Fest 54: Shkëlqen "rebelja" Nilsa Hysi. Kënga Asaj një zhanër ndryshe në RTSH VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Fest 54: Shkëlqen "rebelja" Nilsa Hysi. Kënga Asaj një zhanër ndryshe në RTSH VIDEO

Fatjon Kaloci
26.12.15
Ka marrë suksesin e parë në tradicionalin Festival të fundvitit në RTSH Nilsa Hysi. Nata e parë e Festivalit të 54-tërt ka folur për vajzën nga Skrapari dhe "Asaj" një këngë me tekst nga Nilsa Hysi dhe muzikë nga Indri Topi dhe orkestrim nga Bris Musaraj kënga e cila garoi e 8ta në këtë Natë mblodhi duartrokitje në sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. E mënjëherë edhe mediat sociale folën për suksesin e këngës Asaj. Shkëlqen Nilsa Hysi me Asaj shkruajti Eurovision Albania në rrjetin social më të përdorur në Shqipëri, facebook. Video e ngarkuar në YouTube jep ndjekjet e para që i kalojnë qindra ndjekës, dhe për audiencën kjo këngë konsiderohet pretendente pavarësisht emrave big dhe suportuesve të tjerë të "Festivaleve tipike" të RTSH. Pretedentë për fitore në këtë Fest 54 të paktën sipas ndjekshmërisë në rrjete sociale mbeten krahës Nilsa Hysi edhe Eneida Tarifa, Flaka Krelani, Sigi Bastri apo Besa Krasniqi dhe Aslajdon Zaimaj dhe Revolt Klan. Gjithësesi audienca i ka zgjedhur preferimet e saj, mbetet për tu parë përputhshmëria e mendimit të jurisë me mendimet e audiencës. Shpeshherë mendimet e konsideruara "profesionale" kanë rezultuara pa përkrahjen e dashamirësve të muzikës. Edhe edicionin e kaluar ku Shqipëria garoi me Alive nga Elhaida Dani në kompeticionin EuroVision Song Contest që u mbajt në Austri pëlqimi i madh iu bë këngës që në fakt nuk doli nga Fest 53. Ndjekim në vijim performancën Live të Nilsa Hysi - Asaj

©Corovoda Online