Skrapar: Prezantohet Prefekti i Qarkut Berat Fadil Nasufi (në fokus) **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Skrapar: Prezantohet Prefekti i Qarkut Berat Fadil Nasufi (në fokus)

Fatjon Kaloci
5.11.15
Rreth orës 11:00 më herët të kësaj të enjte, 05 Nentor 2015 Një takim u zhvillua në Çorovodë me drejtues institucional të enteve të ndryshme. Për herë të parë do të prezantohej zyrtarisht (së paku për Skraparin) Prefekti i ri Qarkut Berat Fadil Nasufi. Takimi u mbajt nën organizimin e nënprefektit Skrapar dhe në të morën pjesë përfaqësi nga entet e ndryshme në Skrapar. Në takim krahës të tjerave fokusi u vendos në luftën ndaj Informalitetit dhe qëndrimit pro social të institucioneve vendore. Në rang Rajoni pesha e Skraparit institucional do të matet edhe përmes analizave të ndryshme me qëllim kapjen e objektivave nga secili sektor. Në takim ishte i pranishëm edhe një përfaqësues nga ministria e Mirëqënies Sociale, ku nevojshmëria e krijimit të një qëndre me synim kualifikimin e punonjësve në sektor artizanal ishte pjesë e një projekti që do të rilind së shpejti. Takimi zgjati për më shumë se 45 minuta dhe u zhvillua nën një klimë diskutimesh e raportesh mes përfaqësuesve të ndryshëm të pranishëm në event. Më herët gjatë muajit që kaloi Fadil Nasufi u vendos në krye të Prefekturës Berat. Një emër i njohur për Skraparin kjo edhe për faktin se prej disa mandatesh ai ka drejtuar Qytetin e Beratit si Kryetar Bashkie i tij. Në Skrapar Prefektura përfaqësohet në nivel nënprefekture dhe në këtë pozicion si nënprefekt i Skraparit qëndron Fatos Hasanaj.
©Corovoda Online / Imazhi përpunim grafik Corovoda Online