Poliçan: Humb jetën një turist belg 56 vjeçar. Ngjarja një ditë më parë **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Poliçan: Humb jetën një turist belg 56 vjeçar. Ngjarja një ditë më parë

Fatjon Kaloci
18.10.15
Në pasditen e djeshme rreth orës 17:00 të së shtunës 17 tetor 2015 u raportua për një ngjarje. Sipas Informacioneve paraprake një shtetas me inicial K. njoftoi se një turist belg kishte pësuar një infarkt. Sipas raportit të mëvonshëm shtetasi 56 vjeçar nga Belgjika J.L. u çua menjëherë në Spitalin e Poliçanit ku përtej ndihmës mjekësore në orën 19:15 minuta të së shtunës 17 tetor 2015 ka ndërruar jetë. Nga informacionet e para nga kqyrja e trupit nuk ka rezultuar asnje shenjë dhunë, dhe është thënë paraprakisht se shtetasi vuante nga sëmundje zemre. Pritet Ekspertiza Mjeko-Ligjore për të përcaktuar definitivisht shkakun e vdekjes. Ngjarja një natë më parë në Poliçan.
© Corovoda Online / Na ndiq edhe në rrjetin facebook me flashet informative