• COROVODA ONLINE PUBLIKON TË DHËNAT E POPULLSISË DERI NË 1 JANAR 2019
  • NË SKRAPAR BANOJNË GJITHËSEJ 17 343 BANORË
  • NË POLIÇAN BANOJNË GJITHËSEJ 17 174 BANORË

Pigas, Nga Repart në Resort - Skrapar: Do të krijohet Albanian Adventure Resort

Në monitorimin tonë të përditshëm të lajmit lokal. po i referohemi një postimi bërë në një faqe të dedikuar në Rrjetin social Facebook. Përmes postimit të një fotoje ku në sfond dallojmë pjesë nga Pigasi, fanpage Albania Rafting Group ka postuar një imazh ku duket një grup xhirimi televiziv. E mbishkrimi në foto zbulon atë që do të mund të quhet projekti i ri Një resort i aventurës shqiptare "Albanian Adventure Resort". Ka disa kohë që po flitet në fakt mbi krijimin e një mjedisi ku turistët e vizitorët e Kanioneve të Osumit mund të dislokohen në qëndrime më të gjata kohore. 2 muaj më parë një çmim i quajtur Green Apple për investimin në ekoturizëm iu dha një grupi që kishte si projekt pikërisht Pigasin. Flitet se shumëllojshmëri sportesh adrenaline, rafting, trekking, hikeng etj mund të ofrohen në këtë "habitat turistësh". Më herët sidomos për vendasit Pigasi ka qënë i njohur për si një nga fortifikimet ushtarake të Skraparit, por me kalimin e viteve kjo pronë u tjetërsua duke synuar shfrytëzimin dhe vënien në dispozicion të resurseve të panumërta natyrore të Skraparit. Foto në bashkëngjitje merret kortezi nga facebook / Albania Rafting Group
©Corovoda Online

Autentik!

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

PËR KONTAKT - EMAIL: corovodaonline@post.com

Mbështetje

Këtu mund të jetë Njoftimi yt

DIMRI QË LAM PAS

skrapari në fletë

Reklama Online

loading...

skrapari në fletë

NAVIGON

breakingnews
www.bashkiaskrapar.gov.al www.albrafting.com www.visitskrapar.com

HAPËSIRË PËR REKLAMA APO NJOFTIMET TUAJA