Festivali: Vajza nga Skrapari pretendente për fitoren e Festivalit 54 në RTSH VIDEO **COPY** -->

Baneri Kryesor Siper

Festivali: Vajza nga Skrapari pretendente për fitoren e Festivalit 54 në RTSH VIDEO

Fatjon Kaloci
13.12.15
Një këngë bashkëkohore dhe moderne njëherësh dhe në rrjetet viduale YouTube dhe Dailymotion ndjekësit e përcaktojnë si një ndër këngët të listuara në TOP 5 që mund të jenë pas Festivalit të 54 në RTSH nga ku fituesi do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision 2016. Kënga në përmbajtje flet për një grindje mes shoqesh dhe është një krijim artistik pa i dedikuar dikujt. Këngëtarja e re Nilsa Hysi e njohur më herët në formatin The Voice Of Albania sjell këngën që mban titullin "ASAJ" me tekst të vetë këngëtares një produksion nga TullProductions dhe Kompozim nga Indri Topi dhe Bris Musaraj. Nilsa Hysi do të konkuroj në Natën e Parë të Festivalit të 54 të RTSH. Shpeshherë festivali i fundivit zhytet mes polemikash të fituesit, ku nuk mungojnë e stafeve produktive dhe anëshmerisë së jurisë duke krijuar hendek mes këngëve të denja për çmim mes audiencës dhe vlerësimit. Ajo që ka ngritur gjithnjë pikëpyetje mbi pas festivalet kanë qënë nëse gjykohet Kënga apo Këngëtari me stafet e këtij të fundit. Gjithësesi në rrjet komentues nga shumë vende të botës e vlerësojnë këngën në fjalë. Ndjekim në vijim këngën "ASAJ" nga Nilsa Hysi .

©Corovoda Online