Çorovoda e Konsumit: 2 100 bukë prodhohen në 1 ditë për më shumë se 5 000 banorë. **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Çorovoda e Konsumit: 2 100 bukë prodhohen në 1 ditë për më shumë se 5 000 banorë.

Fatjon Kaloci
30.11.15
Kafeja vijon të mbetet në vendin e parë në qytetin e vogël të Corovodës përsa i përket artikujve të konsumit të përditshëm. Por më e papritura në të dhëna të këtyre muajve tetor, nëntor 2015 mbetet Buka. Në Çorovodë operojnë tre prodhues buke dhe në disa komunikime mes disa prej tyre marrim si të veçantë se këtyre ditëve prodhimi dhe tregtimi i Bukës kanë njohur rritje. Vetë tregëtarët e lidhin këtë fakt me praninë e T.A.P. dhe kontraktualët me Bar - Resorantet në Çorovodë ku punonjësit e Geners 2 dhe AbCons të kontraktuar nga T.A.P. pushojnë për mëngjeset, drekat apo darkat e tyre. Kjo sipas një prej prodhuesve të pyetur ka rritur mjaft prodhimin dhe tregtimin e Bukës për qytetin e Çorovodës. Në mesatare ditore 1 prodhues arrin të prodhoj 600 deri në 700 bukë në ditë por ka raste kur ky numër i kalon edhe 1 000 për 1 prodhues. Mesatarisht 2 100 bukë prodhohen në një ditë të vetme në qytetin e pak më shumë se 5 000 banorëve. Fundjavat janë ditët kur ky prodhim bie më dukshëm kjo pasi pjesa më e madhe e punonjësve të një Kantieri të madh që është shndërruar Skrapari i këtyre ditëve, largohen në qytetet origjinë për tu rikthyer ditëve të javës. Në Çorovodë 1 kilogram bukë kushton afro 120 lek, ndërsa mallrat alternative referuar peshës së produktit shkojnë edhe me 60 apo 30 lek për bukë sipas gramaturave të ndryshme. Një Kafe në Çorovodë kushton afro 50 lek, po ashtu edhe çaj apo edhe një teke raki ka vlerën 50 lek
© Corovoda Online