Skrapar

Fatjon Kaloci
5.4.15

E majta në Skrapar do të ribashkohet në garimin për zgjedhjet vendore 2015 nën kandidimin e Nesim Spahiu për Kryetar të Bashkisë Skrapar. Një ditë më parë 4 prill 2015 drejtues të lartë të LSI prezantuan zyrtarisht në Çorovodë kandidimin për Bashkinë e një konfigurimi të ri territorial që do të mbaj emrin Bashkia Skrapar dhe nën juridiksionin e së cilës do të jenë tanimë edhe 8 Komuna. Nesim Spahiu është aktualisht Kryetar i Bashkisë Çorovodë. Ai ka lindur në 13 janar 1958. Ekzaktësisht 4 vjet e një ditë më parë në 3 prill 2011 ai do të prezantohej si kandidat për Kryetar për Bashkinë Çorovodë nga kreu i LSI Ilir Meta. Gjatë mandatit të parë vendor Çorovoda pati ecuri pozitive në disa nisma investimesh në arterie rrugore, punësim dhe mjedis, dhe rehabilitim të disa zonave të hapësirave të gjelbërta në disa lagje të Çorovodës. Pas 21 qershorit 2015 ku Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste do të mbështesin N.Spahiu për Çorovodën pritet të ketë disa sipërmarrje të rëndësishme të vendorit, të pritshme do të jenë Qendra e ridimensionuar e Sheshit qëndror në Çorovodë, Projektet mbi disa akse rrugore që mund të lidhin Skraparin me rrethe të tjera jugore etj.
©Corovoda Online / Imazhi Kortezi fb / LRI - Skrapar