Potom: Një 42 vjeçar dëmtohet në një incident në një lokal Update: Të proçeduar 2 të rinj nga Korça. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Potom: Një 42 vjeçar dëmtohet në një incident në një lokal Update: Të proçeduar 2 të rinj nga Korça.

Fatjon Kaloci
28.10.15
Një incident u raportua më herët nga burime jozyrtare. Sipas raportuesve të Corovoda Online nga terreni incidenti ka pasur përfshirjen e së paku tre personave. Ngjarja e raportuar mesditën e djeshme ka ndodhur mbremjen e së hënës 26 tetor 2015 në Potom. Raporti nuk jep detaje por sipas të dhënave 2 të rinj të moshave nga 25 deri në 28 vjeç (afërsisht) në mjediset e një lokali në fshatin Potom kanë qëlluar me shishe birre një 42 vjeçar. Paraprakisht thuhet se 42 vjecari ishte banues nga Potomi ndërsa 2 të rinjtë mund të jenë nga zonat përreth Skraparit. Nuk ka detaje të tjera.
UPDATE:
Në një raport të mëvonshëm të ardhur në mesditën e së mërkurës 28 tetor 2015 lidhur me ngjarjen vjen edhe raporti zyrtar. Sipas informacionit zyrtar dy shtetas me inicialet Z.Ç dhe F.D. po proçedohen në gjendje të lirë për veprën penale që bie ndesh me Nenet 90, 274 dhe 25 të Kodit Penal. Z.Ç. (28 vjeç) Banues në Fshatin Bulgarec, Korçe dhe F.D. (27 vjeç) Banues në Fshatin Goskovë, Korçë. Proçedimi i tyre po bëhet në gjendje të lirë nga data 27 tetor 2015.
©Corovoda Online / Imazhi me karakter ilustrues nuk lidhet me ngjarjen