Turistët ndjekin përgjatë rrugën drejt Sevranit, Skrapar. Përshtypjet Ja Video **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Turistët ndjekin përgjatë rrugën drejt Sevranit, Skrapar. Përshtypjet Ja Video

Fatjon Kaloci
29.10.15
Një video e sapo ngarkuar në rrjetin YouTube nga një përdorues me emrin N+P ka fiksuar udhëtimin përmes bicikletave të turistëve. Nga përshkrimi i dhënë në videon e ngarkuar këtë mbremje 29 tetor 2015 shkruhet në gjuhën gjermane çka na lë të hamendësojmë për turistë gjermanë. Video përshkruan imazhe dhe foto të kalimit përgjatë rrugëtimit. Në Përshkrimin e videos ndër të tjera thuhet:
"Në ishim në udhëtimin tonë nga Çorovoda drejt Këlcyrës, fillimisht një rrugë shumë e mirë, gati gati skenike si super rrugë përgjatë kanionit të mrekullueshëm të Osumit. E dinim që do ngjisnim male dhe kishim për të ecur këtë e kishim parashikuar. Por kaq të vështirë sa përshkruhej në hartën e celularit (maps) nuk e prisnim. Rruga e Sevranit mund të përshkruhet ndryshe por vetëm e tillë jo. Emri derivonte nga fshatrat Sevran i Vogël dhe Sevran i Madh. Vetëm vonë mësuam se kjo rrugë është e "navigueshme" përveç muajve të dimrit dhe kjo përmes mjeteve extreme 4x4. Përgjatë 2 ditëve ne hasëm vetëm 3 Land Rover Defender (flasim për makina ) dhe 1 Mercedez Model G që drejtohej nga disa turist aventure që ecnin në shkëmbinj dhe llucë. Shprehja e fytyrave të tyre dukej si një miks mes admirimit, horrorit dhe mëkatit. Më pas na u desh të rifurnizoheshim me ujë. Dy fshatrat e fundit ishin lënë pas tashmë dhe uji i lumit na këshillonte për 4x4. Shumicën e udhëtimit ne e bëme me biçikleta, më pas na u desh ti ngjisnim e ti ngrinim ato. Por ja arritëm, dhe në pasditen e vonë mbërritëm në një kamping idilik (të dashur) i lokalizuar pak para se të hynim (këtu kuptohet në Çorovodë). Për sa kohë qëndruam aty u kënaqëm me argëtim të mjaftueshëm, atmosferë të bukur dhe shumë raki, pije pa masë.  Ditën tjetër, zbritën për tju gëzuar gjithçkaje. Edhe përse na dhimbnim duart dhe këmbët pak, sepse ishim gjatë gjithë kohës në lëvizje, u lumturuan kur gomat kapën asfalt..."
Thuhet kështu në përshkrimin e kësaj video postuar vetëm pak më parë në rrjetin YouTube dhe Corovoda Online kapi në rororët e saj. Këtë video po e sjellim në vijim.

© Corovoda Online / 29 tetor 2015