Festivali - Isopolifonia: Skrapari vlerësohet në FFT me çmimin e karrierës. FOTO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Festivali - Isopolifonia: Skrapari vlerësohet në FFT me çmimin e karrierës. FOTO

Fatjon Kaloci
24.11.15
Nga datat 20 dhe 21 Nëntor 2015 në Vlorë u mbajt Festivali Folklorik Tipologjik i Isopolifonisë. Ky festival ka hapur siparin për të parën herë në 2004 ndërsa sivjet ishte në edicionin e tij të 11të. Grupe folklorike të ndryshme nga zonat e Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës, Sarandës, Delvinës, Himarës, Mallakastrës, Korçës, Devollit, Fierit, Beratit, Skraparit, Gramshit, Kolonjës ishin pjesë e këtij edicioni, që kryesisht miklon zonat e jugut të Shqipërisë. Çdo grup ishte seleksionuar referuar kritereve burimore e të trashëgimisë të shumëzërshes Iso një karakteristikë e muzikës së Jugut të Shqipërisë. Edhe Skrapari ishte pjesë në këtë aktivitet dhe në mes duartrokitjesh në sallën "Petro Marko" në Vlorë kënga e interpretuar mjeshtësisht nga Nesim Mëno dhe grupi arritën me vleësimin "Çmimi i Karrierës". Corovoda Online sjell një imazh bashkëngjitje gjatë perfomancës së Grupit Folklorik të Skraparit. Në fund të eventit u dhanë edhe çmime të tjera ku më kryesori u fitua nga një grup folklorik nga Himara Nga datat 20 dhe 21 Nëntor 2015 në Vlorë u mbajt Festivali Folklorik Tipologjik i Isopolifonisë. Ky festival ka hapur siparin për të parën herë në 2004 ndërsa sivjet ishte në edicionin e tij të 11të. Grupe folklorike të ndryshme nga zonat e Vlorës, Tepelenës, Gjirokastrës, Sarandës, Delvinës, Himarës, Mallakastrës, Korçës, Devollit, Fierit, Beratit, Skraparit, Gramshit, Kolonjës ishin pjesë e këtij edicioni, që kryesisht miklon zonat e jugut të Shqipërisë.

Çdo grup ishte seleksionuar referuar kritereve burimore e të trashëgimisë të shumëzërshes Iso një karakteristikë e muzikës së Jugut të Shqipërisë. Edhe Skrapari ishte pjesë në këtë aktivitet dhe në mes duartrokitjesh në sallën "Petro Marko" në Vlorë kënga e interpretuar mjeshtësisht nga Nesim Mëno dhe grupi arritën me vleësimin "Çmimi i Karrierës". Corovoda Online sjell një imazh bashkëngjitje gjatë perfomancës së Grupit Folklorik të Skraparit. Në fund të eventit u dhanë edhe çmime të tjera ku më kryesori u fitua nga një grup folklorik nga Himara.
© Corovoda Online / Imazhet për rrjetin tonë nga M.M. via facebook mesazh