• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Magjia e Tomorrit: Zbulohet një Skulpturë. FOTO Artifakti mendohet si një tjetër hap Drejt Dodonës Pellazgjike

Mbi Malin e Tomorrit, në Shqipëri është folur shpesh si vendi ku kishte selinë Dodona Pellazgjike. Ky mendim është kundërshtuar nga shumë studiues të huaj por dhe të vendit të cilët janë të mendimit se Dodonën e zbuloi greku i pasur nga Arta, Konstandin Karapano në vitin 1887, dhe ajo ndodhet pranë fshatit Dramesi në Janinë afër Malit Olicka. Ai, siç dihet, aty nxori në dritë një amfiteatër si dhe disa ndërtesa. Me ndihmën e disa Akademikëve Francezë të kohës, ai arriti që të botojë dhe një libër me gravura të gjetura sipas tij në Orakullin e Dodonës. Por pas zbulimit të rrënojave të Janinës pati një përqindje të konsiderushme shkencëtarësh të cilët ju kundërvunë tezës së tij, disa ishin dhe grekë si Emmanuelis Rikakis e të tjerë. Sa për Rilindasit tanë ata ishin gati të gjithë në një mendje se Dodona Pellazgjike egzistonte që përpara kohërave Homerike dhe se ajo ndodhej në Malin e Tomorrit. Zona rreth Malit të Tomorrit është quajtur nga arkeologët, si një zonë jo e rëndësishme arkeologjike. Disa arkeologë të dëgjuar pas viteve 1970 kanë qenë në këto anë duke bërë klasifikimin dhe datimin e shumë rrënojave, por ata kanë mjaftuar vetëm me kqyrjen e tyre me sy të lirë dhe pa ndërmarrë gërmime sistematike. Ata janë shtruar " këmbëkryq" në këtë zonë duke pirë raki ose duke ngritur dhe dolli nëpër shtëpitë e banorëve të zonës dhe vetëm me arkeologji nuk janë marrë. Në këtë zonë sipas përshkrimeve të Polibyt si dhe Titus Livy ndodhen disa qytete Ilire, si Antipatrea i cili mendohet se është Berati i sotëm, Codrioni afër Sulovës, Chrisondio (Dio ose qyteti i zotit) në faqe të malit të Tomorrit mbi qytetin Antipatrea dhe në luginën e lumit Apssus(Osumi), Ilion ose Ilium ( qyteti i Diellit) edhe ky mbi qytetin Antipatrea(Berati) në luginën e lumit Apssus(Osumi) dhe në faqen e Malit të Tomorrit, Bantia, Orgessus, Cerax apo Corragum, Bargullum (Bargullasi i sotëm) e të tjera. Shumë nga këto qytete nuk janë identifikuar nga arkeologjia jonë. Nga të gjithë këta tërheqin vëmendjen dy prej tyre Ilion apo Ilium, i cili quhet qyteti i "Diellit" kur dihet se "Tempulli i Dodonës" është ngritur për shkak të adhurimit të kultit të "Diellit" dhe se nuk është rastësi që para disa muajsh në fshatin Selan të Skraparit afër Tomorrit u zbulua një artifakte spektakolare me simbolet e "Diellit" dhe "Lisit". Qyteti tjetër që tërheq vëmendje është qyteti i Zotit apo Zeusit, Chrisondio ( Dio = Zot = Zeus) askush nuk e di vendndodhjen e tij në këtë zonë. Zbulimi i të dy qyteteve do të ndihmonte në gjetjen e tempullit mitik të Dodonës Pellazgjike. Një qytet tjetër i cili ka qenë në këtë zonë pikërisht afër lumit "Apssus" është qyteti i Pelliumi ose Pellasi. Sipas autorit William Woodbridge në librin e tij "Ancient atlas: to accompany the Universal geography", afër lumit Apssus ndodhej dhe qyteti Pellas. Dihet se një qytet me këtë emër ka qenë dhe në Maqedoni. Por nuk përjashtohet që ka qënë dhe afër malit të Tomorrit. Sipas shumë autorëve të lashtësisë përfshirë këtu edhe Eustathin si dhe Hesiodin të cilët thonë se: "Orakulli i Dodonës ishte afër qytetit Hella ose Pella dhe afër tij ishte qyteti Dodona..." (Shih Perikli Ikonomin faqja 13). Ka supozime të shumta se këto qytete mundet të jenë mbi qytetin aktual të Beratit ose egzaktësisht në fshatin Peshtan (Fushë - Peshtan ose lagjen Gradishtë) si dhe mbi fshatin Tomorr (Shih librin: “Zeus : A study in ancient religion” vëllimi III, të autorit britanik Arthur Bernard Cook , fq. 1117, Londër 1940). Por kohët e fundit kanë dalë në dritë disa fakte që na ofrojnë shumë tek e vërteta. Disa banorë të zonës në mënyrë të rastësishme kanë gjetur gjatë punimit të tokës mbetje varresh të vjetra të cilat sipas studiuesve janë pjesë sklupture të cilat përdoreshin për zbukurimin e tyre. Perveç tyre raportohet shpesh se në këtë zonë gjenden herë pas here maja shigjetash hekuri por dhe bronzi, në majën e të cilave kanë të stampuar shenja dhe gërma te çuditshme si gërma "F" apo numrin "8" i cili mendohet se është numri që identifikohet me infinitin. Prova më e rëndësishme që është gjetur nga një banor në lagjen Gradisht të fshatit