• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Koordinata X: 44 Vite Shkolla e Mesme "Ramis Aranitasi" në Skrapar VIDEO

"44 VITE" SHKOLLA E MESME E PËRGJITHSHME "RAMIS ARANITASI"
Arkivi ynë vijon të ofroj raportet më kryesore lokale të Skraparit. Sot në këtë shkrim të shkurtër ngacmojmë pak kujtimin në vite. Në Nëntor të Vitit 1971 në Çorovodë u përurua zyrtarisht Shkolla e Mesme e Përgjithshme "Ramis Aranitasi". Do të ishte Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha (çifti diktatorial në drejtimin e Shqipërisë së para 90') prezent në këtë moment. Ngjarja për kohën ishte mjaft e rëndësishme për arsimin lokal. E pikërisht këtë muaj bëhen plot 44 vite nga shtëpia e dijes së mijëra e mijëra nxënësve të mbarë Skraparit, pa harruar këtu kontributin e qindra e qindra mësuesve që i dhanë jetë këtij institucioni pa të cilin jeta e këtij qyteti nuk mund të kuptohet. E 44 vite pas, nxjerrin rëndësinë dhe nevojshmërinë e një proçesi bashkëpunues më të lartë Mësues - Nxënës - Prind që duket pak i zbehur në rëndësinë e viteve dhe kujtimeve që lindën, jetuan e po jetojnë së bashku nën emrin "Shkolla e Mesme e Përgjithshme - Ramis Aranitasi". Corovoda Online përmes kësaj video sjell pak plane arkiv dhe uron cilindo që ka qënë apo është pjesë e kësaj shkolle Suksese Suksese dhe vetëm Suksese...

©Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA