Zgjedhjet vendore: Skrapari Ja Curriculumet e 2 Kandidatëve për Bashkinë Skrapar **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Zgjedhjet vendore: Skrapari Ja Curriculumet e 2 Kandidatëve për Bashkinë Skrapar

Fatjon Kaloci
17.6.15
Në këtë 21 qershor 2015 shqipëtarët do t'u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet vendore nën një sistem të ri organizimi administrativo - territorial për 61 bashki të vendit. Në këtë postim Corovoda Online ndalet në Curriculum Vita-E të dy kandidatëve të dy kualicioneve për kreun e Bashkisë Skrapar.
Aleanca e djathtë APPD - Propozimi vjen nga Partia Demokratike - Kandidati mban Nr.1 në fletën e votimit për Kryetar:
Emri: Hajredin Bakiasi
Datëlindje: 23 tetor 1968
Vendbanimi: Skrapar
Arsimi: 1987 - 1993 "ILB" Universiteti Bujqësor Tiranë Fakulteti i Inxhinierisë Pyjore
Trainime dhe Specializime: 1993 - 1997 & 2002 - 2003 Trainime në fushën e menaxhimit të pyjeve dhe kullotave
Punësimi: 1993 - Inspektor i Policisë Pyjore, 2005 - Drejtor i Shërbimit Pyjor, Skrapar 2013 - NënPrefekt për Skrparin
Aktualisht: - Kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Skrapar

Aleanca e majtë  ASHE - Propozimi vjen nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim - Kandidati mban Nr.2 në fletën e votimit për Kryetar:
Emri: Nesim Spahiu
Datëlindje: 13 janar 1958
Vendbanimi: Skrapar
Arsimi: 1984 - 1988 Universiteti Bujqësor Kamëz, Tiranë Fakulteti i Ekonomisë
Trainime dhe Specializime: 1988 & 1989 - Specializim Pasuniversitar - 2000 & 2006 Trainime të ndryshme mbi qeverisjen vendore
Punësimi: 1988 - Ekonomist Ndermarrja e Kullotave, 1993 - Kryetar i Komisionit të Kthimit të Pronave 1998 - Përgjegjës i Qendres Ekonomike D.A.R. Skrapar, 2000 - Kryetar i Komunës Qëndër Skrapar, 2007 - Specialist Emergjenca Këshilli i Qarkut, 2009 - Drejtor i Bordit të Kullimit Berat, 2011 - Kryetar i Bashkisë Çorovodë
Aktualisht: - Kryetar i Bashkisë Çorovodë
©Corovoda Online