• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2018
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 476 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 271 BANORË

Sport: Zhgënjen sërisht Skrapari. Një tjetër humbje e thellë. Mbyllet takimi Delvina - Skrapari

Një rezultat tejet zhgënjyes ndërsa për të tretën javë radhazi Skrapari sërisht humbet. Këtë herë më thellë se kurrë duke prekur edhe historikun disavjeçar. Në një rezultat për t'u harruar Skrapari sot udhëtoi në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Grupit B kategoria e Dytë. Fillimisht ishte Guri që në minutën e Tretë do ta çonte Skraparin në epërsi por kjo epërsi zgjati deri në minutën e 10të ku Memeti barazoi për Delvinën madje 3 minuta më vonë dyfishoi duke kaluar në avantazh Delvina 2 - Skrapari 1. Një karton i verdhë për Skraparin në këto minuta për Skraparin dhe vetëm gola për Delvinë. Në minutën e 21 Hakarepi con në 3-1 rezultatin. Në të 41ën Cuno shënon dhe s'ka mbaruar asgje për pjesën e parë. Pasi Delvina  shënon sërisht në minutën e 43 përmes Kurti. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e thellë 5 - 1. Kurti do të ndëshkohej me Karton të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë. Pjesa e Dytë sërisht flet për Delvinën. Bilo shënon golin e 6të për Delvinën dhe takimi shkon në Delvina - Skrapari 6:1. Fatmirësisht goli i nderit për 45 minutshin e dytë për Skraparin erdhi në minutën e 85 ku Diko arrin të shënoj dhe çuar rezultatin 6:2
Po sot u luajtën edhe 4 takimet e tjera të javës që dhanë këto rezultate:
Delvina - Skrapari 6:2
Tepelena - Gramozi 1:1
Bilisht Sport - Memaliaj 2:0
Tomorri - Përmeti 2:0
Naftëtari - Domosdova 2:1

©Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

NËN AXHENDË

8 Gusht - 76 vite nga Krijimi i BRASH, Lirzë, Helmës Skrapar
15 Gusht - 8 vite krijim i blogut lokal Corovoda Online
15 Gusht - Në promemorie kjo përkon me një ndër aksidentet e rënda të ndodhura në skrapar. Në Grepckë, 6 të rinj humbën jetën pasi një mjet me të cilin udhëtonin ra në brendësi të Kanionit Osum
19 Gusht - Në Zaloshnje, mbahet festa e zonës
20 Gusht - 74 vite nga Krijimi i Brigadës 16 Therepel, Skrapar
21 Gusht - Sivjet është Ditë pushimi në Shqipëri përkon me festë fetare.
22 Gusht - Dita Zyrtare e Pelegrinazhit Bektashi në Kulmak
23 Gusht - 83 vite nga rënia e heroit Riza Cerova
25 Gusht - Mbyllet zyrtarisht Pelegrinazhi Bektashi në Kulmak, Skrapar
25 Gusht - 26 Vite nga Greva e Poliçanit, Greva e parë Sindikaliste në Shqipëri
27 Gusht - 41 vite nga ndarja nga jeta e heroit Zylyftar Veleshnja
27 Gusht - Kjo datë konsiderohet si datë e krijimit të Kooperativës së parë në Skrapar, e cila u krijua në Vërzhezhë Skrapar në 1955

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA