Sport: Skrapari pëson humbjen e dytë. Tomorri mposht të kuqtë 5:0. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Sport: Skrapari pëson humbjen e dytë. Tomorri mposht të kuqtë 5:0.

Fatjon Kaloci
6.10.15
U luajt këtë të martë 6 tetor 2015 në Çorovodë takimi Skrapari - Tomorri. Miqtë nga Berati dominuan thuajse krejt takimin duke filluar një pjesë të parë plot raste. Goli i parë Për Tomorrin u shënua në minutin e 11të të pjesës së parë, nga Bregu ndërsa pak minuta më pas në të 14ën Mile do të dyfishonte. Në minutën e 25'të arbitri i takimit do të ndëshkonte me karton të verdhë një nga lojtarët e Skraparit, Xh. Në minutën e 41 Arbri do të shënonte golin e tretë duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0 - 3 në favor të Tomorrit. Edhe pjesa e dytë dominoi topin në mesfushën e Skraparit. Në minutën e 74 Myzyri do të shënonte golin e katërt, ndërsa në të 87 minutë Mile do të shënonte golin e dytë në këtë ndeshje dhe të fundit për krejt takimin që u mbyll me rezultatin 0 - 5.
Po në grupin tonë ndeshjet e tjera dhanë rezultatet:
Domosdova - Tepelena 2:3
Memaliaj - Naftëtari 0:1
Skrapari - Tomorri 0:5
Gramozi - Delvina 1:0
pa info ndeshja Himara - Bilisht Sport.
©Corovoda Online / Imazhi nga takimi i sotëm në Çorovodë, Skrapari - Tomorri