Vajza nga Skrapari kandidate në Zgjedhjet Lokale në Fermo Itali. Gara për Këshillin **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Vajza nga Skrapari kandidate në Zgjedhjet Lokale në Fermo Itali. Gara për Këshillin

Fatjon Kaloci
27.11.15
Një vajzë nga Skrapari, u prezantua sot në shtetin fqinj Itali në lokalitetin Fermo, si një nga tre kandidatët për zgjedhjet që do të mbahen në 13 dhjetor 2015 për këshilltarin komunal në lokalitetin e Fermos, Itali. Ermira Ago është nga Skrapari dhe prej vitit 2000 jeton në Itali ku lindi edhe femijën e dytë të saj. E diplomuar, ka punuar si ndërmjetëse kulturale dhe prej dy vitesh u mëson gjuhën shqipe fëmijëve shqipëtarë që kanë lindur në Itali ose që kanë ardhur në Itali që të vegjël. Ajo do të garoj mes dy kandidatëve meshkuj. Votimet do të mbahen në 13 dhjetor 2015 nga ora 09:00 deri në 19:00 ku ekstrakomunitarët do të votojnë për përfaqësuesin e tyre. Në këtë rajon e drejta e votës për ekstrakomunitarët që jetojnë atje do tu takoj afro 1950 votuesve. E veçanta e tre kandidatëve përfshirë edhe vajzën nga Skrapari është se janë të tre të besimit islam.
© Corovoda Online / Imazhi gjatë prezantimit të sotëm të kandidatëve në Fermo, Itali