Fushë - Peshtan (i cili ishte duke punuar tokën e tij), është nje sklupturë njeriu. Skluptura është e përmasave 30 x 40 (30 cm e lartë dhe 40 cm e gjerë), të dy duart janë të bashkuara dhe vihet re se mungon një pjesë e krahut të majtë. Si veshje është përdorur një mantel me krahë të shkurtër. Por ajo që e veshtirëson identifikimin është se skulpturës i mungon koka. Ndosha ajo është aty rrotull ose ndoshta është thyer nga pushtues të ndryshëm të cilët kanë shkelur në këto anë. Sipas studiuesit Gjergj Zogaj : Ky bust duhet të ketë qënë bërë për një njeri të njohur i cili ka vdekur, është veshje tipike ilire pavarsisht se është pa koke, kjo veshje ndryshe quhet TUNIK. Ndërkohë qe ka dhe mendime të tjera si ajo e studiuesit Frederik Stamati i cili thotë se : Kjo është një stelë varri. Veshja nuk është tunike. Më bën përshtypje që është me mëngë të shkurtëra. Tunika ishte si puna e çarçafit, pra mbështjellje me çarçaf, pa mëngë. Por ajo që vihet re është materiali me të cilin është bërë ky bust. Ai është gdhendur në gurë dhe me sy të lirë dallohet dhe nga një banor i zakonshëm që kemi të bëjmë me gurin e zonës se Tomorrit. Është gurë i zi apo ngjyrë hiri e errët, edhe sot në këtë zonë nxirret nga toka ky lloj guri si në fshatrat e Beratit (Karkanjoz, Drenove, Rabiak e të tjerë). I të njëjtit mendim është dhe studiuesi Luam Shmilli i cili thotë se : Ky është guri tipik i zonës së "Nahijes së Tomorrit". Nga kqyrja e bustit mendohet se ai duhet të jetë një "Personalitet". Ndonse ka mendime të tjera se mundet që imazhi i tij të jetë ai i një perëndie dhe duhet te ketë qënë vendosur afër ndonjë Orakulli ose Faltoreje Pagane. Megjithate jane specialistët që do përcaktohen për vjetesinë e tij si dhe të dhënat e tjera. Tërheq vëmendje se pikërisht në këtë vend sipas Perikli Ikonomit në vitin 1921 është gjetur një statuje e një ushtari Ilir i cili mbante një shigjetë në dorë. Kjo statujë ka qënë pandehur në fillim si ikonë kishtare dhe është mbajtur në kishën e fshatit Vërtop i cili gjendet afër Beratit. Ky bust është mbajtur këtu për një farë kohe kurse më vonë është dërguar në Muzeun Kombëtar në Tiranë. Po sipas Ikonomit në Fushë - Peshtan në vitet '30 është gjetur një pllakë varri nga banorët që punonin tokë dhe është mbuluar përsëri me dhe. Ai tregon se edhe në fshatin Peshtan është gjendur një pllakë ieroglifike d.m.th me figura kafshësh të ndryshme të cilët populli i quante "Malukatë" (PERIKLI IKONOMI, LIBRI: "HISTORIA E TOMORRIT" VLORE 1936, fq.22 dhe 23). Këto të dhëna informuese, plotesohen me tregimet e banorëve të zonës se në vitet '80 në këtë fshat jane gjetur në mënyrë të rastësishme koka statujash me degë ulliri në kokë por janë dëmtuar. Si dhe është gjetur një pllakë guri me imazhin e një njeriu por që në kokë kishte te dukshme brirët e dashit. Nga përshkrimi duhet të kemi të bëjmë me imazhin e Jupiterit. Përveç gjetjes së këtij busti nga banorët e zonës raportohet se nga një "Firmë Ndërtimi" (e cila po punon për ndërtimin e një Hidrocentrali afër fshatit Drenovë të Beratit) tek vendi i quajtur "Stallat" afër lumit të "Lybeshes", gjatë punës me mjete të rënda kanë dalë në dritë rrenojat gjigande ndoshta të një ure, por ato më vonë janë mbuluar me shpejtësi nga administratorët e kësaj firme. Ka supozime të forta të cilat na i sjell dhe Perikli Ikonomi se ky lume dikur është quajtur Lumi i Dodones. Zbulimi i këtij busti por edhe i relikeve të tjera është "shuplaka" e dytë e radhes (pas asaj te zbulimit te artifaktit te Selanit me simbolet Dodonease te Diellit dhe Lisit) qe i jepet "Akademikëve" te "Mejhaneve" te Tiranës të cilët e identifikojnë zonën e Tomorrit si një zonë jo të rëndësishme arkeologjike. Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje Akademikëve të ndershëm të Shqipërisë dhe Kosovës (nese ka mbetur ende të tillë) si dhe Instituteve Arkeologjike dhe Albanologjike të të dy vendeve respektive që të nisin sa më shpejt hulumtimet dhe studimet në këtë zonë për nxjerrjen në dritë të së vërtetës së madhe. Të vërtetën e DODONËS PELLAZGJIKE NË MALIN E TOMORRIT.
Një shkrim nga Besim Dervishi për Corovoda Online
© Corovoda Online / Qershor 2015

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

PERSONALITETI 2018 PËR SKRAPARIN

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA