Përshtypja e turistëve hollandeze: Kanionet e Osumit Nje Vend Fantastik FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Përshtypja e turistëve hollandeze: Kanionet e Osumit Nje Vend Fantastik FOTO

Fatjon Kaloci
28.10.15
Vit për vit ata zgjedhin një shtet për destinacion. Autorët e një blogu të quajtur greynomads.nl nga Hollanda këtë mes tetori 2015 në Shqipëri dhe pjesë e turit të rulotës së tyre ishin edhe Skrapari, Çorovoda dhe Kanionet e Osumit. Vetëm pak minuta më parë në websitin e tyre është ngarkuar edhe përshtypja e katërt (në një set përshtypjesh nga gjithë Shqipëria) ku përmendet edhe mbi Skraparin. Corovoda Online ka shkëputur pasazhin ku thuhet:
" Nga Berati, në drejtim të lindjes me makinë nga rrjedh dhe lumi Osum, do të përshkoni një luginë. Pas 50 kilometrash do të mbërrini në qytetin e vetmuar e të vogël të Çorovodës. Dhe pak kilometra nga ky qytet ju mund të shihni sesi ujërat mes një peisazhi të thyer një kanion të thellë. Duke kërkuar gjetëm një vend fantastik qëndrimi prej nga mund të shihje Kanionin në thellësi më shumë se 60 - 100 metra..."
Kështu shkruajnë ndër të tjera Thea dhe Will "dy thinjoshët" e greynomads duke shkruar ndër të tjera edhe bukuritë e udhëtimit në Shqipëri e në vende të ndryshme të saj. Imazhi që Corovoda Online paraqet është shkëputur nga ky shkrim, dhe plani është kapur pranë lokalitetit të quajtur Kampingu i Kanioneve ku ata kaluan natën e vetme në Skrapar.
© Corovoda Online / Adresari elektronik më i pasur i Skraparit Na ndiqni edhe në Facebook